Sonte takimi i madh Macron-Vuçiq, Franca e qartë me Serbinë për Kosovën

Picture of INA
INA

08/04/2024

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron sonte në Paris do ta pres në takim kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lideri serb kur njoftoi për takimin tha se “ky është takimi më i rëndësishm që kam zhvilluar ndonjëherë”.

Biseda zhvillohet disa ditë pasi që vetë Vuçiq “urdhëroi”qeverinë e shtetit të tij ta bëjë Ekipin Shtetëror, që do të punojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Ekipin në fjalë, siç njoftoi qeveria serbe, do ta udhëheq kryediplomati, Ivica Daçiq, njofton Klankosova.tv.

Me krijimin e ekipit të tillë pala serbe po shkel enkas pikën katër të ujdisë së arrtitur para një viti me atë kosovare në Bruksel-në të thuhet se Serbia, nuk kundërshton anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Profesori në shkollën prestigjioze IESEG me bazë në Paris, Valon Murtezaj, ka deklaruar se Franca dhe presidenti i saj Macron, do insistojnë por edhe qartësojnë, në këtë rast Serbisë se marrëveshjet me Kosovën, nuk mund të shkelen.

Republika franceze, ka bërë të qartë se Kosova duhet dhe do të jetë anëtare e KiE-së. Përderisa hyrjen e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, Parisi e konsideron çështje strategjike dhe të sigurisë së gjithë Evropës.

Ndryshe, në letrën e tij uruese për 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dërguar presidentes Vjosa Osmani (më 13 shkurt 2024) Macron, mes tjerash tha se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të ujdisë Bruksel-Ohër, përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë./Klankosova.tv

TË FUNDIT
3 ditë
Ministri gjerman Lindner: Qëllimi i Putin nuk është Ukraina por Evropa
3 ditë
Tërmet në Turqi
4 ditë
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
5 ditë
Biden dhe 17 liderë botërorë ofertë Hamasit, kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite për armëpushimin e menjëhershëm
5 ditë
Bashkëshortja nën hetim, Kryeministri i Spanjës Pedro Sançez shqyrton mundësinë e dorëheqjes

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Christian Lindner

Ministri gjerman Lindner: Qëllimi i Putin nuk është Ukraina por Evropa

termet

Tërmet në Turqi

shba-2

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Palestina gaza

Biden dhe 17 liderë botërorë ofertë Hamasit, kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite për armëpushimin e menjëhershëm

Pedro Sanchez

Bashkëshortja nën hetim, Kryeministri i Spanjës Pedro Sançez shqyrton mundësinë e dorëheqjes

ukraine

Plagosen 13 civilë nga bombardimet ruse në Ukrainë

varferi

OKB: Rreth 282 milionë njerëz në mbarë botën vuajtën nga uria akute në 2023

kongresi senati

Senati Amerikan miratoi paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Kongresi Senati Amerikan SHBA

Në ankth për Ballkanin, SHBA-ja aspiron angazhim të shtuar

INFO

NA NDIQ