OKB-ja, kujton gjashtë mujorin e nisjes së luftës në Gaza

Picture of ina-online
ina-online

06/04/2024

Nga Beqir SINA – UN New York

Guterres : Izraeli duhet të lejojë “quantum leap- hap kuantik” në dhënien e ndihmave në Gaza

Më 5 Prill në buletinin e lajmeve televizioni UN-TV, bëri një editoriale mbi situatën në Gaza, me temën “Paqja dhe Siguria”, me rastin e gjashtë mujorit të nisjes sě sulmeve në Gaza.

Në fillim të këtij editoriali u tha se Izraeli duhet të bëjë ndryshime domethënëse në mënyrën se si po lufton në Gaza për të shmangur viktimat civile, ndërkohë që po ashtu i nënshtrohet “një ndryshimi të vërtetë paradigmes” në dërgimin e ndihmave shpëtimtare, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres.

“Gjashtë muaj më parë sulmet terroriste “të neveritshme” të udhëhequra nga Hamas ( 7 tetorit 2023),, nuk mund të justifikonte sulmin me raketa nga militantët palestinezë atë ditë” tha shefi i OKB-ës.

Ai po ashtu tha se : “Unë e kam dënuar edhe e dënojë përsë plotësisht përdorimin e dhunës seksuale, torturën, plagosjen dhe rrëmbimin e civilëve, gjuajtjen e raketave drejt objektivave civile dhe përdorimin e njerëzve si mburoja”, tha ai, duke bërë thirrje sërish për lirimin e pakushtëzuar të të gjithë pengjeve që ende mbahen në Rripin e Gazës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres informoi mediat jashtë Këshillit të Sigurimit për situatën në Gaza, deri sa kujtojë se pasi takojë shumë nga familjarët e të burgosurve, nuk u ndie aspak mirë : “Unë përjetova nga afër ankthin e çdo dite, pasigurinë dhe dhimbjen e tyre të thellë të çdo banori”, shtoi z. Guterres.

“Vdekje te pamëshirshme”

Ndërsa po fliste për gjashtë muajt e fundit të fushatës ushtarake të Izraelit, shefi i OKB-ës, ka sjellë gjithashtu tablonë e “vdekjeve dhe shkatërrimit të pamëshirshëm ngaj palestinezëve”, me mbi 32,000 të vrarë të raportuar, deri tani shumica dërrmuese e tyre tha ai gra dhe fëmijë. : “Jetët të shkatërruar. Respektimi i së drejtës ndërkombëtare të njeriut dhe lirisë së tij është në rrënim atje”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres..

Fatkeqësia humanitare është e paprecedentë, me më shumë se një milion palestinezë “përballë urisë katastrofike”.

Fëmijët po vdesin nga mungesa e ushqimit dhe ujit tha ai: “Kjo është e pakuptueshme dhe krejtësisht e shmangshme”, deklaroi shefi i OKB-së, duke përsëritur se asgjë nuk mund të justifikojë një dënim të tillë kolektiv.

Z. Guterres po as-tu tha se ai ishte thellësisht i shqetësuar nga raportet se ushtria izraelite ka përdorur Inteligjencën artificiale – AI-në, për të ndihmuar në identifikimin e objektivave gjatë bombardimeve të pamëshirshme të zonave me popullsi të dendur të Gazës.

“Asnjë pjesë e vendimeve për jetë dhe vdekje që prekin familje të tëra nuk duhet t’i delegohet llogaritjes së ftohtë të algoritmeve, si AI”, tha ai.

Inteligjenca artificiale duhet të përdoret vetëm si një forcë për të mirën, jo për të zhvilluar luftë “në një nivel “industrial”, duke turbulluar përgjegjësinë”.

“Një luftë informacioni i ka shtuar këtyre njerëzve – errësimin e fakteve dhe zhvendosjen e fajit”, tha shefi i OKB-së, duke iu referuar izraelit që u mohoi gazetarëve hyrjen në Gaza, duke lejuar rrjedhimisht përhapjen e dezinformatave.

“Taktikat duhet të ndryshojnë”

Dhe pas vrasjes së tmerrshme të shtatë punonjësve të World Central Kitchen, problemi kryesor nuk është se kush i bëri gabimet, por “strategjia dhe procedurat ushtarake në vend që lejojnë që ato gabime të tiila të shmangen ato po shumohen herë pas here”, tha Sekretari i Përgjithshëm.

“Rregullimi i këtyre dështimeve kërkon hetime të pavarura dhe ndryshime domethënëse dhe të matshme në terren”, këshillojë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres.

Ai tha se OKB-së i ishte thënë nga qeveria izraelite se tani po planifikonte të lejonte një “rritje kuptimplotë” në rrjedhën e ndihmave në Gaza. Shefi i OKB-së tha se ai sinqerisht shpresonte se rritja e ndihmës do të materializohej shpejt.

“Dështimi do të ishte i pafalshëm”

“Kushtet dramatike humanitare kërkojnë një “hap kuantik” në shpërndarjen e ndihmave për shpëtimin e jetës – një ndryshim i vërtetë paradigme.”

Ai vuri në dukje rezolutën e javës së kaluar të Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për lirim të pengjeve, mbrojtje civile dhe shpërndarje të papenguar të ndihmës.

“Të gjitha këto kërkesa duhet të zbatohen. Dështimi do të ishte i pafalshëm”, tha ai, duke shtuar se : “Gjashtë muaj më vonë, bota qëndron në prag të urisë masive në Gaza, në një flakërim rajonal dhe një “humbje totale të besimit në standardet dhe normat globale”.

Shkelje të paprecedentë: thotë Zyra e OKB-së për të Drejtat e Liritë e Njeriut

Shkeljet e kryera që nga 7 tetori në Izrael dhe Gaza, si dhe shkatërrimi i jetës së civilëve në enklavat janë të paprecedentë, tha të premten zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut, OHCHR, duke paralajmëruar se rreziku i krimeve të mëtejshme është mizor.
OHCHR mbështeti nevojën për të siguruar shpërndarjen e ndihmave dhe mbrojtjen e punonjësve humanitarë, duke vënë në dukje se sulmet kundër tyre mund të përbëjnë krime lufte.

Sulmet ajrore izraelite që vranë personelin e World Central Kitchen nënvizojnë kushtet e tmerrshme në të cilat humanitarët po veprojnë në Gaza, tha zëdhënësi Jeremy Laurence për gazetarët në Gjenevë.

“Izraeli ka vrarë gjithashtu zyrtarë të zbatimit të ligjit dhe të tjerë të përfshirë në sigurimin e shpërndarjes së ndihmave humanitare, duke kontribuar drejtpërdrejt në prishjen e rendit civil dhe duke i vënë punonjësit humanitarë dhe ata që kanë nevojë për ndihmë në rrezik të mëtejshëm”, shtoi ai.

Pas sulmeve, World Central Kitchen dhe OJQ të tjera pezulluan dhe shpërndarjen e ndihmave në Gaza, “duke rritur rrezikun tashmë real për më shumë vdekje nga uria dhe sëmundjet në shkallë më të gjerë”.

Paralajmërim për krimet e luftës

Zoti Laurence kujtoi se e drejta ndërkombëtare kërkon që të gjitha palët ndërluftuese të respektojnë dhe mbrojnë personelin humanitar dhe të garantojnë sigurinë, sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së tyre.

Si fuqi pushtuese, Izraeli ka detyrimin shtesë për të siguruar, në masën më të plotë të mundshme, që nevojat themelore të popullsisë së Gazës të përmbushen. Kjo do të thotë se autoritetet duhet ose të sigurojnë që njerëzit të kenë akses në ushqim dhe kujdes mjekësor ose të lehtësojnë punën e humanitarëve që ofrojnë këtë ndihmë.

“Sulmimi i njerëzve ose objekteve të përfshira në ndihmën humanitare mund të jetë një krim lufte,” tha ai.

Ai vuri në dukje se Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Türk ka deklaruar vazhdimisht se mosndëshkimi duhet të përfundojë.

TË FUNDIT
3 ditë
Ministri gjerman Lindner: Qëllimi i Putin nuk është Ukraina por Evropa
3 ditë
Tërmet në Turqi
4 ditë
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
5 ditë
Biden dhe 17 liderë botërorë ofertë Hamasit, kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite për armëpushimin e menjëhershëm
5 ditë
Bashkëshortja nën hetim, Kryeministri i Spanjës Pedro Sançez shqyrton mundësinë e dorëheqjes

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Christian Lindner

Ministri gjerman Lindner: Qëllimi i Putin nuk është Ukraina por Evropa

termet

Tërmet në Turqi

shba-2

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Palestina gaza

Biden dhe 17 liderë botërorë ofertë Hamasit, kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite për armëpushimin e menjëhershëm

Pedro Sanchez

Bashkëshortja nën hetim, Kryeministri i Spanjës Pedro Sançez shqyrton mundësinë e dorëheqjes

ukraine

Plagosen 13 civilë nga bombardimet ruse në Ukrainë

varferi

OKB: Rreth 282 milionë njerëz në mbarë botën vuajtën nga uria akute në 2023

kongresi senati

Senati Amerikan miratoi paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Kongresi Senati Amerikan SHBA

Në ankth për Ballkanin, SHBA-ja aspiron angazhim të shtuar

INFO

NA NDIQ