Lavrov: SHBA-të duan të shkatërrojnë Rusinë njësoj si Hitleri me hebrenjtë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/02/2023

SHBA vazhdon traditën e saj koloniale për të nënshtruar të gjithë dhe për të jetuar në kurriz të të tjerëve”. Ministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov ka hedhur akuza ndaj Perëndimit ndërsa thotë se qëllimi i Uashingtonit është ta shtypë ekonomikisht vendin e tij, Rusinë.

“Perëndimi mbështet Ukrainën për t’i dhënë fund “çështjes ruse”, Von der Leyen tha se rezultati i luftës duhet të jetë disfata e Rusisë dhe një disfatë e tillë që nuk do të rimëkëmbet për dekada. A nuk është ky racizëm, nazizëm dhe një përpjekje për të zgjidhur çështjen ruse? Fjalë që bëjnë jehonë zgjidhja përfundimtare e çështjes hebraike, Holokausti i nazistëve kundër hebrenjve”, shprehet Lavrov.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Moskës Sergei Lavrov përgënjeshtroi lajmin që Rusia refuzon të negociojë me Ukrainën.

“Teza se Rusia refuzon të negociojë për Ukrainën është një gënjeshtër, Moska do të vazhdojë ta mohojë atë. Përshkallëzimi i konfliktit është i dukshëm, është si një top bore dhe fajin e ka Perëndimi, i cili nuk mund të qetësohet”, vijon të akuzojë Lavrov.

Komisioni i BE-së ndodhet në Kiev ku sot do të mbajë një samit me të gjithë qeverinë ukrainase. Takimi i paraprin samitit të nesërm BE-Ukrainë./rtsh.al/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shba-2

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Palestina gaza

Biden dhe 17 liderë botërorë ofertë Hamasit, kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite për armëpushimin e menjëhershëm

Pedro Sanchez

Bashkëshortja nën hetim, Kryeministri i Spanjës Pedro Sançez shqyrton mundësinë e dorëheqjes

ukraine

Plagosen 13 civilë nga bombardimet ruse në Ukrainë

varferi

OKB: Rreth 282 milionë njerëz në mbarë botën vuajtën nga uria akute në 2023

kongresi senati

Senati Amerikan miratoi paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Kongresi Senati Amerikan SHBA

Në ankth për Ballkanin, SHBA-ja aspiron angazhim të shtuar

bota-rrezik globi toka

Shënohet Dita e planetit Tokë

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Sot gjyqi ndaj Donald Trump, kush janë dëshmitarët kyç dhe prokurorët e çështjes?

INFO

NA NDIQ