Rufi Osmani me një porosi për faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut

ina-online
ina-online

27/03/2024

Profesori universitar Rufi Osmani ka theksuar se prioritetet kyçe të faktorit politik shqiptar në këto zgjedhje, duke theksuar se fokusi kyç do të jetë tek ndryshimet kushtetuese që Maqedonia e Veriut të integrohet në BE dhe të mos ndodhë bllokimi që do ta shpiej vendin në një qorrsokak të ri, përcjell INA.

“Ajo që është thembra e Akilit e këtyre zgjedhjeve është që të na kthehet në pushtet partia e cila e për 10 vite e mbajtë të bllokuar procesin eurointegrues të vendit. Ky rrezik politik është shumë i madh dhe ai mund të na sjellë në një qorrsokak të ri dhe Maqedoninë ta lë në shoqëri vetëm me shtetin më problematik Serbinë, si aletate kyçe e Rusisë.
Pata rast të analizoj katër shtyllat e programit të doktor Arbenit dhe ajo që për ne si shqiptarë duhet të jetë koncensus i përgjithshëm se të gjithë ne duhet edhe me doktor Arbenin edhe me deputetët që do i zgjedh ky koalicion fuqishm të përkrahim kartën e ndryshimit të Kushtetutës për tu integruar në Unionin Evropian. Pa keqkuptime jam dakord për heqjen e 20%, demokraci koncensuale, por për ato çështe nuk ka klimë dhe nuk ka numra. Ne duhet të flasim konkretisht dhe praktikisht.
Pra mesazhi im do të kishte qënë që në veçanti edhe në rrethin e dytë ër president, por edhe më pas të bëhet parlamenti i ri kriteri për ndryshimet kushtetuese për integrimin në BE. Të bëhet një bllok që të parandalohet rikthimi i partisë që do të bllokonte procesin e integrimit, dihet se kush është dhe ne të mos jemi bashkëfajtor për një bllokadë. Dikur kam thënë nëse këto ngelin në pushtet 20 vjet nuk do të ngel shqiptarë dhe për fat të keq nëse ato do të na humbin edhe 10 vjet, atëherë nuk do të kemi se me cilin do të bisedojmë”, ka nënvizuar profesori Osmani në takimin e kandidatit për president Arben Taravari me intelektualë dhe personalitete të jetës publike.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Klinika-Infektive-Shkup

ISHP: Katër persona të shtruar në spital me kollë të keqe

dhuna-kuvend-27-prilli

LSDM: 27 Prilli është kujtim i përgjakshëm i regjimit të DPMNE-së

talat xhaferi

Kryeministri Xhaferi në promovimin solemn të nëpunësve të rinjë policorë

bdi feste shkup

Çfarë mësuam nga presidencialet dhe çfarë na pret në garën parlamentare

menduh thaci ali ahmeti

Menduh Thaçi: Jam i moralshëm, Ali Ahmetin e njoh moti

Maksim Dimitrievski

Maksim Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Screenshot_2024-04-26-21-33-14-432_com.facebook.katana-edit

Më 2 maj, Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

inbound7489671597751205968

Deri më 30 prill në mesnatë paraqitje e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim në zgjedhjet e 8 majit

inbound4599666683948848252

Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

INFO

NA NDIQ