“Para nga një njeri i pandershëm nuk dua”, Petrovska fiton në një proces gjyqësor ndaj Kovaçkit

INA
INA

29/03/2024

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në profilin e saj në Fejsbuk njoftoi se ka fituar një proces gjyqësor që kishte ndaj deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, përcjell TV21.

“Siç premtova transparencë nga fillimi deri në fund të procesit kundër gënjeshtrave, shpifjeve dhe fyerjeve të paraqitura nga ana e Dragan Kovaçkit ndaj meje, dua t’ju njoftoj se Gjykata Themelore Civile në Shkup pas të gjitha dëshmive të paraqitura nga ana ime mori vendim me të cilin vërtetohet se i padituri Dragan Kovaçki ka thënë të pavërteta dhe gënjeshtra, gjegjësisht ka shpifur për mua në opinion me qëllim që të ma dëmtojë reputacionin dhe nderin në sytë e publikut”, ka shkruar mes tjerash Petrovska.Në FB, ministrja e Mbrojtjes ka shkruar se secili bën atë që di më mirë, “ata me gënjeshtra, unë me mund dhe punë të përgjegjshme e të ndershme”.

“Ky është vetëm një nga një sërë shembujt e sjelljeve të papërgjegjshme, të pandershme dhe të pista në skenën politike nga ana e Kovaçki. Siç thashë në fillim në media: “Para nga një njeri i pandershëm nuk dua” dhe po ju njoftoj se kam hequr dorë nga kompensimi monetar”, ka shkruar Petrovska.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

driton iseni

Ish-pjesëtari i UÇK-së mesazh Frontit Evropian: Mos i nënçmoni kumanovarët me nga 2000 denarë

ali ahmeti

Ahmeti sot në Strugë dhe Dibër

IMG_1570

Thaçi: Pas zgjedhjeve kompromisi për bashkëqeverisje mes nesh dhe forcave politike maqedonase që kanë fituar

Moti_26-780x470-1

Moti sot në Maqedoni

vlen diaspora diaspore

Mobilizohet diaspora edhe nga Zvicra për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj (FOTO)

policia-mk

Ankohet shtetasi i Serbisë: Dy persona në Shkup u paraqitën si arabë dhe mi morën 300 euro!

musa-xhaferi

Musa Xhaferi nga Kërçova: Do t’i rrisim vota më 8 maj

vlen diaspora diaspore

Mobilizohet VLEN në Austri, udhëtime falas prej të gjitha qyteteve (FOTO)

7a13cfe1-2f5a-4077-96bc-db9ab3fc3c4c-cigarettes-650x358

Rrugët e Shkupit shndërrohen në “tavllë duhani”

INFO

NA NDIQ