Me sportin – drejt një komuniteti më të fortë – Roli i Lotarisë Shtetërore në zhvillimin e sportit

Picture of Ina Online
Ina Online

23/10/2025

Në një kohë kur sporti po njihet gjithnjë e më shumë si një mjet i fuqishëm për transformim pozitiv shoqëror, me ndikim të rëndësishëm tek gjeneratat e reja, paraqitet nevoja për mbështetje intensive dhe përmirësim të infrastrukturës dhe aktiviteteve sportive. Në këtë drejtim, Lotaria Shtetërore gjatë viteve të fundit ka marrë një rol aktiv në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe në bashkëpunimin me kolektiva sportivë në mbarë vendin, duke vënë theks të veçantë në zhvillimin e sportistëve të rinj, krijimin e kushteve më të mira për stërvitje dhe garim, si dhe në ruajtjen e traditave sportive.

Gjatë vitit të fundit, kompania ka vendosur bashkëpunim me një numër të konsiderueshëm kolektivash sportivë, duke përfshirë klube nga disiplina të ndryshme si basketboll, futboll, boks, hendboll, arte marciale dhe shah. Përmes kësaj mbështetjeje, synohet jo vetëm përmirësimi i kushteve në të cilat funksionojnë organizatat sportive, por edhe afirmimi i vlerave që sporti bart me vete: puna ekipore, loja e ndershme (fair play), disiplina, këmbëngulja, respektimi i dallimeve dhe mënyra e shëndetshme e jetesës.

Ndër klubet me të cilat janë vendosur partneritete përfshihen ekipet e basketbollit “Kumanovo”, “MZT” dhe “Çair”, klubet e futbollit “Forca – Vardar”, “Fenerbahçe – Tefejuz” dhe “Albarsa”, klubet e boksit “Shkupi” dhe “Albarsa”, si dhe klubet e hendbollit “Aerodrom” dhe “Spartak”. Në fushën e arteve marciale, klubet “Drvini” dhe “Viking”, klubi i karatesë “Aerodrom”, klubi alpin “Ostri Vrv” nga Kratova dhe të tjerë. Ky përfshirje e gjerë sportesh tregon synimin që mbështetja të mos kufizohet vetëm në disiplinat më të njohura, por të shtrihet edhe në komunitetet më pak të dukshme sportive, të cilat megjithatë luajnë një rol kyç në zhvillimin e kulturës sportive në vend.

Është e rëndësishme të theksohet se kriteri i mbështetjes nuk bazohet vetëm në suksesin sportiv apo popullaritetin e klubeve. Përkundrazi, vlerësohet përkushtimi ndaj punës me kategoritë e reja, krijimi i një mjedisi gjithëpërfshirës për stërvitje dhe garim, si dhe përkushtimi ndaj përcjelljes së vlerave sportive tek gjeneratat e ardhshme. Sporti, në këtë kontekst, shihet si një burim edukativ dhe formues, që luan rol të rëndësishëm në zhvillimin shoqëror dhe në formimin e qytetarëve aktivë, të shëndetshëm dhe përgjegjës.

Gjithashtu, bashkëpunimi me Klubim e Shahut të Veteranëve “Shkupi 72” dëshmon angazhimin e Lotarisë Shtetërore edhe ndaj popullatës sportive më të moshuar. Mbështetja për sportistët veteranë nënkupton njohjen e kontributit të tyre në historinë sportive të vendit dhe rëndësinë e rolit të tyre në përcjelljen e dijes dhe përvojës tek më të rinjtë. Përmes nismave të tilla, mundësohet vazhdimësia e traditës sportive dhe njëkohësisht hapet hapësirë për lidhje ndërbreznore brenda komuniteteve sportive.

Për Lotarinë Shtetërore, si kompani socialisht e përgjegjshme, investimi në sport është një investim në kapitalin njerëzor, në shëndetin e gjeneratave të ardhshme dhe në komunitetin në tërësi. Përmes mbështetjes së qëndrueshme dhe strategjike të kolektivave dhe individëve sportivë, mund të krijohet baza për zhvillim afatgjatë të sportit, por edhe të shoqërisë në kuptimin më të gjerë.

TË FUNDIT

Remzie Osmani shkon në pushime, por nuk gjen qetësi (FOTO)

Rihanna humbi 36 milionë dollarë nga projekti i dështuar me Louis Vuitton për shkak të pandemisë

E pazakontë, Fatmir Spahiu qëndroj tri ditë pa gjumë, kjo është gjendja e tij (FOTO)

Lloga: E sfidoj VLEN-in, ejani të dalim në zgjedhje

Pëllumb Pelinci zbulon planin për eliminimin e tij

Efi në spital, ndjekësit alarmohen! (FOTO)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË