Kush ishin 7 shtetasit e Maqedonisë në hotelin pranë Manastirit Banjska në Zveçan?

ina-online
ina-online

25/09/2023

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut dje papritur dha lajmin se në hotelin spa “Rajska Banja” (Banja e Parajsës) pranë Manastirit të Banjskës në Zveçan ishin gjetur edhe shtatë shtetas të saj.

Por kush ishin ata?! MPJ sot ka dhënë informacione të përgjithshme se shtatë shtetasit janë kthyer pas verifikimeve dhe bisedës me autoritetet kosovare të sigurisë. MPJ nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për persona jopublik.

Por, nga ana tjetër, siç mëson INA nga burime të saj, bëhet fjalë për tre çifte nga Maqedonia e Veriut, ku mes tyre ka qenë edhe në fëmijë. Nuk zbulohen detaje tjera për identitetin e tyre, por siç bëhet e ditur ata ishin për pushime në hotelin spa, që njihet edhe me banjën e shërueshme për sëmundje të ndryshme.

Por, nuk dihet pronësia e këtij objekti hotelierik, që në fillim të vitit 2019 ishte promovuar nga drejtori i asaj kohe i zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq, por që nuk dihet se kush qëndron pas këtij investimi. Në këtë banjë vitin e kaluar ishte për vizitë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, por dyshohet se aty kalojnë pushimet edhe krerë të tjerë të Listës Serbe dhe politikës serbe, pasi që janë parë në fotografitë e banjës të shpërndara në rrjetet sociale. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Halil Snopce

Kuvendi i ASH-së ende nuk ka caktuar mbledhje/ Snopçe: Mund të ketë dallime, por do të jemi të unifikuar

ministria financave e maqedonise

Vendimi për pagat shkakton revoltë tek të punësuarit në Ministrinë e Financave

LSDM SDSM

LSDM fton partitë për krijimin e Frontit Europian

stevo pendarovski

Pendarovski për ndryshimet kushtetuese: Do të presim qeverinë e ardhshme

ndotja shkup

Qyteti i Shkupit: Qytetet më të ndotura në Maqedoni janë Strumica dhe Tetova

policia-714x420

Një shofer ka goditur një grua në Shkup dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes

Angela Ageler

“Lista e Zezë” Amerikane do zgjerohet me emra tjerë, paralajmëron ambasadorja Ageler

auto_korrupsion1511207587

Kush janë më të korruptuarit në Maqedoninë e Veriut?!

stevo pendarovski

Pendarovski është keqkuptuar: Nuk ka thënë se nuk do të rikandidohet

INFO

NA NDIQ