Bujar Osmani ia dorëzon Kosovës e Serbisë propozimin 9-pikësh

INA
INA

07/06/2023

Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Bujar Osmani tha sot se propozimi i tij për qetësim dhe normalizim të situatës në veri të Kosovës u është dorëzuar misioneve në Prishtinë e Beograd, “të cilat duhet të komunikojnë dhe ta funksionalizojnë atë”.

Ai tha se “Plani me nëntë hapa”, të cilin e publikoi gjatë fundjavës, “nuk është plan i OSBE-së, sepse ajo organizatë ndërkombëtare i merr vendimet me konsensus, por nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe ai si kryesues i OSBE-së”, transmeton Beta.

“Roli im si kryesues i OSBE-së është të ofroj një zgjidhje për de-përshkallëzimin. OSBE-ja është në thelb një platformë për dialog, komunikim dhe menaxhim të konfliktit. Ne kemi dy operacione të mëdha, një në Prishtinë dhe tjetrin në Beograd”, tha Osmani në një intervistë për televizionin maqedonas “Telma”, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se propozimi i tij është një nga përpjekjet plotësuese me organizatat dhe organet e tjera ndërkombëtare për të de-përshkallëzuar dhe normalizuar situatën (në veri të Kosovës) dhe që palët (Beogradi dhe Prishtina) t’i “rikthehen dialogut të arritur në Ohër”.

“Pra, ne kemi një detyrim shtesë jo vetëm si kryesues i OSBE-së, por edhe si shtet ku është arritur ajo marrëveshje. Ju mund të shihni që masat e propozuara janë të ngjashme me masat e ofruara nga organizatat e tjera ndërkombëtare. Kjo do të thotë se komuniteti ndërkombëtar është në unison në kërkesën që palët t’i kthehen dialogut dhe në zbatimin e obligimeve nga marrëveshja themelore dhe aneksi, përkatësisht marrëveshja e Ohrit”, tha Osmani.

Kryesuesi i OSBE-së, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dy ditë më parë publikoi “Planin me nëntë hapa për de-përshkallëzimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovës”.

Ai plan, siç njoftoi Osmani në Twitter, “ka për qëllim arritjen e paqes dhe stabilitetit të përhershëm në veri të Kosovës dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe procese demokratike”. shkruan ai.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkelzen-gashi

Gashi zbulon arsyen kryesore pse Kurti u përfshi në zgjedhjet e Maqedonisë

mickoski ilir meta

Ilir Meta i entuziazmuar nga fitorja e kandidates së VMRO-së: Ndryshimi në Maqedoni do sjellë edhe ndryshimin në Shqipëri

Arben Fetai

Fetai: 3.977 herë faleminderit banorëve të komunës së Likovës

zejdi fronti evropian

Zejdi: E qartë se duhet të negociojmë me VMRO-DPMNE, por kemi kushtin tonë (VIDEO)

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj

Arben Taravari

Taravari komenton ofertën e VMRO, do udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve

zgjedhjet-maqedoni

Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale

arben taravari

Taravari mesazh funksionarit të BDI-së që shpërndante mbrëmë ilaçe

nikollovski

Nikolloski nga Strumica: Opozita shqiptare të bashkohet me ne dhe të formojmë qeveri

INFO

NA NDIQ