Mexhiti sërish flet për ftesën e Kasamit dhe zërat për koalicionin BDI-ASH

INA
INA

29/05/2023

Nënkryetari i BDI-së dhe kreu i fraksionit brenda kësaj partie, Izet Mexhiti në një prononcim për Alfa ka komentuar ftesën e kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për unifikim dhe bashkëveprim të një fronti, por edhe zërat për koalicion mes BDI dhe ASH.

Mexhiti ka përshëndetur ftesën e Kasamit, por sipas tij, tani për tani mbeten dhe do të funksionojnë si fraksion. Sipas tij, situata krijuar nga Grubi është tejet e gabuar dhe nuk po i dalin llogaritë.

Gabimi është bërë që në vitin 2020, dhe nuk po i dalin llogaritë, sepse Ahmeti duke ndjekur mendjen e Grubit, mendoi se nëse ASH-në e përfshijnë në Qeveri, në 20 vitet e ardhshme nuk do të ketë parti opozitare shqiptare. Është shumë e vështirë të shkrihet elektorati i PDSH-së dhe Aleancës, sepse janë krejtësisht kundërshtues, po ashtu është shumë e vështirë të shkrihet elektorati i BDI-së dhe elektorati i Aleancës, sepse ata gjatë gjithë kohës kanë qenë nën tehun e thikës, ka pasur njerëz që kanë vuajtur nëpër burgje, ka pasur edhe viktima. Këtë nuk e harron dot votuesi, aktivisti, militanti.Por në anën tjetër kemi Lëvizjen BESA, Alternativën, që është një elektorat, i cili ka qenë pjesë e BDI-së, dhe atë në pozita të spikatura, pra janë të prirur në të njëjtën bazë, kështu që është shumë më e lehtë të bashkohet elektorati i Alternativës, BESA-s, madje edhe disa të pakënaqur të BDI-së. Shqiptarët kanë nevojë për dy blloqe politike. Atyre nuk u duhen dhjetë blloqe, por u duhen së paku dy, pra një qeverisëse dhe një opozitë e fortë, dhe jo kuazi opozitare“, theksoi Mexhiti.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

evn-fatura

A do të shtrenjtohet rryma pas 1 janarit

david geer gir dimitar kovacevski

Kovaçevski-Geer: Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor është inkurajues për qytetarët tanë

Dimitar_Kovacevski_23-780x470

Kovaçevski thirrje opozitës të nominoj ministra në Qeverinë teknike

INFO

NA NDIQ