Osmani: Kosova shumë shpejt do të jetë në NATO, do të kthejmë borxhin duke ndihmuar vendet tjera

ina-online
ina-online

24/03/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ambasadorët e akredituar të vendeve aleate kanë bërë homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Para gazetarëve, Osmani tha se 24 marsi ishte ditë e shpresë së madhe pasi aleancat e botës demokratike u bënë bashkë në vitin 1999 për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës.

Osmani falenderoi ushtarët e NATO-s e poashtu edhe liderët e vendeve botërore siç tha ajo “që nuk mbyllën sytë para vuajtjeve të popullit të Kosovës.”

“25 vite më parë për Kosovën filloi shpresa e madhe. 24 marsi vërtetë ishte ditë e shpresës së madhe sepse për herë të parë aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga regjimi i atëhershëm gjenocidal i Millosheviqit dhe së bashku me shumë shtete tjera partnere arritem që Kosova të bëhet e lirë. Atë ditë të çlirimit ne do ta shënojmë me 12 qershor të këtij viti, është 25 vjetori. Kjo ditë e shpresës së madhe u shënua me një partnertitet të palëkundur ndërmjet Kosovës dhe botës demokratike, aleanca që edhe sot vazhdojnë. Jam sot e shoqëruar me ambasadorët e vendeve mike që qëndruan pranë Kosovës jo vetëm me 24 mars por edhe sot përderisa përballemi me sfida të shumta për ta fuqizuar Kosovën ndërkombëtarisht. Falenderoj secilin nga ushtarët tanë të NATO-s që rrezikuan jetën e tyre qe ta shpëtojnë tonën, liderët e shteteve demokratike që nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve të shtetit të Kosovës”, tha Osmani.

Presidentja shpreson që Kosova shumë shpejt do të bëhet pjesë e NATO-s, për të siç tha ajo ndihmuar vendet e tjera.

Ne punojmë bashkarisht që Kosova e sotme edhe miqt e saj të mburren me të. Falemnderit përjetësisht NATO, Kosova besoj që shumë shpejt do të ulet në NATO përkrah miqve të cilët na qëndruan pranë në momentet më të vështira, dhe do ta kthejmë këtë borgj duke ndihmuar në vendet e tjera siç po ndihmon edhe sot ushtria jonë duke shërbyer me ushtrinë amerikane, angleze, duke kontribuar në paqe e stabilitet në vendet e tjera të botës”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa osmani te zhdukurit

“Sot ndër ditët më të dhimbshme në histori të Kosovës”, Osmani “godet” Serbinë: Akoma fle mbi varreza masive!

policia-kosoves

Sekuestrohen 487 kilogramë duhan në Han të Elezit, drejtuesi i automjetit ik në Maqedoni

Kurti

Trysnia për Asociacionin dhe kushtëzimi me Këshillin e Evropës!

besnik bislimi

Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

osmani-kurti-makron-macron

Kthesa e madhe e Francës, si ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës ndër vite

policia-kosoves

Kontrabanda/ Policia kap sasi të madhe të duhanit afër Vitisë

sulejman selimi

Lirohen nga akuza për krime lufte Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku

Albin Kurti

Kurti takim me mërgatën në Gjermani: Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

bislimi-petkovic-lajcak

Sot në Bruksel mbahet takimi i radhës për dinarin

INFO

NA NDIQ