Risia e fundit nga Instagram vjen me pasoja për disa përdorues!

Picture of INA
INA

02/05/2024

Instagram po ndryshon algoritmin e tij që ndikon në Reels për t’i dhënë përparësi “përmbajtjes origjinale”.

Para së gjithash, kjo do të ketë pasojat për ata që publikojnë kryesisht video të përdoruesve të tjerë. Gjithashtu, llogaritë me më pak ndjekës, por që postojnë videot e tyre, duhet të kenë shikueshmëri më të mirë në këtë mënyrë.

Në një postim në blog, kompania deklaroi se po përpiqet të korrigjojë mënyrën e renditjes së llogarive, sepse, siç thonë ata, historikisht, krijuesit me një numër të madh ripostimesh dhe ndjekësish kanë arritur më shumë përdorues sesa ata të cilët krijojnë përmbajtje origjinale. Nuk është e qartë se çfarë ndryshimesh do të bëjë Instagram për ta barazuar këtë, por ata theksuan se algoritmi nuk do t’i japë më prioritet llogarive me më shumë ndjekës.
Ndryshimi i renditjes së përmbajtjes duhet të hyjë në fuqi në muajt e ardhshëm, ndërsa ndryshimi i përmbajtjes origjinale ka të ngjarë të arrijë shumë më shpejt. Instagram thotë se do të vendosë në mënyrë aktive videot origjinale në sugjerime në vend të Reels të ripostuar, kur vëren se përmbajtja është identike. “Gjithashtu, kur dikush riposton përmbajtjen e dikujt tjetër, do të ketë një shenjë se kush është krijuesi origjinal. Kjo nuk do të zbatohet për memet ose përmbajtje të tjera të ndryshuara ndjeshëm, thotë Instagram.

Së fundmi, Meta ka zbuluar detaje se sa të ardhura nga reklamat ka krijuar Instagram gjatë viteve të fundit. Në vitin 2021, të ardhurat nga reklamat e Instagram ishin 32.4 miliardë dollarë, që është më shumë se edhe shërbimi i videove YouTube, i cili gjeneroi 28.8 miliardë dollarë në të njëjtin vit. Business Insider më parë theksoi avantazhin e Instagram ndaj YouTube, duke vënë në dukje se YouTube u jep 55% të çdo dollari që fiton nga reklamat për pronarët e përmbajtjeve që ngarkojnë video, ndërsa Instagram ndan shumë më pak

TË FUNDIT
14 orë
Facebook dhe Instagram “nën hetim” nga BE, krijojnë varësi te të miturit
2 ditë
Ndalohet një 19-vjeçar në Tetovë, ka shpërndarë materiale raciste dhe ksenofobike
2 ditë
Arrin GPT-4o: Ç’mund të bëjë modeli i ri i inteligjencës artificiale?
2 ditë
TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale
3 ditë
Çfarë është AI, si funksionon dhe për çfarë mund të përdoret?

ME TE LEXUARA

14 orë
Facebook dhe Instagram “nën hetim” nga BE, krijojnë varësi te të miturit

LEXO MË SHUMË

rrjete sociale instagram facebook tik tok

Facebook dhe Instagram “nën hetim” nga BE, krijojnë varësi te të miturit

otwarcie-txt-uslugami-w-hakera

Ndalohet një 19-vjeçar në Tetovë, ka shpërndarë materiale raciste dhe ksenofobike

chat-gpt

Arrin GPT-4o: Ç’mund të bëjë modeli i ri i inteligjencës artificiale?

tik tok

TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Inteligjenca artificiale AI

Çfarë është AI, si funksionon dhe për çfarë mund të përdoret?

tik tok

Tiktok etiketon përmbajtjet AI, çfarë do të ndodhë me prodhimet e gjeneruara prej saj?

google

Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë

iphone dyqan

​iPhone 16 Pro pritet të sjellë katër veçori të reja të kamerës

Apple-1

Apple në bisedim me OpenAl që të integrojë ChatGPT-në në iPhone

INFO

NA NDIQ