Ramadani pas mbledhjes së kryesisë së ASH-së: AKI është koalicioni fitues i votës shqiptare

Picture of Ina Online
Ina Online

22/10/2025

Aleanca për Shqiptarët që udhëhiqet nga Arben Taravari në mbledhjen e sontme të kryesisë shqyrtoi dhe analizoi rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 19 tetorit.

“Jemi mbledhur këtu për të komentuar rezultatet që u arritën si koalicion AKI në zgjedhjet lokale, ne kemi fituar votën shqiptare dhe nëse votat për këshill komunal që ka fituar AKI përballë VLEN-it, do të përktheheshin në mandatë deputetësh atëherë do të ishin 20 për ne me 15 për ta. AKI vazhdon rrugëtimin fuqishëm, ne kemi rreth 23 mijë vota më shumë se sa koalicioni shqiptar në qeveri. Në Gostivar, në Vrapçisht kemi diferencë të theksuar në epërsi, ndërsa në Saraj duket që gara u fitua me votat e VMRO-DPMNE-së”, tha Ramadani.

Ai paralajmëroi mobilizim të strukturave për rrethin e dytë zgjedhor.

“Rikonstatuam se rezultati zgjedhor i këtyre zgjedhjeve për AKI-në e arriti qëllimin e krijimit të kësaj aleance, që të fiton votën shqiptare”, deklaroi Ramadani.

Ai llogariti që numri i votave ndërmjet AKI-së dhe VLEN-it është 20 me 15, nëse bazohen në numrin e votave për këshillat komunal.

Sipas tij, në raudin e dytë të zgjedhjeve lokale presin fitore në Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Strugë.

“Presim fitore në Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Strugë. Këto janë betejat që do të vendosin fituesit në këto zgjedhje ndërmjet dy blloqeve shqiptare”, theksoi Ramadani.(INA)

TË FUNDIT

Rihanna humbi 36 milionë dollarë nga projekti i dështuar me Louis Vuitton për shkak të pandemisë

Lloga: E sfidoj VLEN-in, ejani të dalim në zgjedhje

Pëllumb Pelinci zbulon planin për eliminimin e tij

Vendos goli i Bellingham në përballjen e gjigandëve, Real Madrid-Juventus

Liverpooli fiton bindshëm në Gjermani

Osimhen “nderon” Galatasaray-n, Bilbao fiton me përmbysje

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË