Mesazhet që vijnë nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut!

Picture of INA
INA

09/05/2024

Nga Anisa Bahiti, Drejtore e Infoweb Media, Analiste

Dje u mbajtën zgjedhjet në Republikën fqinje të Maqedonisë së Veriut. Rezultati ishte i qartë dhe i pritshëm, përmbysje totale dhe e thellë e pushtetit të 8 viteve të fundit LSDM-BDI. LSDM shkoi në rezultatin më të keq historik të vetin me 18 deputetë, një deputet më pak se BDI, partneri shqiptar në koalicion për 8 vite.

Po pse ndodhi kjo përmbysje?

Janë 10 arsyet që do rendisim, por ndoshta dhe më shume.

1. VMRO-DPMNE pas ikjes 6 vjet më parë të Nikola Gruevskit dhe humbjes se zgjedhjeve vendore, nuk bëri arnime, por reformë të thellë brenda partisë, zhduku nga partia të tërë klasën politike të Gruevskit duke sjellë në krye dy të rinj të papërzier me qeverisjen e deri atëhershme Mickovskin dhe Nikoloskin.

2. Si pjesë e Partive Popullore Europiane, ata me mundim, por me insistim, hoqën vulën e Anti-Perëndimorit, por në të njëjtën kohë duke mos bërë lëshime tek parimet e tyre politike.

3. Çdo përpjekje për rikthim të Nikolla Gruevskit nga brenda dhe jashtë partisë për përçarjen e tyre jo vetëm që nuk e pranuan, por përdorën pikërisht aleancat e tyre në Perëndim për të mos ndodhur kjo gjë duke e ndarë historinë e tyre nga ajo e Gruevskit njëherë e përgjithmonë. Fushata e tyre në këto 4 vite ka qenë e thjeshtë anti-korrupsion dhe anti-krim dhe konsolidimi i partisë, sidomos pas fitores së zgjedhjeve vendore 3 vjet me parë.

4. Ne politikën e jashtme VMRO ishte shumë e qartë ‘JO’ Ballkanit te Hapur si formë moderne e riciklimit të një Jugosllavie të Re e cila do të përbënte regres historik.

5. Në raport me shqiptarët, VMRO-DPMNE, ka qenë shumë e qartë, pas refuzimit të përsëritës të BDI për t’iu rikthyer një koalicioni me VMRO-në, ata me durim konsoliduan një marrëdhënie me një grupim opozitar partish shqiptarë në Shkup, e cila sot quhet VLEN dhe do të bashkëqeverisë me ata duke i dhënë atyre nga 30-40% të pushtetit me shumë gjasë dhe Kryetarin e Parlamentit. 6.VMRO programin në fushatë e kishte më të qartë se të gjithë; luftë varfërisë, rikthim të progresit ekonomik e mbi të gjitha luftë të thellë korrupsionit.

7. Në raport me qëndrimet STRATEGJIKE ata u përcaktuan qartë pro SHBA-ve dhe NATO-s kundër Rusisë, por edhe mos lejimit të nëpërkëmbjes dhe talljes nga Bullgaria për çështjen e identitetit kombëtar dhe gjuhës, si è vetmja formë e respektimit të ideologjisë politike të Lëvizjes së tyre e themeluar në 1893, duke konsideruar maqedonasit pasardhës të Aleksandrit të Madh 2.000 vjet para Krishtit dhe jo pasardhës të sllavëve 1.000 vjet pas Krishtit.

8. Në marrëdhënie me fqinjët e tjerë ata kanë raporte të relaksuara me Kosovën e Albin Kurtit, të qeta me Serbinë dhe marrëdhëniet me Shqipërinë do t’ia lënë partnerëve në koalicion.

9. Në ekipin e tyre ata kishin shumë gra dhe jo familjarizëm. Fitorja e thellë e kandidates së tyre grua për Presidente ishte shenjë e qartë se gratë në RMV e mbështeten fort këtë forcë politike.

10. Ata ritheksuan se me ekonominë, investimet e huaja, bujqësinë dhe çështjet sociale, jo vetëm që nuk do bëjnë demagogji, por do të jetë karta e fortë e tyre politike për të mos përfunduar pas 8 vitesh si LSDM apo PASOK dikur. Infoweb Media

TË FUNDIT
22 orë
Marrëveshja e Konçulit
2 ditë
Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja
3 ditë
Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës
3 ditë
Ramabaja: Edi Rama - ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit
3 ditë
Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit

ME TE LEXUARA

22 orë
Marrëveshja e Konçulit

LEXO MË SHUMË

refik hasani

Marrëveshja e Konçulit

ali mehmeti

Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

andi-bushati

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

ramabaja sadri

Ramabaja: Edi Rama – ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit

kim-mehmeti

Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit

kurti vucic rama

Dyfytyrësia e sjelljeve të Kryeministrit Rama: Nga ngrohtësia me Vuçiç te ftohtësia me Kurtin dhe pasojat për Kosovën

adnan azizi

Piskamat për pushtet, para dhe pisllëk!

nexhat

Diplomacia e globalizimit

adnan azizi

Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet…

INFO

NA NDIQ