Kush e ka besuar se…

Picture of ina-online
ina-online

17/04/2024

Shkruan: Ridvan Ismaili

Kush e ka besuar se ujku (krimineli) dhe qengji (viktima) bëhen bashkë ndonjëherë

Kush e ka besuar se viktima, në fakt na qenka ujk i mbështjellur me lëkurë qengji

Kush e ka besuar se të bëmat dhe dështimet politiko-ekonomike 22 vjeçare të pushtetit dikush t’i amnestoj brenda natës

Kush e ka besuar se për bartës të listave do të vendosen figura të harxhuara, të devijuara dhe të padijshëm

Kush e ka besuar se personat që gjenden nëpër lista të zeza amerikane do përfaqësojnë një front me prefiks evropian

Kush e ka besuar se njeriu i cili i ka shijuar të gjitha postet e mundshme, e që ska asnjë rezultat në asnjërën prej tyre, i jep vetës guximin që nëpër tubime të thurr poezi koti, të citoj thënie filozofike dhe të shet pallavra, ndërsa më e keqja e kësaj storje është kur intelektualë të ndryshëm këto pallavra dhe poezi koti i përcjellin me ovacione dhe duartrokitje frenetike (Poezia “Bora dhe dielli”-ajo poezia kur Fronti Euro*pian e shkrinë borën dhe toka lulëzon)

Kush e ka besuar se Z.S. krahë për krahë me njeriun më të dështuar dhe prishur M.XH. del dhe kërkon votën e shqiptarit të ndershëm, bujkut, profesorit, hoxhës, studentit…

Kush e ka besuar se tipat që e kanë luftuar të keqën për 10-15 vite rresht, brenda natës t’i zbukurohet zullumi

Kush e ka besuar se anëtarët e partisë në pushtet nuk janë të interesuar për reformim brenda partisë, nga fakti se janë të gatshëm të votojnë çfarëdo që i servohet, qoftë edhe persona të dështuar dhe të prishur, (kur dihet që kanë kuadro/të rinj më të përgatitur që mund të na përfaqësojnë si popull)

Kush e ka besuar se Z.S. tradhëton anëtarin dhe votuesin e tij, i cili votues/anëtar ka rezistuar me vite të tëra duke i qëndruar besnik kauzës, dhe i cili këtë besnikëri dhe rezistencë e ka paguar me çmim mjaft të lartë: humbje të vendit të punës, minimizim të gjasave për punësim, mosavancim apo humbje të ndonjë të mire tjetër materiale

Kush e ka besuar se vjen një kohë kur hoxha në stilin e Papës e puthë dorën nga e cila u janë bërë shumë të zeza popullit shqiptarë

Kush e ka besuar se djali i babës haxhi, i cili deri dje ishte kundër zullumit, këtë herë ka për të vrapuar si i gjorë për t’i siguruar vota Kurto Dudushit (në zonën 2) dhe ka për ta detyruar edhe babën haxhi ta votoj zullumin

Kush e ka besuar se A.A. ka pasur të infiltruar njerëz të tij nëpër të gjitha partitë politike opozitare, të cilët dolën në sipërfaqe kur ju rrezikua pushteti të njejtit

Kush e ka besuar se M.TH. do jetë zëdhënës i BDI-së
….

TË FUNDIT
4 orë
Ahmeti dhe BDI ranë në kurthin e vet
2 ditë
SHQIPTARËT PËRBALLË LOJËRAVE POLITIKE MAQEDONASE!
2 ditë
Opinion përciptas mbi debatet shterpe kolerike
3 ditë
Zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, shqiptarët e ndarë, si shkuan votat...
3 ditë
Po vijnë komitët?

ME TE LEXUARA

4 orë
Ahmeti dhe BDI ranë në kurthin e vet

LEXO MË SHUMË

fatos rushiti

Ahmeti dhe BDI ranë në kurthin e vet

dijana toska

SHQIPTARËT PËRBALLË LOJËRAVE POLITIKE MAQEDONASE!

sulejman rushiti

Opinion përciptas mbi debatet shterpe kolerike

bujar-osmani-arben-taraavari

Zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, shqiptarët e ndarë, si shkuan votat…

medai-shaholli

Po vijnë komitët?

Faton Halili

TRYEZA E TIRANËS SË FAMËSHME DUHET TË RIAKTUALIZOHET

vucic okb

Pse u “çakordua” Presidenti Aleksandër Vuçiq në OKB?!

azbi-nuredini

VLEN do të jetë gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në qeverinë e re!

KALOSH-CELIKU

BETEJA POLITIKE E 8 MAJIT

INFO

NA NDIQ