Koalicioni opozitar shqiptar sot formon grupin parlamentar

ina-online
ina-online

13/11/2023

Opozita shqiptare e përbërë nga Lëvizja BESA, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike në kuadër të koalicionit Lëvizja për Ndryshim sot pritet që të formojnë grup parlamentar në Kuvend.

Ky bashkëveprim do të bëhet i ditur në një konferencë për media të caktuar për ditën e sotme ku do të jenë të pranishëm, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti. Ata pritet të formalizojë bashkëpunimin edhe në Kuvend duke formuar grup parlamentar.

Për këtë vendim kreu i Kuvendit do të informohet zyrtarisht të hënën kurse ky hap ishte paralajmëruar kohë më parë nga të tre partitë e Lidhjes Evropiane për Ndryshim.

Konfirmimi për Alsat vjen edhe nga kreu i Besës, Bilall Kasami. “Të hënën do të publikohet grupi parlamentar në Kuvend. Presim që me këtë të ecim edhe një hap më shumë dhe më përpara drejt homogjenizimit të opozitës, drejt faktorizimit të votës opozitare, drejt ngritjes dhe përforcimit të zërit opozitar në Kuvend, me çka vlerësojmë që votuesi opozitar do të jetë më i sigurt në votën e tij për ndryshim dhe rrotacion politik”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Lëvizja Evropiane për Ndryshim numëron deri 6 deputet: 3 deputetë nga Lëvizja Demokratike, 3 deputetë nga Alternativa dhe 1 deputet nga Lëvizja BESA. Por nuk dihet ende se si do të veprojë deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

TABANOC-696x522

Kapen 13 sirianë në afërsi të vendkalimit kufitar “Tabanoc”

bullgari-maqedoni

OKB: Bullgaria t’i garantojë të drejtat e pakicës maqedonase

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nëse VMRO nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Izet Mexhiti kasami opozita len lidhja

LEN: BDI së pari i mashtroi shqiptarët me Naser Zyberin, tani për së dyti me Talat Xheferin si kryeministër teknik-administrativ

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Maqedonia e Veriut kultivon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse

sela

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Emri Bislimi

arrestime terrorizem shkup

Ndalohet një 20-vjeçar nga Kumanova, kapet me lëndë narkotike

MUHAMERI

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Maqedonia

naser zyberi

Zyberi me rastin e 10 dhjetorit: Secili ka të drejtë të jetojë një jetë normale

INFO

NA NDIQ