Në kërkim nga Italia, arrestohet në stacionin e trenit në Gjermani i riu shqiptar

ina-online
ina-online

25/03/2024

Një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është vënë në pranga nga policia gjermane. Sipas mediave gjermane, mësohet se i riu shqiptar është arrestuar gjatë një kontrolli rutinë, në një stacion treni në Kaldenkirchen.

Gjatë kontrollit të të dhënave të tij si pasagjer, efektivët kanë kuptuar që i shqiptari ishte në kërkim nga autoritetet italiane me një urdhër arresti ndërkombëtar ekstradimi, për krime pronësie. Raportohet se gjatë kontrollit fizik të shqiptarit, oficerët gjetën edhe 20 gramë kokainë në xhepin e xhaketës së tij.

Më pas shqiptari u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në Komisariatin Federal të Policisë Kempen për procedim të mëtejshëm. I akuzuari u procedua për identifikim dhe mbetet në paraburgimin e policisë federale derisa të konsultohet me Prokurorinë Publike të Dyseldorfit për t’u sjellë para Gjykatës së Qarkut Krefeld.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

punetoret-800x445

Dy punëtorë shqiptarë në Maltë bien nga kati i tretë, si pasojë shembet çatia

aeroporti-adem-jashari

Edhe tri linja të reja që lidhin tri kryeqytetet skandinave me Prishtinën

Albin Kurti

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

gjermani-kufi

Tetovari porositi mallin 21 mijë euro në Gjermani, por doli se kompania ishte mashtruese

austri policia austriake

Vrasja e dyfishtë në skenën shqiptare të drogës në Bazel të Zvicrës

austri policia austriake

Austri: Goditi 42 herë me thikë ish të dashurën, 15 vjet burgim për shqiptarin e Kosovës

Emina Cunmulaj

Fuqia e një gruaje në zërin e Emina Cunmulajt

policia zvicer

15 vjeçari shqiptar që shokoi Zvicrën, përgatiste sulm terrorist – ja detajet e reja

Foto:Ilustrim

Humbi jetën teksa punonte në Maltë, kush është babai shqiptar i 6 fëmijëve (FOTO)

INFO

NA NDIQ