Pas padisë së SHBA-së, Apple kryen një sërë ndryshimesh në pajisjet e saja

Picture of INA
INA

08/05/2024

SHBA-ja ka ngritur një padi kundër Apple me synimin për të rritur konkurrencën e iPhone dhe për t’u dhënë një shtysë kompanive më të vogla.

Në padinë 2.7 trilion dollarëshe, SHBA-ja argumenton se prodhuesi i iPhone ka dëmtuar rivalët më të vegjël dhe ka rritur çmimet.

Por, sipas Apple, padia kërcënon kompaninë dhe parimet që i veçojnë produktet e saj në një treg konkurrues, shkruan Reuters,

Bëhet e ditur se në Evropë konsumatorët kanë përfituar nga një sërë rregullash të cilat e detyruan gjigantin teknologjik të bënte ndryshime në telefonin e saj të njohur.

Disa prej fushave ku Apple ka ndryshuar produktet e saj janë:

Kabllot karikuese

Kalimi në karikuesin USB-C i cili është standard për pajisjet Android. Ky hap vjen pasi në vitin 2022 BE-ja miratoi një ligj që e bën portin e karikimit standard të detyrueshëm në të gjithë bllokun deri në fund të vitit 2024.

App Store

Rregullat e reja në Evropë kanë krijuar alternativa të ndryshme që do të thotë se përdoruesit do të mund të shkarkojnë aplikacione edhe nga burime rivale duke përfshirë faqet e internetit. Kjo i lejon ata të shmangin tarifën prej 30 për qind të kompanisë.

Kryerja e pagesave përmes faqeve të internetit

Si në BE ashtu edhe në SHBA, zhvilluesit e aplikacioneve mund t’i drejtojnë përdoruesit në faqet e tyre të internetit për të blerë artikuj, në vend që të përdorin sistemin e blerjeve brenda aplikacionit të Apple. Ndryshimi u bë në përputhje me Aktin e Tregjeve Dixhitale.

Shfletuesit

Një tjetër ndryshim në përputhje me Aktin e Tregjeve Dixhitale ka të bëjë me shfletuesit e internetit. Safari ka qenë shfletuesi i paracaktuar i iPhone që nga prezantimi i produktit. Ndërsa përdoruesit e iPhone tashmë mund të ndryshojnë parazgjedhjen e tyre duke kaluar në Chrome ose Opera, atyre do t’u jepet automatikisht zgjedhja për të kaluar kur e hapin Safarin.

TË FUNDIT
3 ditë
Facebook dhe Instagram “nën hetim” nga BE, krijojnë varësi te të miturit
5 ditë
Ndalohet një 19-vjeçar në Tetovë, ka shpërndarë materiale raciste dhe ksenofobike
5 ditë
Arrin GPT-4o: Ç’mund të bëjë modeli i ri i inteligjencës artificiale?
5 ditë
TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale
6 ditë
Çfarë është AI, si funksionon dhe për çfarë mund të përdoret?

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Facebook dhe Instagram “nën hetim” nga BE, krijojnë varësi te të miturit

otwarcie-txt-uslugami-w-hakera

Ndalohet një 19-vjeçar në Tetovë, ka shpërndarë materiale raciste dhe ksenofobike

chat-gpt

Arrin GPT-4o: Ç’mund të bëjë modeli i ri i inteligjencës artificiale?

tik tok

TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Inteligjenca artificiale AI

Çfarë është AI, si funksionon dhe për çfarë mund të përdoret?

tik tok

Tiktok etiketon përmbajtjet AI, çfarë do të ndodhë me prodhimet e gjeneruara prej saj?

google

Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë

iphone dyqan

​iPhone 16 Pro pritet të sjellë katër veçori të reja të kamerës

Apple-1

Apple në bisedim me OpenAl që të integrojë ChatGPT-në në iPhone

INFO

NA NDIQ