Lajmi për mjeken Elmedina Asani u në viral mbrenda natës, njofton agjencia e lajmeve INA.
Pati shumë reagime kur ajo njoftoi se ka mbaruar fakultetin e mjekësisë me notën 10 dhe është e pa punë. Por në Maqedoni çdo çudi zgjatë vetëm tre ditë. Institucionet kompetente nuk u morën me këtë rast, ndonëse kishte premtime.
“U bë viral brenda natës, u bisedua si problem, u dhan disa premtime, dhe krejt mbeti njejtë. Në një shtet ku nuk vlersohet dija, përparim nuk ka”, thotë Elmedina, e cila ka dëshirë të kontribuojë në vendlindje, por e papunë është e detyruar t’a braktisë vendin.
Dr.Elmedina Asani, një specialiste e neurokirurgjisë nga Shkupi përmes një postimi në rrjetet sociale kishte reaguar ashpër duke shkruar se pas shumë sakrificave dhe kryerjes së specializimit mbetet e anashkaluar dhe pa punë.
“Vetëm në Maqedoni: e mbaron fakultetin e Mjeksisë me notën 10, bëhesh femra e parë shqiptare neurokirurge, mer mirënjohje të shumta abembanë Evropës e më tutje, dhe pasi ta mbarosh specijalizimin ngelesh në rrugë. Pa vend pune, sepse politikës ditore nuk i konvenon. T’i mbani mend të rinjët që i obligoni ta lëshojn shtetin, sidomos tani para #zgjedhjeve”, ka shkruar Elmedina. (INA)