Mexhiti: I forcojmë procedurat për dhënien e Lejeve A dhe B të Integruara

Picture of INA
INA

30/09/2024

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, me një fjalim përshëndetës e hapi sot punëtorinë me temë: “Forcimi i mëtejmë i kapaciteteve për zbatimin efektiv të acquis-it në fushën e ndotjes industriale”.

“Industria është një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik, por për fat të keq ajo lë pasoja të rënda në mjedis. Ndotja nga instalimet e mëdha industriale ndikon në ajrin që thithim, ujin që pimë dhe tokën që na ushqen. Prandaj, është detyra jonë t’i kontrollojmë këto ndikime dhe të promovojmë praktika më të pastra dhe më të qëndrueshme”, thekësoi Mexhiti, duke shtuar se Lejet e Integruara ekologjike janë vendimtare për të siguruar që çdo industri do t’i respektojë standardet dhe do të reduktojë ndotjen. Për këtë arsye, sipas Mexhitit, duhet t’i përforcojmë procedurat për dhënien e këtyre lejeve, për të siguruar mbrojtje më të mirë të mjedisit.

Ky projekt zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Maqedonisë së Veriut (si vend përfitues) dhe Qendra për të Drejtën Ekonomike Ndërkombëtare dhe Evropiane (CIEEL), Republika e Greqisë (si shtet anëtar partner).

Në kuadër të projektit po punohet për forcimin e kapaciteteve administrative kombëtare dhe vendore në fushën e ndotjes industriale edhe atë duke përmirësuar lejet e integruara ekologjike, të cilat duhet të përmbajnë kushte të vendosura në përputhje me parimet dhe dispozitat e Direktivës për Emetimet Industriale dhe Konkluzionet mbi teknikat më të mira të disponueshme

Në realizimin e projektit janë marrë parasysh propozimet e fundit të Komisionit Evropian për trajtimin e ndotjes nga instalimet e mëdha industriale. Këto propozime përfshijnë një rishikim të Direktivës për Emetimet Industriale dhe një rishikim të Rregullores për Regjistrin e shkarkimeve dhe transferimeve të materieve ndotësve.

Në kuadër të të tre komponentëve të projektit, duhet të arrihet një kuadër ligjor i harmonizuar, një procedurë e përmirësuar e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për aktivitetet e Direktivës për Emetimet Industriale dhe një proces i përmirësuar i dhënies së lejeve për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes.

Projekti zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut (si vend përfitues) dhe Qendra për të Drejtën Ekonomike Ndërkombëtare dhe Evropiane (CIEEL), Republika e Greqisë (si shtet anëtar partner). Filloi më 1 mars 2023 dhe do të zgjasë 24 muaj.

TË FUNDIT
2 orë
OEMVP me kryetarin Mendi Qyra dhe biznesmenë tjerë morën pjesë në Konferencën ekonomike “Ekonomia shpëton Luginën”
2 orë
VMRO-DPMNE dhe LSDM përplasen për BDI-në
3 orë
Snopçe: Pa UÇK-në s’ka ligj për “branitellat”! LSDM po i hedh benzin zjarrit (Video)
3 orë
Mexhiti: I forcojmë procedurat për dhënien e Lejeve A dhe B të Integruara
3 orë
Dauti nuk e vendos në rend të ditës ligjin për branitellat: Mos luani me ndjenjat e qytetarëve, kjo na kthen në vitin 2001

ME TE LEXUARA

1 ditë
BDI po shpërndanë një porosi “A jeni gati”?!
2 orë
OEMVP me kryetarin Mendi Qyra dhe biznesmenë tjerë morën pjesë në Konferencën ekonomike “Ekonomia shpëton Luginën”
1 ditë
Piknik humanitar i Alkaloidit, mblidhen rreth dy milionë denarë për fshatin e fëmijëve SOS
5 orë
Kovaçev: Nuk ka nevojë për ndërmjetës në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut
1 ditë
100 ditë Qeveri, VLEN shpalos sot se çfarë kanë bërë
20 orë
Klubi “Bashkimi” nga Kumanova me 8 medalje të arta dhe një trofe nga turneu ndërkombëtar i karatesë
4 orë
Ministri i Administratës ndalon punësimet me “Balancues”
1 ditë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

IMG_8482

OEMVP me kryetarin Mendi Qyra dhe biznesmenë tjerë morën pjesë në Konferencën ekonomike “Ekonomia shpëton Luginën”

grubi ahmeti talat xhaferi

VMRO-DPMNE dhe LSDM përplasen për BDI-në

halil snopce

Snopçe: Pa UÇK-në s’ka ligj për “branitellat”! LSDM po i hedh benzin zjarrit (Video)

puntori

Mexhiti: I forcojmë procedurat për dhënien e Lejeve A dhe B të Integruara

Ilire dauti ASH

Dauti nuk e vendos në rend të ditës ligjin për branitellat: Mos luani me ndjenjat e qytetarëve, kjo na kthen në vitin 2001

vlen llogo

Vjetërsimi i lëndës ku Gruevski u dënua për blerjen e Mercedesit, VLEN fajëson BDI-në

derivate nafta dizeli benzin

Ulet çmimi i benzinës, por jo dhe i dizelit

nxemje-qendrore- ngrohje780x439-1

KRRE: Sezoni i ngrohjes në Shkup fillon më 15 tetor, të kontrollohen instalimet dhe të paguhen faturat

tiganj orhan

Murtezani – Tiganj: Thellimi i partneritetit, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimeve evropiane

INFO

NA NDIQ