Mickoski optimist për bisedimet me BE-në, por pa detaje

Picture of ina-online
ina-online

16/10/2024

Pavarësisht rikthimin të procesit eurointegrues në një gjendje stagnimi, kryeministri Hristijan Mickoski është më optimist se kurrë më parë. Në një konferencë për media, ai e cilësoi vizitën në Berlin, ku të hënën u mbajt Procesi i Berlinit, si jashtëzakonisht cilësor. Ndërkohë, optimizmi i tij, buron nga takimet joformale që ka realizuar në kuadër të këtij samiti. Ai nuk ka ndarë detaje nga takimi dhe as nuk ka zbuluar propozimet që ka prezantuar para pjesëmarrëve në samit.

“Në interes të bisedimeve dhe në interes të pritjeve që i kam se si do të zhvillohen punët në të ardhmen, nuk do të doja të ndajë më tepër detaje por jam optimist shumë më i madh, se sa isha para se të ndodhnin takimet në samitin e Procesit të Berlinit. Porosia ime drejt qytetarëve është se, sjellja jonë si qeveri dhe e imja si kryeministër, do t’i zhgënjejë një grup të qytetarëve, ndërsa ato janë opozita, por të jenë të sigurt dhe asnjëherë dhe me asnjë çmim nuk do t’i zhgënjejë pritjet e qytetarëve dhe as nuk do t’i braktisi standardet që nënkuptojnë interes për një shumicë shumë të madhe të qytetarëve maqedonas, që janë mbrojtja e interesave nacionale dhe integrimi i vendit në BE”, tha Mickoski.

I pyetur se në çfarë mënyrë do t’i qasen zgjidhjes, meqë përfaqësuesi special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, u tha gazetarëve në një brifing se, në Berlin në margjinat e takimeve, janë refuzuar propozimet e Maqedonisë dhe se është përsëritur qëndrimi se, konkluzionet janë të qarta, Mickoski insiston se Samiti i Berlinit i ka dhënë optimizëm. Ai tha se, nuk do të heq dorë nga interesat nacionale dhe zgjedhja nuk duhet të jetë poshtëruese për njërën palë.

“Unë nuk do të doja të komentoja brifingje. Supozoj se, ato që i mbajnë brifingjet kanë ide se pse japin brifingje të tilla. Unë e thash atë që mendoj dhe do ta përsëris se jam optimist shumë më i madh se sa isha para takimit në Berlin. Ne do të vazhdojmë t’i zgjidhim problemet në shtëpi, por do të luftojmë jashtë, me të gjitha forcat që i kemi në dispozicion, në bazë të kritereve të Kopenhagës, në bazë të vlerave të vërtetë të Bashkimit Evropian dhe ato kuptohet që nuk janë ultimatume dhe diktate, por bisedë, dialog konstruktivë”, deklaroi Mickoski.

Kujtojmë se, Shqipëria hapi dje kapitullin e parë të negociatave. Seanca e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave ishte mbjatur bashkërisht me Maqedoninë e Veriut dhe ishte paraparë që edhe konferenca e dytë për hapjen e kapitujve të mbahet bashkërisht, megjithatë, për shkak se Maqedonia e Veriut nuk ka plotësuar ende kushtet e pëcaktuara në kornizën negociuese, BE vendosi që Shqipërinë ta ndajë dhe të vazhdojë vetë rrugën eurointegruese./TV Shenja

TË FUNDIT
24 minuta
“100 milion euro” për projekte në komuna në Maqedoni, 30% për komunat shqiptare
25 minuta
Aksidenti në afërsi të tunelit në Katllanovë, mësohet identiteti i viktimave
26 minuta
Aksion policor në Tetovë
40 minuta
Arif Selami zgjidhet kryetar i degës së ASH-së Tetovë
1 orë
VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI krijuan probleme në çdo fushë, penguan vendin drejt BE-së

ME TE LEXUARA

21 orë
Mexhiti: BDI e ka ëndërr të bëhet pjesë e Qeverisë
17 orë
Mexhiti priti në takim ministrin e Kosovës, Liburn Aliu, ja çfarë biseduan?
1 ditë
Dhunë familjare në Shkup, masë paraburgimi për një 32-vjeçar për sulm të rëndë ndaj partneres
24 minuta
“100 milion euro” për projekte në komuna në Maqedoni, 30% për komunat shqiptare
21 orë
Policia e Maqedonisë së Veriut bëhet me 6 vetura të reja Dacia
16 orë
Qeveria e Maqedonisë zgjodhi drejtorin e ri të Agjencisë së Sigurisë Nacionale
24 orë
Rijad Shaqiri: Qeverisja ka rrjedh mirë, çdo herë mundet edhe më mirë

LEXO MË SHUMË

Qeveria e Maqedonise

“100 milion euro” për projekte në komuna në Maqedoni, 30% për komunat shqiptare

Aksidenti-600x360

Aksidenti në afërsi të tunelit në Katllanovë, mësohet identiteti i viktimave

policia shkup naten mpb

Aksion policor në Tetovë

taravari

Arif Selami zgjidhet kryetar i degës së ASH-së Tetovë

vmro

VMRO-DPMNE: LSDM dhe BDI krijuan probleme në çdo fushë, penguan vendin drejt BE-së

policia

Aksion i madh antidrogë në Tetovë

Arben Taravari

Taravari hedh poshtë mundësinë për zgjedhje të parakohshme

danella arsovska

Qyteti i Shkupit, komuna e Sarajit, Tearcës dhe Strumicës, mes komunave që nuk përfitojn grant nga Qeveria

moti

Në mëngjes kushte për paraqitje të mjegullës së dobët, ndërsa gjatë ditës mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell

INFO

NA NDIQ