Po përgatiten autobusë edhe nga Maqedonia e Veriut, nën joshje dhe presion Vuçiqi po tenton organizimin e tubimit më të madh në historinë e Serbisë

INA
INA

25/05/2023

Tubimi i organizuar nga Aleksandër Vuçiq për ditën e nesërme në Beograd duket se është jetik për të. Jo vetëm nga Serbia, por qytetarët serb po organizohen nën joshje dhe presion nga i gjithë Ballkani për të qenë në Beograd më 26 maj në tubimin “Serbia e shpresës”.

Transport i organizuar falas, presion për pjesëmarrje, lista të punonjësve që duhet të marrin pjesë në tubim, janë disa nga metodat e shfaqura jo vetëm brenda Serbisë por edhe në vende të tjera për të organizuar një pjesëmarrje sa më të madhe.

Profesorët e një shkolle në Mitrovicën e Veriut, siç i është thënë Radios Evropa e Lirë, janë në listën e atyre që “duhet” të jenë në Beograd.

Në mbështetje të Vuçiqit, edhe disa shoqata nga Maqedonia e Veriut dhe entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, janë duke organizuar autobusë pa pagesë.

Pas dy vrasjeve masive në Serbi në fillim të majit, opozita ka organizuar dy protesta në Beograd me sloganin “Serbia kundër dhunës”. Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në to.

Ata kanë kërkuar mbylljen e televizioneve me frekuencë kombëtare, të tilla si Pink dhe Happy, që pretendohet se nxisin dhunë, pastaj dorëheqjen e ministrit të Policisë, Bratisllav Gashiq, dhe të kreut të Agjencisë së Sigurimit, Aleksandar Vulin, ndalimin e menjëhershëm të programeve të njohura si “reality show” dhe zëvendësimin e anëtarëve të këshillit REM – Organi rregullator për mediat elektronike.

Protestat në Beograd, sipas Vuçiqit, janë përpjekje për të keqpërdorur pikëllimin dhe “për të shkatërruar gjithçka serbe”.

Ai ka vendosur të organizojë një tubim, të cilin e ka paralajmëruar si më të madhin në historinë serbe, e në të cilin do të flasë edhe vetë.

Disa serbë nga Kosova do të ecin për nëntë ditë nga komuna e Leposaviqit – në veri të Kosovës – deri në Beograd, për të mbështetur presidentin e Serbisë në, siç thonë, përpjekjet e tij për ta shpëtuar Serbinë.

Sipas informacioneve kuota e njerëzve që duhet të shkojnë në tubimin e presidentit të Serbisë të premten, duhet të plotësohet nga secila prej katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në Maqedoninë e Veriut janë rezervuar gjashtë autobusë falas, që do të nisen për në Beograd, herët në mëngjesin e së premtes. Rreth 300 qytetarë maqedonas nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Negotini do të shkojnë për të mbështetur presidentin e Serbisë.

Katër autobusët që do të mbushen nga organizata joqeveritare e Shkupit “Paqe, harmoni dhe stabilitet”, e që do të nisen për në Serbi, nuk financohen nga Qeveria e Serbisë. Ky udhëtim po organizohet nga shoqata me para nga anëtarësimi dhe me donacione nga disa individë, i është thënë Radios Evropa e Lirë.

Kryetari i shoqatës, Dimitrije Nediç, ka thënë se “do të përkrahë një njeri që i mbron interesat maqedonase dhe serbe”.

Qeveria dhe opozita e Republikës Sërpska kanë rënë dakord për një gjë – ta mbështesin udhëheqësin serb kur ai t’i drejtohet kombit nga Beogradi të premten.

Në mesin e atyre që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit serb është edhe presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe udhëheqësja e Frontit Kombëtar të opozitës, Jellena Triviç.

Deri më tani, rreth dhjetë autobusë nga Republika Sërpska kanë njoftuar se do të nisen për në Beograd, mëngjesin e së premtes. Ata financohen nga Partia Sërpska e Bashkuar dhe për këtë udhëtim do të ndajnë, siç kanë thënë, mjete nga buxheti i tyre.

Partitë opozitare në Serbi akuzojnë partinë e Vuçiçit për presione dhe kërcënime ndaj punonjësve të institucioneve shtetërore, për të marrë pjesë në tubim.

“Kuota për Kragujevcin është rreth 9 mijë, me sa di unë. Është e qartë se SNS-ja dëshiron të mbajë një tubim të madh në një mënyrë që nuk është e pranueshme”, ka thënë Stevanoviç.

Sipas disa partive opozitare, ajo që bën SNS-ja për t’i mobilizuar qytetarët nën presion, është vepër penale, për të cilën parashikohen edhe dënime me burg.

Ndërkohë, një grup i organizatave të shoqërisë civile i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, më 23 maj, që ta anulojë tubimin në interes të uljes së tensioneve dhe parandalimit të përçarjeve të mëtejshme në shoqëri.

Sipas Vuçiqit, tubimi i së premtes “nuk është për urrejtje, protestë dhe zemërim”, por për “njerëzit e zakonshëm, të mirë të Serbisë dhe për ata që duan t’i mbështesin ata që kanë humbur të dashurit e tyre”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkelzen-gashi

Gashi zbulon arsyen kryesore pse Kurti u përfshi në zgjedhjet e Maqedonisë

mickoski ilir meta

Ilir Meta i entuziazmuar nga fitorja e kandidates së VMRO-së: Ndryshimi në Maqedoni do sjellë edhe ndryshimin në Shqipëri

Arben Fetai

Fetai: 3.977 herë faleminderit banorëve të komunës së Likovës

zejdi fronti evropian

Zejdi: E qartë se duhet të negociojmë me VMRO-DPMNE, por kemi kushtin tonë (VIDEO)

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nuk ka heqje dore, të dalim masivisht më 8 maj

Arben Taravari

Taravari komenton ofertën e VMRO, do udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve

Foto: LeCanton27

VIDEO/Gazetarja: Eskortat shqiptare në Dubai paguhen 100 mijë € për 3 ditë, janë këngëtare e modele…

zgjedhjet-maqedoni

Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e djeshme presidenciale

arben taravari

Taravari mesazh funksionarit të BDI-së që shpërndante mbrëmë ilaçe

INFO

NA NDIQ