Sela: Apasievit i sugjeroj kurs për gjuhën shqipe, leksione me çifteli dhe bashkë me Ali Ahmetin t’ja krisin këngës “Enver Hoxha…”

Picture of designer@fetishimedia.ch

16/03/2022

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ka komentuar sjelljen e dekretit qeveritar për zbatimin e gjuhës shqipe në uniformat e policisë.

“Uroj që ky dekret të mos ketë fatin e ligjit për gjuhët. Siç e dini ligji thotë që afati maksimal për implementimin e tij është 2019. Ligj ishte sjell në mars 2018. Në ligj ishin paraparë afate, afati i parë 6 mujor që parashihte ndërrimin e tabelave. Afati i dytë ishte maksimum një vjet që parashihte implementimin e plotë duke përfshirë uniformat e policisë”, theksoi Sela.

Sipas tij, realisht dikush duhet të mbajë përgjegjësi për vonesën tre vjeçare, përcjell INA.

“Kuptohet këto vonesa kanë të bëjnë me ata që vonuan këtë ligj për më shumë se 15 vjet, e që 20 vjet janë në pushtet. Shpresoj që ky dekret të mos ketë fatin e ligjit. Gjithmonë kështu manipulojnë opinionin, si shembull ku është implementimi i gjuhës shqipe në gjykata. Natyrisht bëhet fjalë për marketing të ulët nga një parti që këtë temë duhet ta kishte konsumuar nga viti 2002 kur hyri në Qeveri. Ka një të vërtetë të madhe se ligjin nuk e kanë sjellë ata, por kur ishte ASH pjesë e Qeverisë dhe e kishte kush vendimtar”, theksoi kreu i ASH-së.

Duke folur për reagimin e ashpër të kreut të “Levica”, Apasiev për dekretin, Sela theksoi se ky është pjesa shtesë e marketingut të BDI-së dhe manipulimit të publikut me lojën mes tyre.
“Apasievit i bën mirë të zgjeroj horizontet dhe është edukatë e kulturë të njohësh gjuhë tjera, jo të urrej. I sugjeroj të nis një kurs për mësimin e gjuhës shqipe dhe bashkë me kursin e shqipes ca leksione me çifteli, e bashkë me Ali Ahmetin tja krisin këngës Enver Hoxha tungjatjeta”, theksoi Sela.(INA)

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË