Protestë e personave me aftësi të veçanta: Na gënjejnë gjatë fushatës për zgjedhje

INA
INA

7 Qershor, 2023

Me karroca, shkopinj të bardhë për të verbërit, shoqërues e pajisje tjera mbështetëse, personat me nevoja të veçanta protestuan para Qeverisë. Ata kërkojnë rritje të të ardhurave për 78 përqind, aq sa funksionarët i rritën pagat e tyre.

“Neve personave me aftësi të kufizuara na kanë gënjyer duke na thënë se nuk ka para në buxhet për 15 përqindshin, na kanë gënjyer nëpër fushatat e tyre duke na premtuar se do të rriten për 50 përqind shtesat për personat me aftësi të kufizuara, as atë nuk e morrëm. Që në fund ata në partneritet me gjykatësit kushtetues të rrisin pagat e tyre për 78 përqind, që mendoj se është non-sense”, tha Suaret Alishan, person me aftësi të kufizuara.

“Isha pjesë e revolucionit laraman, sepse isha dëshmitar I një tiranie që e përdorte popullin, manipulonte, gënjente.. për fat të keq ajo vazhdoi, nuk I erdh fundi asaj. Unë këtu kam fjetur 60 ditë këtu nëpër tenda, duke menduar se do të sjell ndryshime, se do ta çojë shoqërinë në të mirë dhe të jetë më mirë për të gjithë qytetarët, jo vetëm për 120 persona politikanë. Si mund njëzëri ta rrisin pagën e tyre për 78 përqind, ndërsa qytetarët nuk marrin asgjë”, deklaroi Bllagojçe Georgiev, person me aftësi të kufizuara.

“Asnjë nga bisedimet që I kanë edhe për proceset euro integruese nuk mund të sillen pa ne, motoja ynë është ‘asgjë për ne, pa ne’. Dëshironi të shkoni në Evropë, nuk mundet në Evropë pa ne, të gjithë së bashku …Me 8500 denarë është zero, 6000 denarë kemi mjekim, participojmë, fatura komunale, domethënë tmerr”, theksoi Brankica Dimitrovska, person me aftësi të kufizuara.

Ata kërkojnë formim të institucionit Avokati I popullit për personat me nevoja të veçanta, 78 përqind asistentë arsimore për persona me nevoja të veçanta, program të adaptuar sipas nevojave të nxënësve të kësaj kategorie, si dhe mjete ndihmëse ortopedike. Nga pushteti lokal kërkojnë parkingje të përshtatshme, shtigje të qasshme për personat me shikim të dëmtuar dhe aftësi të kufizuara fizike, kënde lojrash për fëmijë dhe të ngjajshme. /Alsat

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-27-00-23-05-927-edit_com.facebook.katana

Ish-shefi i Inteligjencës së Kroacisë për sulmin në veri: Shuplakë e madhe për Vuçiqin

anton-quni

Quni ‘zbulon’ qëllimin e terroristëve: Synimi s’ka qenë që të rrinë në Manastir

durmo llaskarc

Si mundet që rasti i “Llaskarcës” ku pati viktima, të zgjasë me vite? – pyet gjykatësja e Kushtetueses, Kacarska

milan radoicic radojcic

Grupi i Radojiçiqit ka dhënë deri në 15 mijë euro për djegien e veturave

Mesto: Beograd
Datum: 21.05.2010
Dogadjaj: POLITIKA/EKONOMIJA - ministar bez portfelja u Vladi Srbije Sulejman Ugljanin potpisao je danas ugovore sa predstavnicima 31 preduzeÊa i organizacija iz nedovoljno razvijenih opötina, kojima se sredstva dodeljuju na osnovu prvog javnog konkursa za 2010. godinu
Licnosti: Sulejman Ugljanin

Sulejman Ugljanin përsërit kërkesën: Boshnjakët të bashkohen në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

Ali Ahmeti

Ahmeti: Pranoj rivalitetin, por jo deri në armiqësi

xhipi radojcicic radoicicit kfor

KFOR’i me deklaratë të re: Gjatë gjithë kohës u koordinuam, Policia e Kosovës veproi në përputhje me prerogativat ligjore

velimir bujanec ushtaraku kroat

Ushtaraku kroat: Mesazh shqiptarëve dhe Serbisë

policia kosoves terroristet veri

Reagon gruaja e terr oristit të vrarë : Pres që dikush të më zgjoj nga ky makth, prisja të dilje fitimtar

INFO

NA NDIQ