Konferencë e parë rajonale për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar

ina-online
ina-online

28/03/2024

Në organizim të Institutit për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar (ISOS) sot në Shkup do të mbahet konferenca rajonale: “Kontabiliteti në rajon – trendët, sfidat, standardet dhe perspektivat”. Kjo është konferencë e parë e këtij formati që mbahet në vendin tonë.

Në konferencën e cila do të mbahet nën moton “Besojmë në numrat” (In numbers we trust) pritet të marrin pjesë rreth 300 kontabilistë nga vendi, përfaqësues të organizatave profesionale të kontabilistëve dhe punonjës financiarë nga rajoni, përfaqësues të institucioneve, organizatave dhe kompanive të vendit si dhe ekspertë vendas, rajonal dhe ndërkombëtar të kësaj fushe.

Qëllimi kryesor i konferencës është të iniciohet debat që do të rrisë ndërgjegjësimin në shoqëri për situatën aktuale, sfidat dhe perspektivat për zhvillimin e profesionit të kontabilitetit në vendin tonë, duke marrë parasysh përvojat e vendeve të rajonit, pikëpamjet e tyre dhe rekomandimet e ekspertëve si dhe përfaqësuesve të institucioneve dhe sektorit të biznesit.

Në kuadër të konferencës është planifikuar të zhvillohen tre panel diskutime kushtuar rrugës drejt anëtarësimit në Federatën ndërkombëtare të kontabilistëve (IFAC), situatave dhe sfidave me të cilat përballet kontabiliteti në rajon, si dhe gjendjes dhe perspektivës aktuale për zhvillimin e mëtejshëm të profesionit të kontabilitetit në Maqedoni.

Konferencën do ta hapin: kryetarja e ISOS Vesna Prentoska, kryetari i Këshillit për avancim dhe mbikëqyrje të profesionit të kontabilitetit – Goran Rafajlovski dhe ministri i Financave Fatmir Besimi.

Poashtu, një nga qëllimet e takimit është inkurajimi i bashkëpunimit më të madh ndërmjet kontabilistëve profesionistë në rajon, përmes shkëmbimit të praktikave më të mira, përvojave dhe edukimit, për të cilin është planifikuar të vendoset kornizë për fillimin e një bashkëpunimi më aktiv ndërmjet organizatave të kontabilistëve në rajonin tonë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

denari-756x420-696x387-1

Paga mesatare neto në RMV në shkurt të këtij viti ishte 39.276 denarë

transport vetura makina

Çfarë makina shiten në treg, me çmime të larta, kilometra të kthyera…etj

kontroll teknik veture servis

Rritja e çmimit të sigurimit të automjeteve është real, thonë nga Byroja Nacionale e Sigurimeve

fatmir bytyqi

Bytyqi: E papranueshme rritja e çmimit për sigurimin e makinave, kompanitë të tërheqin menjëherë vendimin

kontroll teknik veture servis

Shtrenjtohet sigurimi për regjistrimin e automjeteve

protesta-sindikata-punetoret-shkup

Protesta të punëtorëve më 1 maj në Maqedoninë e Veriut, kërkohet rroga minimale së paku 450 euro

statistika menaxhim ekonomi biznes

Punë nga shtëpia e që ora paguhet deri 200 euro, këto janë punët që mund t’i bëni

sulmohet-bursa-kriptografike-coinmama-450-mije-perdorues-te-prekur_5c687ba63612e

Banka e Shqipërisë: Sulmet kibernetike ndaj sektorit bankar në 2023 dështuan

banese celesa

Qytetarët në Maqedoni vrapojnë pas kredive për banesa, ja sa miliardë euro është borxhi ndaj bankave

INFO

NA NDIQ