Po përgatisnin syfyr, vriten 36 anëtarë të së njëjtës familje në Gaza

ina-online
ina-online

17/03/2024

Në Rripin qendror të Gazës , familja al-Tabatibi po festonte të premten e parë të Ramazanit dhe po përgatiste vaktin e syfyrit, kur një bombë shndërroi tryezën e tyre në gërmadhë. Sipas 19-vjeçarit Mohammad al-Tabatibi, i cili mbijetoi, 36 anëtarë të familjes së tij u vranë.

“Babai im, nëna ime, tezja ime, vëllezërit e mi”, i përshkroi i riu palestinez, duke treguar trupat e rreshtuar në spitalin Al-Aksa në Deir al-Ballah. “Ata bombarduan shtëpinë derisa ne ishim brenda. Nëna dhe tezja ime po përgatisnin darkën, vaktin para fillimit të agjërimit, në këtë rezidencë refugjatësh Nuseirat, ku jemi zhvendosur për shkak të luftës”, tha ai.

“Nuk e di pse e bombarduan shtëpinë”, tha Mohammad, i plagosur në krahun e majtë dhe i tronditur.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit regjistroi 36 të vdekur, anëtarë të së njëjtës familje, nga bombardimi që ia atribuoi ushtrisë izraelite. Ushtria izraelite tha se shënjestroi dy terroristë nga fraksioni Nuseirat i Hamasit, pa elaborim të mëtejshëm.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

termet

Tërmet në Turqi

shba-2

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Palestina gaza

Biden dhe 17 liderë botërorë ofertë Hamasit, kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite për armëpushimin e menjëhershëm

Pedro Sanchez

Bashkëshortja nën hetim, Kryeministri i Spanjës Pedro Sançez shqyrton mundësinë e dorëheqjes

ukraine

Plagosen 13 civilë nga bombardimet ruse në Ukrainë

varferi

OKB: Rreth 282 milionë njerëz në mbarë botën vuajtën nga uria akute në 2023

kongresi senati

Senati Amerikan miratoi paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Kongresi Senati Amerikan SHBA

Në ankth për Ballkanin, SHBA-ja aspiron angazhim të shtuar

bota-rrezik globi toka

Shënohet Dita e planetit Tokë

INFO

NA NDIQ