Patriotizmi i rrejshëm i Maksit dhe nacionalizmi i tepruar i tij ndaj shqiptarëve!

Picture of INA
INA

11/05/2023

shkruan: Driton Iseni

Maksim Dimitrievski ti e din shumë mire se Kumanova ka historinë e bashkëjetesës mes etniteteve, përmes shumë sfidave nëpër kohë të ndryshme.
Edhe pse ti me ajkën tënde dhe bashkëpunëtorët e tu më larguat nga puna, vetëm pse kam qenë NALT, unë nuk e kam problem, nuk ta kam zili, jam i nderuar që kam qenë NALT, dhe që nuk doni kësi lloj shqiptari në komunë, por pak punë, tema që po shkruaj është diçka tjetër.

Të thuash se shqiptarët jetojnë dhe duan të shkojne në Shqipëri se e kanë vend amë dhe se ne endërrojmë për Shqipëri të Madhe, nuk është fare e njejtë, e para me të dytën.

Ne mundemi të ëndërrojmë sa të dojmë, ne për një “Shqipëri të Madhe”, e ti për një “Serbi të Madhe”, mirëpo një gjë ta kesh të qartë se unë e du vendin tim Kumanovën më shumë se ti, sepse këtu kemi lind, jemi rrit, shkollu dhe veprue, dhe sot punojmë, marrim rroga për ti ushqy fëmijët tanë, e ne nuk marrim rroga në Shqipëri dhe nuk mund ta dojmë Shqipërinë ma shumë se Maqedoninë, a ëndrrat ja lojmë kohës.
Në qoftë se ty të kanë rrit prindërit e tu me atë ide dhe bindje e ke shumë gabim ti dhe babi jot, më vjen keq.

Sa për patriotizëm e dijmë saktë ku ke qenë në vitin 2001, nuk ke pas guxim me qenë aty ku ju ke dashtë kombit tënd dhe Maqedonisë, që shpesh e përdor për poena politik, kurse unë jam krenar që kam qenë pikërisht aty ku ju ka dasht kohës dhe ideologëve të mi.

Sa për kohën kur ke qenë në Afganistan edhe ate e dijmë saktë se pse të larguan prej atje, sigurisht jo për patriotizëm. Nuk mundeni ju kryetar me urrejtjen tënde personale ti manipulosh maqedonët dhe bashkëqytetarët e mi të dashur, që edhe ata me pas të njejtën bindje si tondën, shyqyr zotit se kanë se kam shumë shumë shokë që s’janë me idetë e tua.

Unë 15 vite në komune dhe 45 vite në Kumanovë se kam asnjë fjalë të keqe me askend dhe asnjë fjalë se kam ndrru me koleget e mi për se keqi. Jam krenar që kam pas kolegë dhe shokë dhe sot e kësaj dite jemi bashkë prap në kafe, pavarësisht se s’jam më i punësuar në komunë.

Nuk mundeni ju me sjelljet e tua nacionaliste të prishni ekuilibrin në Kumanovë, mes shqiptarëve dhe maqedonëve. Ju mund të jeni kryetar komune edhe 20 vjet, mirëpo këtë raport bashkëqytetar nuk mund ta prishësh, sepse nuk ta japim atë mundësi ta bësh dëmin që don.

Një gjë shumë interesante e kam has tek ju dhe po të njejten foto e kam pa edhe tek Gruevski- patrioti i madh që sot iku në Hungari dhe tek bashkëqytetari jot Dallaverski që dëmtoi doganën me 2.5 milionë euro dhe iku në Serbi, e prap u kthy në Kumanov. Inshalla se ke fatin as të parit e as të dytit. Edhe një fenomen tjetër që e kam pa tek ju, dhe është shumë interesant se gjithë ditën fshihesh pas patriotizmit dhe gjitha bizneset dhe allashvereshet i ke me shqiptarët.
Po më vjen mire, mësohu pak prej tyre si duhet si bashkëqytetar, mos i shiko shqiptarët veç si para. A mendon se bashkëqytetarët tanë në këtë komunë nuk e dine këtë.

Qyteti jonë ka nevojë për njerëz për kryetar që ska në vete nacionalizëm të mbjellur, i cili i sheh të barabartë të gjithë qytetarët si për të mirë ashtu edhe për të keq, kushdo qoftë si maqedon, shqiptar, serb, rom, turk, etj. Dhe për në fund “Nacionalizmi i takon histories” dhe për këtë mentalitet të së kaluarës u dasht me qenë kryetar komune para vitit 1991, tash është koha e integrimeve dhe frymës evropiane.

*Autori është ish-ushtar i UÇK-së dhe ish-punonjës i komunës së Kumanovës

TË FUNDIT
31 minuta
KSHZ: Ja sa votuan deri në ora 15:00
1 orë
Shehu: Anëtarë të Komisioneve Zgjedhore, shkelin Kodin Zgjedhor
1 orë
Avokati i Popullit ka pranuar 30 telefonata për shkelje të së drejtës së votës
1 orë
Samharadze nga OSBE: Do të tentojmë të vërejmë nëse votimi po zhvillohet në pajtim me standardet e OSBE-së
1 orë
Pendarovski: Kam informacione se disa parti shqiptare po mundohen të bëjnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve

ME TE LEXUARA

22 orë
Dokumentet personale mund të merren edhe nesër
2 orë
Gostivar, më shumë votues për zgjedhjet parlamentare, më pak për presidencialet
2 ditë
Arrestohen dy persona, dyshohen për blerje votash, i’u gjetën 20 mijë euro dhe armë
6 orë
Votohet edhe në Çair të Shkupit, Dashi: Kemi votues që votojnë vetëm për zgjedhje parlamentare
1 ditë
Shënon rritje inflacioni në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me muajin e kaluar
4 orë
KSHZ: Deri në ora 11:00 votuan 12,87%
20 orë
Mërigmtarët po vijnë për të votuar
1 orë
VV reagon për manipulime dhe mashtrime në emrin e saj (FOTO)

LEXO MË SHUMË

Zgjedhje votime vota Maqedoni

KSHZ: Ja sa votuan deri në ora 15:00

ditmire shehu

Shehu: Anëtarë të Komisioneve Zgjedhore, shkelin Kodin Zgjedhor

telefon

Avokati i Popullit ka pranuar 30 telefonata për shkelje të së drejtës së votës

osbe odihr

Samharadze nga OSBE: Do të tentojmë të vërejmë nëse votimi po zhvillohet në pajtim me standardet e OSBE-së

stevo pendarovski

Pendarovski: Kam informacione se disa parti shqiptare po mundohen të bëjnë thirrje për bojkot të zgjedhjeve

zgjedhje maqedoni

KShZ: Dalja deri në ora 13:00 për zgjedhjet presidenciale rreth 23.95%, parlamentare mbi 25.84%

vv-vetevendosje

VV reagon për manipulime dhe mashtrime në emrin e saj (FOTO)

kuti votimi zgjedhje

Gostivar, më shumë votues për zgjedhjet parlamentare, më pak për presidencialet

Xhelal Bajrami

Xhelal Bajrami: Asnjë parashtresë në Prokurori për parregullsi në zgjedhje

INFO

NA NDIQ