Si të luftohet propaganda ruse?

Picture of INA
INA

21/06/2023

Enver Robelli

Mësimi i parë: çdo shoqëri duhet të mësojë nga Finlanda. Shoqëritë shqiptare sidomos.

Mësimi i dytë: në Finlandë rol kyç luan sistemi arsimor. Plan-programet shkollore janë përshtatur në vitin 2016 me qëllim të rritjes së kompetencës mediale të konsumatorëve. Nxënësit që herët mësojnë se si t’i dallojnë lajmet e rrejshme, manipulimet, gënjeshtrat, propagandën.

Mësimi i tretë: Finlanda ka një Agjenci Kombëtare të Emergjencës (The National Emergency Supply Agency), e cila ka në fokus temën e lajmeve të rrejshme. Qeveria bashkëpunon me ndërmarrje private për të forcuar rezistencën e shoqërisë kundër kërcënimeve dhe për t’i përgatitur njerëzit kundër ndërhyrjeve të padëshirueshme.

Mësimi i katërt: Shumë organizata të shoqërisë civile në Finlandë angazhohen në zhvillimin dhe zbatimin e programeve kundër lajmeve të rrejshme. Në këto programe marrin pjesë shkollat, bibliotekat, ministritë, universitetet.

Mësimi i pestë: Në Finlandë ekziston një «critical thinking curriculum», një kurrikulë e të menduarit kritik. Qëllimi i kësaj kurrikule është analiza e burimeve dhe verifikimi i fakteve si dhe analizimi i teknikave të manipulimit. Në rastin më të mirë edukimi në fushën e kompetencës mediale fillon gjatë kohës kur fëmijët vijojnë çerdhen. Anketat dhe studimet tregojnë se banorët në Finlandë kanë kompetencën më të lartë mediale. E pritshme dhe aspak befasuese: në fund të listës ndodhen vendet e Ballkanit.

TË FUNDIT

BDI: Kryeministri e ka shndërruar “VLEN-in” në degë të VMRO-DPMNE-së te shqiptarët

Ali Ahmeti dhe emocionet që fshihen në male

Nata e fundit e “Skupifestival”, shpallen fituesit

Albioni nga Shqipëria dhe Gresa nga Kosova triumfojnë në Maratonën e Shkupit!

Pse i urrej partitë politike, iu thënshin shqiptare?!

VLEN: “Skaneri” që kërkon Ali Ahmeti e ka emrin Artan non grata Grubi!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË