Nju Jork, ndahet nga jeta veterani i UÇK-së – ish-luftëtari i Batalionit Atlantiku, Ymer Kuka

ina-online
ina-online

21/03/2024

Veterani i UÇK-së, ish-ushtari i Batalionit Atlantiku e njohur si “UÇK-ja e Amerikës”, Ymer Kukaj, nga Plava, është ndarë nga jeta pas një sëmundje të pashërueshme në moshën 81 vjeçare, përcjell INA.

Njoftimin për vdekjen e të ndjerit, e ka dhënë nëpërmjet rrjetit social Fb, një nga nipat e tij në New York, Ramiz Kukaj.
Ramizi, thotë se Ymeri (Mixha i tij) do të kujtohet përherë me krenari nga fisi Kukaj, që iu bashkëngjitë Batalionit Atlantiku, për të luftuar për lirinë e Kosovës:

“Jetove për të mos vdekur kurr! Lum ne që të patëm e lum Kosova, që të rriti burr e trim si ti!”
Kukaj , në kumtin e hidhërimit shkruajti : “Mixha im i dashtun! Sot na le dhe ndrrove jetë. Sa dhimbje që të humbëm e sa krenari që të patëm. Jetove për të mos vdekur kurr! Lum ne që të patëm e lum Kosova që të rriti burr e trim si ti!
Lum ti qe për komb e vatan nuk u kurseve kurrë! Pusho në paqe Mixh i dashtun, pusho në paqe Mesues i dashtun, pusho në Paqe Luftëtarë i Lirisë së Kosovës. Lavdi vepëres tande se kujtimi për ty, nuk do vdes kurrë. Kujtim ky që do të mbetet gjall djal mbas djali e nip mbas nipi!!”, ka shkruar familjari i tij.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

malte

Dy punëtorë shqiptarë në Maltë bien nga kati i tretë, si pasojë shembet çatia

aeroporti-adem-jashari

Edhe tri linja të reja që lidhin tri kryeqytetet skandinave me Prishtinën

Albin Kurti

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

gjermani-kufi

Tetovari porositi mallin 21 mijë euro në Gjermani, por doli se kompania ishte mashtruese

austri policia austriake

Vrasja e dyfishtë në skenën shqiptare të drogës në Bazel të Zvicrës

austri policia austriake

Austri: Goditi 42 herë me thikë ish të dashurën, 15 vjet burgim për shqiptarin e Kosovës

Emina Cunmulaj

Fuqia e një gruaje në zërin e Emina Cunmulajt

policia zvicer

15 vjeçari shqiptar që shokoi Zvicrën, përgatiste sulm terrorist – ja detajet e reja

Foto:Ilustrim

Humbi jetën teksa punonte në Maltë, kush është babai shqiptar i 6 fëmijëve (FOTO)

INFO

NA NDIQ