Në Suedi kërkohet rishqyrtim i marrëdhënieve me BE-në

Iliria News Agency
Iliria News Agency

2 Maj, 2023

Suedia duhet të kërkojë më shumë përjashtime nga ligjet e Bashkimit Evropian, si pjesë e një rivendosje të marrëdhënieve me bllokun 27-anëtarësh, ka thënë të martën kreu i demokratëve të Suedisë, partisë së dytë më të madhe të vendit dhe njëkohësisht pjesë joformale e qeverisë suedeze.

Duke i bërë jehonë kritikave nga euroskeptikët në mbarë kontinentin, Jimmie Akesson ka thënë se fuqia gjithnjë e më e madhe e BE-së nënkupton se “politikanët gjermanë, polakë apo francezë praktikisht vendosin se çfarë veture mund të blesh, sa e shtrenjtë duhet të jetë benzina dhe cilën pemë mund ta presësh në pronën tënde”.

Akesson, partia kundër emigracionit e të cilit ka një ndikim të madh mbi qeverinë djathtiste të Suedisë, vetëm sa nuk ka bërë thirrje për një “Swexit”, një votim për largim nga Bashkimi Evropian, siç bënë votuesit britanikë më 2016, raporton Reuters.

Por, ai ka thënë se BE-ja po ecën në drejtim të gabuar.

“Sot, ka arsye të mira për të rishqyrtuar seriozisht anëtarësinë tonë”, ka shkruar Akesson në të përditshmen Aftonbladet. “Zgjedhjet tona të përgjithshme në Suedi së shpejti nuk do të kenë kurrfarë rëndësie në zhvillimin e Suedisë. Sigurisht, ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, është shprehur ai.

Akesson ka paralajmëruar se BE-ja mund të imponojë politika më liberale ndaj imigracionit në Suedi, e cila ka pasur një qëndrim gjithnjë e më të ashpër në vitet e fundit ndaj aplikimeve për azil.

Suedezët janë ndër më pozitivët në Evropë karshi anëtarësisë në BE, me 68 për qind në favor të qëndrimit në bllok, sipas një sondazhi të realizuar nga Universiteti i Gëteburgut, në mars.

Vitin e kaluar, vendi aplikoi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake NATO, e cila përfshin shumicën e vendeve anëtare të BE-së./REL

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

erdogan

Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar

ushtria-1

Sulm afër kufirit me Egjiptin, vriten tre ushtarë izraelitë, disa të plagosur

ukraine-ushtare-rusi-kiev

Dy të vrarë dhe katër të plagosur nga bombardimet në Kharkiv të Ukrainës

erdogan

Sot Erdogan bën betimin si president i Turqisë

zelensky-1

Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërofensivën

Trenat_Indi

288 të vdekur, mbi 800 të lënduar nga përplasja e trenave në Indi

erdogan

Erdogan do të betohet për mandatin e tij të dytë si President më 3 qershor

rusia

Rusia thotë se dy fshatra të saj janë granatuar nga Ukraina

Meksike-780x470

Meksikë, zbulohen 45 thasë me mbetje trupash njerëzish

INFO

NA NDIQ