Qëndrimi tregon se si lindi ideja e prodhimit të superveturës së parë shqiptare që do të kushtojë 1.7 milion euro

INA
INA

03/02/2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka realizuar ‘podcast’ e radhës, ku mysafir ka pasur sipërmarrësin shqiptar nga komuna e Drenasit, i cili jeton dhe vepron në Itali, Qëndrim Thaçi.

Ky i fundit, ka prezantuar ditë më parë superveturën e parë shqiptare Illyrian Pure Sport gjatë një ekspozite në Torino, TREDITECH.

Thaçi ka treguar se si ka lindur ideja për të ndërtuar një ndër veturat më të shpejta në botë.“Kur isha fëmijë dhe po lozja, godita topin dhe ai shkoi drejt një veture Ferrari, i cili sot ka vlerë prej 40 milionë eurove. Enzo Ferrari më qortoi duke më thënë ‘a e din se çfarë veture ke goditur’. Aty kanë lindur shkëndijat e para të dashurisë për veturat”, pohoi ai.

Ai tregoi se kishte mbajtur premtimin që të bëhet stomatolog siç kishte ëndërruar babai i tij, megjithatë Thaçi ëndërronte të ndërtonte veturën.

“Kam shitur gjithë pasurinë, shtëpitë që kisha. Gjithçka për të prodhuar veturën”, zbuloi ai duke thënë se më pas ka studiuar dhe analizuar shumë vetura – nga inxhineringu deri tek homologimi – dhe kështu ka filluar të krijojë idenë e veturës së parë shqiptar.Thaçi thotë se vetë e dizajnon çdo detaj të veturës dhe pastaj iu dërgon inxhinierëve për të evidentuar lëshimit që ka bërë pasi që nuk lejohet të bësh gabime me veturat me shpejtësi të lartë.

Ai pohoi se vetura “është krejtësisht prej karboni. Peshon 1250 kilogramë dhe ka maksimalisht 950 kuaj/fuqi. Shpejtësia arrin në 375 km/h. Ka një motor 3.0 litërsh Twin Turbo me 950 kuaj/fuqi. Vetura prodhohet në Torino. Dëshira ime është që të bëhet në dy shtetet tona”.

Sipërmarrësi më tutje shtoi se tashmë ka marrë porositë e para, “kjo veturë ka numrin e limituar. Do të prodhohen vetëm 27 copa ndërsa vlerën ia kam caktuar unë. Dhe nuk do të jetë e lirë. Kjo pasi që kem investuar në të. Pas këtyre 27 njësive, vetura do të pësojë disa ndryshime dhe do të del marka e re”.Ai ka treguar se pse do t’i prodhojë vetëm 27 vetura të kësaj marke, “ka një rregull. Nëse dëshiron ta mbanë emrin lartë në treg, duhet të kesh një veturë super ekskluzive”.

Ndryshe, Thaçi ka qenë i përfshirë në projekte shumë të mëdha sikurse për brendet Ferrari dhe Lamborghini.

Në vitin 2016 kishte themeluar kompaninë Arrera, e cila fillimisht ishte thjesht firmë jofitimprurëse, por që gjatë viteve e kishte bërë fitimprurëse.

Ai ka inicuar një ide për të hapur një shkollë në Kosovë për dizajn inxhinierik dhe për inxhinieri mekanike për të gjithë adhuruesit e makinave që duan ta ndjekin këtë profesion.

Video: https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1082916922898838/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, vendi dytë në rajon

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

Bitcoin

Vlera e Bitcoin shkon në mbi 65,000 dollarë – duke iu afruar nivelit më të lartë të të gjitha kohërave

kucove baza ajrore

Në Kuçovë përurohet baza ajrore e NATO-s, Rama njofton se sot do ta bëjnë fluturimin e parë dronët Bayraktar

190719_ROBOTET_12_8

Në një kompani suedeze, një chatbot bën punën e 700 njerëzve – në një muaj ai pati 2.3 milionë biseda

whatsapp-main-600x360

WhatsApp shfaq shenjat e para të funksionit për komunikim ndër-platformë

chat-gpt

Elon Musk padit krijuesin e ChatGPT OpenAI

nasa2

A do të jetë në gjendje NASA të sjellë mostrat e Marsit në Tokë?

INFO

NA NDIQ