Qeveria e re VMRO-VLEN -ZNAM?! 

Picture of INA
INA

26/04/2024

VMRO-DPMNE, VLEN dhe Lëvizja Znam ka mundësi që ta formojnë Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut. Duke u bazuar nga numri i votave që ka fituar secila prej tre partive apo koalicioneve, kjo treshe mund të formojë një shumicë stabile madje deri në 75 deputetë. Për kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, partner më i dëshirueshëm për bashkëqeverisje është opozita shqiptare, VLEN. Për këtë, më 24 prill, Mickoski tha se e ka marrë në telefon Arben Taravarin duke i uruar zgjedhje të suksesshme parlamentare, me shpresë që bashkë të formojnë Qeverinë e ardhshme.“U dëgjova me opozitën shqiptare, me z.Arben Taravarin. I urova për rezultatin dhe i urova zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe qeveri të ardhshme në Maqedoni”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

E oferta e Mickoskit për bashkëqeverisje, për Taravarin do të thotë se edhe VMRO e ka kuptuar peshën e votës shqiptare. Megjithatë siç ka shkruar Taravari në Facebook profilin e tij, fokusi i tyre është që të punojnë më fuqishëm për zgjedhjet e 8 majit, që të marin numër sa më të madh të deputetëve.

“Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë. Megjithatë fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve. Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor”, pohoi Arben Taravari, VLEN.

Pyetëm edhe kreun e Lëvizjes Besa Bilall Kasamin nëse koalicioni VLEN do të jetë pjesë e përbërjes së re qeveritare pa ndryshime kushtetuese.

“Ne e kemi thënë se në një Qeveri ku do të jetë koalicioni VLEN, sigurisht se do të jetë një Qeveri që do të garantojë integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe sigurisht se e kemi thënë edhe më herët që në një Qeveri të tillë do të jetë shumë më lehtë, qoftë VMRO-ja në Qeveri apo ndonjë parti tjetër politike, të bëhen ndryshimet kushtetuese”, tha Bilall Kasami, VLEN.

Në lojë për bashkëqeverisje është edhe partia e Maksim Dimitrievskit, Lëvizja Znam. Duke treguar kushtet për koalicionim, Dimitrievski njoftoi se cilado parti vjen për negociata, atyre do u dorëzohet një letër me vija të kuqe kombëtare.

“Gjatë fillimit të negociatave për formim të shumicës së ardhshme parlamentare, do t’i japim në letër si propozim deri te të gjitha partitë politike, propozimet tona për atë çfarë do të thonë vija të kuqe kombëtare të popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë, me çka synimi është që të arrihet jo vetëm bashkim kombëtar por edhe vëllazërim dhe bashkim i gjithë qytetarëve të shtetit”, u shpreh Maksim Dimitrievski – ZNAM./TV21

TË FUNDIT
2 orë
Republika: Kryetari i FFM-së dyshohet se ka dhënë ryshfet në Kërçovë në favor të një partie në pushtet!?
6 orë
Tentim për grabitje në ambientet e komunës së Çairit, ku mbahej materiali zgjedhor
6 orë
Kushte për Serbinë, BE miraton paketën 6 miliardë euro për Ballkanin
6 orë
Ditët e festave si ditë jopune në Maqedoni gjatë 2024
8 orë
Kallëzim penal në Prokurorinë e Kumanovës ndaj 8 vetave për parregullsitë në Likovë (Dokument)

ME TE LEXUARA

1 ditë
Aksident i rëndë në autostradë në Turqi/ 8 të vdekur e 11 të plagosur
12 orë
Sot shënohet dita e policisë në Maqedoni, regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup
2 ditë
Politikanët mercenarë në skenën politike shqiptare në Maqedoni
6 orë
Kushte për Serbinë, BE miraton paketën 6 miliardë euro për Ballkanin
1 ditë
Taravari: Pasi ta formojmë Qeverinë, do të jemi pranë jush

LEXO MË SHUMË

IMG_1902

Republika: Kryetari i FFM-së dyshohet se ka dhënë ryshfet në Kërçovë në favor të një partie në pushtet!?

komuna e cairit

Tentim për grabitje në ambientet e komunës së Çairit, ku mbahej materiali zgjedhor

eurozona2

Kushte për Serbinë, BE miraton paketën 6 miliardë euro për Ballkanin

qeveria

Ditët e festave si ditë jopune në Maqedoni gjatë 2024

kuti votimi zgjedhje

Kallëzim penal në Prokurorinë e Kumanovës ndaj 8 vetave për parregullsitë në Likovë (Dokument)

flamuri-maqedon

E mërkura e 8 Majit ditë jo pune për të gjithë qytetarët e RMV-së!

derivate nafta dizeli benzin

Lirohet çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoni

KESHILLI i Evropes KIE

BE-ja miraton programin 6 miliardësh për Ballkanin Perëndimor, Kosova dhe Serbia kushtëzohen me “rezultate në normalizim”

statistika menaxhim ekonomi biznes

Këto janë TOP 10 kompanitë me fitimin më të madh në vitin 2023 në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ