Paralajmërimi i Vuçiqit: Franca do ta shtyjë vendimin e 16 majit

Picture of ina-online
ina-online

16/04/2024

Votimin e Asamblesë Parlamentare të martën e 16 prillit në Strasburg, në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia e konsideron punë të kryer.

Por, presidenti i shtetit serb, po parlajmëron ”betejë siç e quan kryesore” më 16 maj, kur edhe pritet që Komiteti i Ministrave të KIE-së, si instanca e fundit vendimmarrëse që të vendos rreth aplikimit të Kosovës, në organizatën me renome që për momentin ka 46 vende anëtare.

Madje Aleksandar Vuçiq, thotë se e di edhe çka do të bëjë qeveria kosovare, disa ditë para vendimit të madh, që mbahet pas një muaji.

“Ata kanë menduar një truk të ri. Më 10 maj, do thonë se po ia referojnë Gjykatës Kushtetuese (të Kosovës) në vlerësim të kushtetueshmërisë të atij akti që evropianët e kanë sjellur. Në mënyrë që dikush nuk do të gjejë arsyen e mjaftueshme të Leibniz-it në atë që të thonë ne e kemi nisur procesin në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe, dhe në realitet nuk është inicuar. Dhe të thonë se ky është arsyeja që ne të votojmë Kosovën në Këshill të Evropës. Kështu që kjo do të jetë diçka që do ndodhë”,tha Vuçiq, për televizionin publik serb, RTS.

Duke mos përmendur fare pikën katër të ujdisë së Brukselit të 27 shkurtit 2023, ku Vuçiq, pajtohet me formulimin se “Serbia nuk e pengon anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, paraprakisht ai shtoi dozën e pretendimeve në raport me shtetet kryesore evropiane.

“Vetë ju të gjithë liderët evropianë, Scholz, Macron e Meloni, më keni thënë që ne nuk duhet të bëjmë asgjë derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe,por pastaj e keni harrur këtë. Por si të ju them, unë besoj se aty ka një shansë falë angazhimit francez, që të mendohet edhe për shtyrje e edhe për gjëra tjera. Por do ta shohim. Gjithsesi kjo nuk do të jetë e thjeshtë”.

Para disa ditësh kryetari i Serbisë, disa liderëve shtetëror përfshirë kancelarit të Gjërmanisë dhe presidentit të Francës, u dërgoi letër me anë të së cilës kundërshton hyrjen e Kosovës në Këshill të Evropës. Madje, Beogradi, ka formuar TASK-FORCË qeveritare që po punon në këtë kundërshtim.

Republika e Kosovës, aplikoi për tu anëtarësuar në KiE, më 12 maj 2022. Kjo organizatë ka selinë në Strasburg të Francës.

TË FUNDIT
7 orë
Përbërja e re e qeverisë serbe: Daçiq ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër
10 orë
Ish-kryeministri i Turqisë Erbakan: Nëse i fuqishmi s' ka të drejtë, për shtetin duhet të konsiderohet askushi
11 orë
Steinmeier: Gjermania mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE
13 orë
Ky shtet ballkanik së shpejti aplikoj vetëm 7 orë punë në ditë
2 ditë
Tre parti shqiptare në Bujanoc bëjnë koalicion për zgjedhjet e 2 qershorit

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dacic

Përbërja e re e qeverisë serbe: Daçiq ministër i Brendshëm, Vulin zv/kryeministër

thumbs_b_c_d633ffcf3051579b943f98cbf5b670e9

Ish-kryeministri i Turqisë Erbakan: Nëse i fuqishmi s’ ka të drejtë, për shtetin duhet të konsiderohet askushi

IMG_1641

Steinmeier: Gjermania mbështet anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

mali-i-zi

Ky shtet ballkanik së shpejti aplikoj vetëm 7 orë punë në ditë

Bujanoci

Tre parti shqiptare në Bujanoc bëjnë koalicion për zgjedhjet e 2 qershorit

mesiq stipe mesic

Mesiç: Vuçiçi si Millosheviçi, “Serbia e madhe” nuk do të ndodhë

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Teksti dërgohet në revizion, shtyhet votimi për Rezolutën për Srebrencinën në OKB

vucic

Vuçiq: Do të merrja çmimin Nobel nëse do të hiqja dorë nga Kosova dhe Republika Serbe

Foto: LeCanton27

VIDEO/Gazetarja: Eskortat shqiptare në Dubai paguhen 100 mijë € për 3 ditë, janë këngëtare e modele…

INFO

NA NDIQ