Ne e kemi asimilu rinin, Ali Ahmeti!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/02/2023

Dijana Toska

Pajtohem me ty Ali se brezat e shekullit të ri duhet të marrin përgjegjësi për ndryshimet që ka sjellur shekulli i ri, por çfarë përgjegjësie mund të kërkojmë nga kjo rini kur me veprimet tona të përditshme i kemi asimilu nga çdo vlerë.

Rinia është produkt i një shoqërie andaj çfarë përgjegjësie mund të kërkojmë nga ata kur si shoqëri fillimisht nuk i kemi edukuar, nuk i kemi ndërgjegjësuar as nuk ju kemi dëshmuar si model për rolin që kemi patur në ndërtimin e një shoqërie demokratike e aq më parë kur asnjëherë për këto 30 vite, rinia nuk është përfshirë si partnere e denjë në qeverisje, por është llogaritur vetëm si një mashineri votuese për kusuritje brenda korpusit propagandues politik partiak.

Kjo rini u rrit në një shoqëri të tensionuar, të kriminalizuar, të korruptuar me afera e hajdukllëqe nga më të ndryshmet, deri në vrasje, ku protagonist kryesor janë njerëzit e politikës, të cilët vendosin për fatin e tyre. Ju i dëshmuat rinisë se jeni mbi ligjin, se marrja me politikë është privilegj se paria e partive nuk mund të dënohet sepse drejtësia korruptohet brenda institucioneve ditën kur nënshkruhet marëveshja për koalicionim qeveritar.

Çfarë mesazhi i dërguat të rinjve kur përzgjodhët mbi njëmijë e kusur të rinj i shndruat në parazit që të marrin rroga duke ndejtur shtrirë në shtëpi, në vend që të ishte e kundërta të shkojnë në punë, të mësojnë se si funksionon administrata publike e shtetit të tyre, të profesionalizohen e të fitojnë parat me ndershmëri.

Ky primitivizëm e hesap partiak vuri në lajthitje e mashtroi një pjesë të madhe të rinisë për të zgjedhur rrugën më të lehtë për të ndërtuar karrier, në vend që të fokusoheshin në arsimim sa më cilësor e të bëheshin zot të vetvehtes, ata zgjodhën, mosdijen, dëgjueshmërinë, përkuljen dhe duke futur një librez partiake në një xhep, në xhepin tjetër futën dhe krenarinë bashkë me dinjitetin e tyre.

Shumë familje investuan në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre duke ndarë nga kafshata e gojës për një të nesërme më të mirë. Por, në konkurset e hapura nga institucionet e ndryshme shtetërore këta fëmijë edhe pse i plotësonin kushtet nuk arritën kurr mundësinë për tu punësuar sepse u kërkohej si kusht edhe libreza partiake. Këta të rinj sot ndjehen inferior ndaj vetvetes dhe kërkojnë modalitete të tjera jetësore për ta rigjetur veten sepse kushtëzimet partiake u kanë hendikepuar ardhmërinë.

Vite të tëra në të gjitha vlerësimet ndërkombëtare niveli i diturisë së nxënësve e studentëve tanë renditet nga fundi, përqindje e madhe e nxënësve në shkolla të mesme nuk dijnë shkrim lexim, studentë që nuk vijojnë ligjerata që diplomojnë e nuk kanë njohuri elementare, po magjistrojnë e doktorojnë njerëz të cilët edhe emrin e vet e shkruajnë gabimisht, ndërkohë që nga anketa e bërë në Tetovë, 90 përqind e të rinjve deklarojnë se fenomeni i blerjes së notave është korrupsioni më fitim prurës në arsim.

Për arsimim të lartë derdhem edhe gjakun tonë për të prodhuar kuadro të reja akademike që me dijen e tyre do ta ndriqonin udhën e kombit tonë, ndërsa ne po na ndodh e kundërta ngase partitë i keqpërdorën këto vatra të arsimit duke punësuar militant partiak e duke emëruar në poste të rëndësishme, bodigard e turli mafiozi duke e ditur që kjo kategori njerëzish njeh vetëm erësirrën dhe do ti bëj hije dritës .

Në anën tjetër fëmijët e milionerëve partiak sot luajnë rolin e bossave tek të rinjt, duke shetitur me vetura të shtrejta e veshje firmato përbuzin të drejtat e fëmijëve tjerë, mbyllin restorane e diskoteka, përdhunojnë vajza, thejn ligjin, abuzojnë me narkotik, dhe fatkeqësisht për të gjitha keqpëedorimet nuk dënohen, sepse janë pjella e të fortit dhe për ta vlera e vetme janë paratë që i bën të fortë, duke dhënë shembullin më të poshtër që mund të japë një politikan shqiptar bashkë me familjen e tij.

Rinia po largohet nga ky vend jo nga standardi i ulur por nga zullumi, padrejtësia nga injoranca, nga milionerët hajdut, nga nëntoka e partive, nga pleshtat, nga tradhtarët të cilët edhe Zotin e kanë futur në listën e biznesit.

Ne duhet pranuar dhe duhet si gjeneratë ti kërkojmë falje fëmijve tanë e brezave të rinj sepse dështuam në edukimin e rinisë, trasuam një rrugë pa fije ideali në të, ishim një shembull i keq për ta, e lakmuam haramin, u treguam qyqarë, frikacak i asimiluam nga çdo vlerë njerëzore e kombëtare dhe sot nuk kemi kurçfarë të drejte të kërkojmë kurçfarë përgjegjësie nga ata për zhvillimin e të ardhmes.

Pajtohem me ty Ali se brezat e shekullit të ri duhet të marrin përgjegjësi për ndryshimet që ka sjellur shekulli i ri, por vetëm me një kusht nëse kanë autonomi dhe pavarësi të veprimit ngase pa një revolucion rrënjësor nuk do të mund ti arrijnë kurr vlerat e standardet europiane të të rinjve të europës as në nivel kombëtar e as global. Sepse, koncepti i të rinjve nuk është një lindje që përcaktohet thjesht biologjikisht me vitet, ai ndryshon me kohën, me zhvillimin teknologjik bashkë me aspiratat që një shoqëri i vendos vetes.

https://www.facebook.com/100003228101047/posts/pfbid02nPPJyqrfcS4sdLKZogMSw1L3P3XCXbFrNMC8e5iHgN2249UwMvZU5GpBD5xWZoynl/?mibextid=UUgoR4

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

LSDM: VMRO-DPMNE dhe BDI po luajnë lojë të rrezikshme me kartën e nxitjes ndëretnike

kontroll teknik veture servis

Shtrenjtohet sigurimi për regjistrimin e automjeteve

protesta-sindikata-punetoret-shkup

Protesta të punëtorëve më 1 maj në Maqedoninë e Veriut, kërkohet rroga minimale së paku 450 euro

halil kastrati

Sërish buzëqeshje në Shkup, familja 5 anëtarëshe po bëhet me shtëpi të re!

zjarr sllupçan

Zjarret në Maqedoni në rritje, pilotët në pension

KSHZ-Komisioni

Vijojnë afatet për ankesa në KSHZ, partitë vazhdojnë me aktivitetet zgjedhore

moti-1

Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës me diell me vranësira mesatare

shkelzen-gashi

Gashi zbulon arsyen kryesore pse Kurti u përfshi në zgjedhjet e Maqedonisë

mickoski ilir meta

Ilir Meta i entuziazmuar nga fitorja e kandidates së VMRO-së: Ndryshimi në Maqedoni do sjellë edhe ndryshimin në Shqipëri

INFO

NA NDIQ