Rroga mesatare më e lartë neto në vendin tonë, merret në sektorin e programimit kompjuterik, konsulencës dhe aktiviteteve të ndërlidhura.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika , në industrinë e IT-së në nëntor 2022 kanë marrë pagë mesatare neto prej 84.018 denarë, pasuar nga sektori i transportit ajror me pagë neto prej 63.289 denarë, ndërsa pas tyre është sektori i aktiviteteve tjera profesionale, shkencore dhe teknike me pagë prej 53.243 denarë.
EShS njoftoi gjithashtu se paga mesatare neto për punonjës në nëntor 2022 është 33.011 denarë.