Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

ina-online
ina-online

29/03/2024

Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti nga Saraji ka ironizuar me koalicionimin e BDI-së me partinë e Unionit të Romëve të prirë nga Kurto Dudush.

“Neve na kanë lodh se a jeni me Albin Kurtin apo nuk jeni me Albin Kurtin. Nuk ka asgjë të keqe të jesh me vëllaun tënd dhe gjithë shqiptarët janë me Albin Kurtin. Ne të VLEN-it jemi me Kurtin, por ju jeni bo me Kurton”, deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, këto zgjedhje janë sikur ato të 2016.

“Nëse atëherë u votua antiGruevski, tash votohet kundër gjithë këtyre grueskave, mijallkovave dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Andaj këto e kanë humbur udhën dhe nuk mund ti kuptojmë se çka flasin. Të njejtit ata Alia dhe Menduhi kinse e paskan prish Jugosllavinë, tash mundohen me na bo një minijugosllavi në Maqedoni. I njejti që kërkonte të bashkohet opozita shqiptare që të fitojnë shqiptarët dhe në momentin kur opozita shqiptare u bashkua në VLEN ai ikë e le mejdanin e shqiptarëve , e le kauzën kombëtare, dhe shkon në ato kauzat e gjelbërta. Ne mos i themi mos shko, por vetë e kërkoi mejdanin, por tani e ka gjuajtur peshqirin. Ne jemi opsioni i vetëm shqiptar me presidentin Taravari dhe VLENI me 8 maj do të jetë opsioni i vetëm shqiptarë”, deklaroi Mexhiti.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ali ahmeti

Ahmeti sot në Strugë dhe Dibër

IMG_1570

Thaçi: Pas zgjedhjeve kompromisi për bashkëqeverisje mes nesh dhe forcave politike maqedonase që kanë fituar

Moti_26-780x470-1

Moti sot në Maqedoni

vlen diaspora diaspore

Mobilizohet diaspora edhe nga Zvicra për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj (FOTO)

policia-mk

Ankohet shtetasi i Serbisë: Dy persona në Shkup u paraqitën si arabë dhe mi morën 300 euro!

musa-xhaferi

Musa Xhaferi nga Kërçova: Do t’i rrisim vota më 8 maj

vlen diaspora diaspore

Mobilizohet VLEN në Austri, udhëtime falas prej të gjitha qyteteve (FOTO)

7a13cfe1-2f5a-4077-96bc-db9ab3fc3c4c-cigarettes-650x358

Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani”

vlen llogo

VLEN thotë se kishte “tren bullgar në Likovë”, parashtroi ankesë në KSHZ

INFO

NA NDIQ