Kurti pas takimit me mërgatën: Diaspora, pikëlidhje e fuqishme dhe bosht kryesor i marrëdhënieve me SHBA-të

Picture of ina-online
ina-online

01/10/2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjaët vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar mërgatën shqiptare atje.

Ai thotë se mërgata në priti “në organizime madhështore, të mbushura me atmosferë festive e kombëtare, ku u mblodhëm për të bashkëbiseduar për të tashmen e të ardhmen e Kosovës dhe ndarë eksperiencat e përbashkëta”.

Postimi i plotë:

Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkoi përtej takimeve bilaterale me vende mike e partnere. Mërgata e gjerë shqiptare atje, na mirëpriti në New Jersey dhe në Waterbury të Connecticut, në organizime madhështore, të mbushura me atmosferë festive e kombëtare, ku u mblodhëm për të bashkëbiseduar për të tashmen e të ardhmen e Kosovës dhe ndarë eksperiencat e përbashkëta.

Kosova është histori e dyfishtë suksesi: i intervenimit të NATO-s që e ndali gjenocidin e Serbisë si dhe rritjes ekonomike të kombinuar me progres demokratik. Për të dy këto rrëfime të suksesit, në zemër të tyre i kemi ShBA-të, që janë aleati, miku dhe partneri ynë më i madh dhe i pazëvendësueshëm, edhe për çlirim e pavarësim, por edhe për zhvillim e demokratizim, e me të cilët ne gjithnjë ndajmë vlera, interesa, parime dhe qëllime të përbashkëta. E diaspora jonë, luan një rol fort të rëndësishëm, si pikëlidhje e fuqishme dhe bosht kryesor i marrëdhënieve me ShBA-të.

Mirënjohje për Kryetarin e Qytetit të Waterbury Paul K. Pernerewski Jr., nga i cili pata nderin edhe të pranoj Çelësin e Qytetit, si dhe për Senatorin amerikan Richard Blumenthal, për fjalët e tij sa të fuqishme aq edhe përkrahëse mbi përkushtimin e ShBA-ve ndaj Kosovës dhe mbështetjen e pareshtur, e prezencën e ambasadorit e mikut të përjetshëm të popullit tonë liridashës, William Walker.

Bashkë me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, zëvendësen e saj Liza Gashi, dhe Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në New York, Blerim Reka, falënderuam përzemërsisht Qendrat Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga” dhe “Hasan Prishtina”, që na mblodhën me njëri-tjetrin, për të kaluar momente të paharrueshme.

TË FUNDIT
2 ditë
Lajm i mirë për diasporën në Gjermani, doktor Ardian Mustafai hap Qendër për Kardiologji dhe Mjekësi Interne
3 ditë
Kasami takon bashkëatdhetarët në Berlin (FOTO)
4 ditë
Shqipëri - Serbi bashkë në futboll, veprimtari shqiptaro – amerikan reagon ashpër
5 ditë
Kurti pas takimit me mërgatën: Diaspora, pikëlidhje e fuqishme dhe bosht kryesor i marrëdhënieve me SHBA-të
5 ditë
Zvicra dhe Italia ridefinojnë kufijtë

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Ardian Mustafai

Lajm i mirë për diasporën në Gjermani, doktor Ardian Mustafai hap Qendër për Kardiologji dhe Mjekësi Interne

bilall kasami

Kasami takon bashkëatdhetarët në Berlin (FOTO)

serbia shqiperia euro

Shqipëri – Serbi bashkë në futboll, veprimtari shqiptaro – amerikan reagon ashpër

kurti mergimtaret shba

Kurti pas takimit me mërgatën: Diaspora, pikëlidhje e fuqishme dhe bosht kryesor i marrëdhënieve me SHBA-të

zvicer

Zvicra dhe Italia ridefinojnë kufijtë

zvicer zurich cyrih

Zvicër, mbi 90 mijë të moshuar jetojnë të vetmuar

Lazim destani

Lazim Destani mesazh Beogradit nga Presheva: Nëse nuk ndihmoni shqiptarët e Luginës, mos i pengoni! (VIDEO)

Muharrem Salihu1

Hyland shtroi darkë për Salihun në Manhattan (FOTO)

Foto: Ilustrim

Bananet me 2 tonë kokainë mbërrijnë në Gjermani, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

INFO

NA NDIQ