Kush ndjehet i irrituar nga Albini në Maqedoni?

Picture of INA
INA

10/04/2024

Kush ndjehet i irrituar nga Albini ne Maqedoni? Është pyetja që deshifron pse irritimi nga Albini ne Maqedoni.

Arsim Zekolli

Ca muaj para Banjskes, ne kolumnat per DW shprehja bindjen se problem kyç ne Kosove nuk eshte raporti Serbi – Kosove, por tentative e qarqeve ne Tirane dhe Shkup qe te perfitojne e kurriz te Kosoves e ne koordinim me Beogradin.

Keto tentative datojne thelle nga koha e regjimeve Hashim dhe Ramush, nga periudha e koordinimit te qarqeve filo-Serbe ne Prishtine me ato ne BDI e PDSh. Berthama e ketyre koordinimeve dhe simpative te ndersjellta bazohej ne intrigen politike dhe interesin kriminal.

Bartesit kyq te intrigave politike te atekoshme ishin PDK/AAK ne Prishtine dhe BDI/PDSH ne Maqedoni, si jarana dhe miq nga koha e luftes, aderimeve ne LPK, nderlidhjet me UDB e Sigurimi. Te njejtit qe atebote benin pazarin me toka Kosove, sot jan po te njejtit politikan dhe figura mediatike ne Prishtine, Tetove, Shkup te njohura per lidhje me krimin e organizuar, klientelen partijake, lidhjet mediatike me sherbimet secrete. Ndersa berthama e intriges ishte tregetia me troje, sipas formules “Asociacion Serb ne Kosove sot ne kembim per Asociacion ‘Shqiptar’ ne Maqedoni”. Ne suaza te kesaj formule, per PDK/AAK ishte e pranueshme qe Mitrovica ti jipet Serbise, Gora ti jipet Maqedonise ndersa ne suaza te Maqedonise “Asociacioni ‘Shqiptar’” te mbetet ne korrniza te “kembimit te teritoreve” sipas propozimit te MANU/SANU nga viti 2001 me perkrahje nga Ljubco Georgievski. Pra, perafersisht nje pjese e Tetoves, Dibra, Kerqova.

Kjo ndarje “asociaciative” si pjese apo aneks I Planit Janez Jansha, ngjane sikur e perpiluar ne interes te lokalizmeve tetovare, kerqovare, por me kosto te “shitjes” se Kumanoves, Shkupit, Struges, Gostivarit etj. Por edhe me nje “truk” te mshefur, te instalimit te celules Serbe ne mbrojtje te “kolonise Serbe” ne Tetove permes Davidovic Daka. Qe do shendronte Tetoven ne nje Mitrovice te re, te dominuar nga argumenti verbal patriotik, por ne fakt te diktuar nga krimi i perbashket te organizuar serbo-shqiptar. Sikur ne Mitrovice.

Sot, ne ekrane televizive, mund te hasni ne histerine e koordinuar te megafoneve mediale te Hashim-Ramushit ne Prishtine dhe histerine anti-Albin te diktuar nga “shahiret” serbofil te BDI kryesisht nga rethi i Tetoves. Emeruesi i perbashket i qasjes se tyre “ALbini po perzihet” nuk diktohet nga ndonje perzierje e paqene e Albinit vjet dhe sivjet, por nga rrenimi i planit te tyre makaber me Vucic per dominance e krimit serbo-shqiptar te diktuar permes SNS-SPS ne Serbi, PDK-AAK ne Kosove dhe BDI-PDSH ne Maqedoni, me amin te Sigurimit dhe aparatit post-komunist te Edi Rama.

E megjithate, perkunder gjitha ulurimave per “perzierjen e Albinit”, ate qe Serbofilet dhe megafonet e krimit te organizuar nuk deshirojne te flitet, eshte se at ate gjithe e dijne se problem nuk ka qene dhe nuk eshte “perzierja e Albinit”, por intervenca e Gjermanise, Britanise dhe nje pjese te diplomacies ShBA qe kundershtoj kete “kembim teritoresh si zgjidhje paqesore” e diktuar nga interesi Serbo-Rus dhe krimi i organizuar Shqiptar. Prandaj, ajo qe shkakton dhimbje dhe nervoze te keto qarqe nuk eshte “perzierja e Albinit” por friga dhe mllefi se faktoret e jashtem jan kthyer kunder planit dhe aktoret qe bartnin planin.

Kur ndegjoni klubin serbofil gazetaresk nga Tetova, verehet se si me dhune mundohen te imponojne “presedanin e perzierjes Albin” dhe me dhune heshtin mbi perzierejet paraprake te Ali Ahmetit dhe Menduh Thacit ne proceset politike, ekonomike, kriminale, mediatike ne Kosove.

Keta megafon shtiren se nuk e dijne ate qe gjithe Shqiptaret e dinin per vite me radhe: lidhjet e Menduhit me Hashimin, Kadrien, lidhjet e Aliut me PDK dhe tentativat per ndikim permes perqarjeve ne ate parti, per rolin e Baton Haxhiut ne zbirtje te Aliut dhe ngritje te Menduhit, per rolin e Nuriut si Ambasador joformal BDI ne Prishtine, per lidhjet e Ramush Haradinajt me klanin kriminogjen Zaev, per bizneset me Imer Selmanin.

Shqiptaret ne Maqedoni, Shqiptaret ne Tetove e Shkup, e dijne shum mire ate qe serbofilet medial shtiren se nuk e dijne: se Komandantet PDK/AAK gjithnje kishin kohe per takime me oligark maqedonas, serb, shqiptar ne Shkup e tetove, por asnjehere nuk shkelen me kembe ne Cair, Serave, ne Shipkovice, ne Sllupcan, ne Likove, ne Pirok. Kudo, pra, ku nuk ka oligark serbo-maqedono, nuk ka agjentura ruso-serbe dhe kudo ku jetojne ushtaret e rendomte te UCK.

Deshmine per kete distancim dhe dyshim te faktoreve nderkombetar ne rolin e PDK/AAK dhe BDI/PDSH ne nderlidhje me Vucic-Dacic, mund te verehet edhe ne qendrimet e tyre ndaj Bujar Osmani si Minister apo Kryesues OSBE. Anash bojkotin masiv te Konferences OSBE nen udheheqje Osmani nga vendet Baltike, Polonia, Bulgaria, Turqia, Greqia, verehet edhe qendrimi I ftohet e diplomacies Britanike, Gjermane, Franceze ne pjesen e dyte te kryesimit te tij. Me perjashtim te perkrahjes nga klani-Soros permes Blinken dhe Eskobar, ne realitet kryesimi I Osmanit ishte karakteristik per distancim diskret ndaj tij nga Gjermania, Franca, Britania, Italia, Kroacia dhe aq me shum, perkrahja e fuqishme per te nga Borell, Lajcak dhe vendet mosnjohese te Kosoves si Slovakia, Spanja, Rumania.

Rrjedhimisht, tere kjo narrative shpie drejt pyetjes kryesore qe peshon kaq rend mbi supet e PDK/AAK dhe BDI/PDSH. Pyetja, pra, nuk eshte nese “Albini po perzihet”, por nese aktivizimi i Albinit eshte pjese e politikes se Gjermanise, Britanise, ShBA per shpartallim te kohezionit te krimit te organizuar serbo-shqiptar ne katrorin Beograd, Prishtin, Tetove, Tirane. Argumenti ne favor te ketij bashkepunimi mes faktorit te jashtem dhe Albinit me se lehti verehet ne paradoksin qe sot, me shum ka ankesa per “perzierje te Albinit” nga partite maqedonase, e me shum vajtime e ankesa nga SNS-SPS dhe PDK/AAK dhe BDI/PDSh. Eshte kjo zhurme, kjo histeri per “perzierje te paqena” qe deshmon se edhe Memli edhe Ramushi, edhe Aliu edhe Menduhi kan kuptuar te njejten: se Perendimit I ka ardh hund e permbi hunde nga era e kalbur e demagogeve te kriminalizuar nga vitet e 90ta.

Kan problem me Perendimin, jo me Albinin.

TË FUNDIT
2 minuta
Ahmeti dhe BDI ranë në kurthin e vet
2 ditë
SHQIPTARËT PËRBALLË LOJËRAVE POLITIKE MAQEDONASE!
2 ditë
Opinion përciptas mbi debatet shterpe kolerike
2 ditë
Zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, shqiptarët e ndarë, si shkuan votat...
2 ditë
Po vijnë komitët?

ME TE LEXUARA

2 minuta
Ahmeti dhe BDI ranë në kurthin e vet

LEXO MË SHUMË

fatos rushiti

Ahmeti dhe BDI ranë në kurthin e vet

dijana toska

SHQIPTARËT PËRBALLË LOJËRAVE POLITIKE MAQEDONASE!

sulejman rushiti

Opinion përciptas mbi debatet shterpe kolerike

bujar-osmani-arben-taraavari

Zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, shqiptarët e ndarë, si shkuan votat…

medai-shaholli

Po vijnë komitët?

Faton Halili

TRYEZA E TIRANËS SË FAMËSHME DUHET TË RIAKTUALIZOHET

vucic okb

Pse u “çakordua” Presidenti Aleksandër Vuçiq në OKB?!

azbi-nuredini

VLEN do të jetë gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në qeverinë e re!

KALOSH-CELIKU

BETEJA POLITIKE E 8 MAJIT

INFO

NA NDIQ