Lëvizja antibixhoz kërkon miratimin urgjent të ligjit për lojërat e fatit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17/03/2023

Lëvizja antibixhoz kërcënon me protesta dhe hapa të tjerë më radikal nëse kuvendi nuk e miraton propozim/ligjin për lojërat e fatit i cili ndër tjera parashikon që bastoret dhe kazinotë të jenë së paku 500 metra larg objekteve shkollore. Reagimi i Lëvizjes Antibixhoz vjen një ditë pasi Shoqata e Lojërave të Fatit dhe ajo e bastoreve si dhe një numër i madh i të punësuarve të tyre dolën përpara kuvendit për të kërkuar tërheqjen e këtij propozimi/ligji i cili sipas tyre do të likuidojë industrinë legale dhe do të prodhojë biznesin në të zezë me këto lojëra.

“Ne shpresojmë se ligji do të kalojë pavarësisht se nuk i plotëson kërkesat e Lëvizjes Anti bixhoz, ju e dini se lëvizja antibixhoz kërkon spostim të të gjitha objekteve të lojërave të fatit 3 km larg vendbanimeve, shpresojmë se hapi i parë do të realizohet, në të kundërtën ne normalisht se do protestojmë do të reagojmë deri në arritjen e spostimit të të gjitha objekteve ne nuk do ndalemi. Manipulohet shumë me numrin e të punësuarve, në fillim flitej për 6000-7000 të punësuarve ndërsa tani flitet për 10 mijë apo 54 mijë të punësuar ose që do ngelin pa punë. Ky është turpi që kalon çdo kufi të manipulatorëve dhe organizatorëve të lojërave të fatit”, u shpreh Xhemal Abdiu, Lëvizja Antibixhoz.

“Ne nga lëvizja Antibixhoz, miqve nga asociacionet që merren me organizimin e këtyre lojërave ju themi se jeta nuk është kumar e ua bëjmë me dije se paratë nuk janë boshti i botës. Jemi të vetëdijshëm që ju shikoni vetëm fitimet tuaja të majme, ju keqpërdorni të punësuarit tuaj duke manipuluar me numrin e tyre. Ambasadorëve të BE-së i porosisim të mos na e vrasin arsyen tonë për të jetuar pasi edhe ne e meritojmë jetën dhe i pyesim pse vallë ne duhet të viktimizohemi për fitimet e tyre”, deklaroi Jushi Emurllai, Lëvizja Antibixhoz.

Propozim ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit ndër tjera, parashohin rritje të tarifave për dhënien e licencave të lojërave të fatit. Ndryshe, propozim ligji për lojërat e fatit nuk mbështet nga VMRO-DPMNE-ja e as nga grupi i zjarrit. /Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

merko ramiz

Anulohet gjykimi ndaj Ramiz Merkos

kasami

Kasami: Tashmë është paralajmëruar se VLEN do të jetë pjesë e qeverisë! Qoftë edhe me VMRO-në, do të jetë më lehtë të bëhen ndryshimet kushtetuese

Bilall Kasami

Kasami ka një mesazh për Artan Grubin

maqedoni-flamuri

Katër festa deri në zgjedhje

pasaporta

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

ziadin sela

Sela: Na goditën e na tradhtuan, por anëtarët nga Manastiri deri në Likovë mbetën Aleancë

kuvendi-i-shqiperise

Opozita kërkon interpelancë në Kuvend për dokumentarin e medias italiane, reagon Rama

shkup rinia

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

qeveria

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut është bërë si agjenci turistike”/ Trendafilov: Punëtorët nga Nepali shfrytëzojnë transportin deri në Prilep, pastaj ia mbathin në Gjermani

INFO

NA NDIQ