Maqedoni/Mbi 53 milionë euro fitime nga pikë-pagesat rrugore gjatë 2022

Iliria News Agency
Iliria News Agency

4 Maj, 2023

Mbi 53 milionë euro janë fitimet për vitin 2022 të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” nga të hyrat e mbledhura nga pikë-pagesat rrugore. Sipas të dhënave të ndërmarrjes, vitin e kaluar në dy korridoret kryesore “8” dhe “10D” kanë kaluar mbi 52 milionë automjete, raporton Portalb.mk.

Me rastin e 4 Majit, shënimit të Ditës së shërbimit pagesor, ndërmarrja informoi se në vitin 2019 për herë të parë u bë operative edhe pagesa elektronike e taksës rrugore, e cila shënon rritje të vazhdueshme si në shitjen e pajisjeve elektronike ashtu edhe në rimbushjen e tyre.

“Sa i përket komunikacionit të realizuar në dy Koriidoret kryesore – Korridorin 8 dhe Korridorin 10d, në vitin 2022 gjithsej kanë kaluar 52 milionë automjete të të gjitha kategorive. Një komunikacion i tillë NPRRSH-së i solli të hyra rekorde me mbi 53 milion euro, që paraqet rritje të të hyrave të realizuara për 15%. Për vitin aktual 2023, projeksionet janë në rritje dhe presim të hyra prej rreth 56 milion euro”, informuan nga Rrugët Shtetërore”.

Në vitin 1987, në Maqedoninë e Veriut janë lëshuar në përdorim tre pika-pagesore.

Ndryshe, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, së bashku me zëvendësdrejtorin e NPRRSh-së, Bllagojçe Tërpevski, si dhe me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, sot kryen inspektim në punën e shërbimit pagesor të pikës-pagesore “Pertovec”, me çka u shënua 4 maji – Dita e shërbimit pagesor.

 

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vullnet ahmeti vellai

Vullnet Ameti me dedikim prekës për të vëllanë: Do të takohemi në ëndrra Luan

izet mexhiti

Mexhiti: Lider de facto i BDI-së është Grubi, lobi i kazinove e ka hutuar Ahmetin

ahmeti-kovacevski-taravari-bdi-lsdm-ash-qeveri

LSDM, BDI dhe ASH, me lista të përbashkëta në zgjedhje?

shkupi

Maqedonia e Veriut deri në vitin 2050 do të jetë me 11% më pak popullsi?!

izet mexhiti

Mexhiti: Ne jemi zgjedhur nga Kongresi dhe vetëm ai mund të na shkarkojë

bujar osmani

Osmani: Një rrugë e re po shfaqet për Ballkanin Perëndimor

islam islami

Islam Islami, emërohet drejtor i Medresesë “Isa Beu” në Shkup

fatmir bytyqi

Bytyqi: LSDM-ja, e gatshme për zgjidhjen e statusit të ish UÇK-së

Prokuroria

Djali i Talat Xhaferit dhe bashkëshortja e Islam Abazit u bënë prokurorë

INFO

NA NDIQ