Sot nis regjistrimi i popullsisë në Kosovë, ja çfarë duhet të dinë qytetarët

Picture of INA
INA

05/04/2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës sot nis procesin e regjistrimit të popullsisë në vend, e cila do të zgjasë deri më 17 maj.

Pjesëmarrja në regjistrim kërkohet me ligj, teksa në rast refuzimi mund të penalizohen në shumën nga 30 euro-2.000 euro për person.ASK ka bërë të ditur se informacioni i mbledhur gjatë regjistrimit të popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave.

Por, çfarë duhet të dinë qytetarët rreth projektit të regjistrimit të popullsisë ReKos 2024?Për t’u siguruar që qytetarët të kenë qasje për projektin e regjistrimit të popullsisë dhe të jenë të përgatitur mirë për disa detaje më specifike nga fushat kryesore, më poshtë janë dhënë disa sqarime për qytetarët. Ky informacion synon të ndihmojë në bërjen e procesit sa më të qartë dhe gjithëpërfshirës.

Qëllimi i regjistrimit

Regjistrimi ndihmon në kuptimin e ndryshimeve demografike, planifikimin e shërbimeve publike si: shkollat dhe spitalet, ofrimin e shërbimeve të ndryshme nga komunat, transportin, ndarjet buxhetore, ndarjen dhe kufizimet e personelit shtetëror në një zonë ose komunë, si dhe për planifikimet në të ardhmen. Është thelbësore për formësimin e së ardhmes së komuniteteve dhe kombit. Një Regjistrim i saktë siguron përfaqësim dhe shpërndarje të drejtë të fondeve qeveritare.

Data dhe kohëzgjatja e regjistrimit të popullsisë

Regjistrimi i Popullsisë fillon më 5 prill dhe pritet të përfundojë më 17 maj 2024. Nga data 5 prill deri më 10 prill 2024 punonjësit (regjistruesit) e regjistrimit do t’i vizitojnë zonat tuaja të banimit dhe banesat/shtëpitë më shumë për t’i shpërndarë materialet si: fletëpalosjen, letrën informuese dhe për t’u njoftuar me Zonën Regjistruese. Gjatë kësaj periudhe mund të zhvillohet ndonjë intervistë me ndonjë ekonomi familjare. Nga data 10 prill 2024 do të fillojë regjistrimi i përgjithshëm.Personalisht: intervista duhet të zhvillohet në objektin e banimit të ose në afërsi të banesës/shtëpisë së respodentit (qytetarit). Intervista mund të zhvillohet në: banesë/shtëpi, hyrje, korridor, në një lokal afër banesës/shtëpisë, nëse ka një kopsht, terasë, ballkon ose vende të ngjashme.

Sa zgjatë intervista?

Varësisht prej numrit të anëtarëve të ekonomisë familjare, moshës dhe gjinisë, pritjet janë që intervista në një ekonomi familjare me 4 anëtarë të zgjasë rreth 30 minuta.

Kush duhet t’i jep të dhënat?

Të dhënat rekomandohet të merren nga secili anëtarë i moshës madhore (mbi 16 vjet) nëse ata/ato janë të pranishëm gjatë intervistës. Në raste të tjera, një anëtar i ekonomisë familjare mund t’i jep të dhënat.

Si zhvillohet intervista?

Intervista zhvillohet ballë për ballë. Pasi të jetë prezantuar regjistruesi, duke ju informuar mbi qëllimin e regjistrimit dhe çfarë do të regjistrohet, përcaktohet vendi dhe zhvillohet intervista.

Me çfarë pajisje grumbullohen të dhënat?

Të dhënat grumbullohen përmes tabletëve.

A mund të kem qasje se si po plotësohen pyetjet?Gjate plotësimit të pyetjeve, respodenti (qytetari) mund të shikojë se si po plotësohen të gjitha fushat në aplikacion, si dhe mund ta shikojë çdo përgjigje që jep.

Si identifikohen punonjësit e regjistrimit?

Regjistruesit janë të pajisur me një jelek identifikues, çantë, ID dhe Autorizim.

Informacioni i kërkuar në regjistrim

Pyetjet e zakonshme që parashtrohen në Regjistrim janë aplikuar edhe në ReKos 2024. Pyetësorët janë në harmoni me rekomandimet ndërkombëtare, duke përfshirë rekomandimet nga UNECE dhe Eurostat.
Pyetësorët e regjistrimit janë publikuar në ueb faqen e ASK-së dhe secili qytetar ka qasje për pyetjet që do të parashtrohen për qytetarët. Për qasje më të detajuar rreth Regjistrimit dhe për t’u informuar, luteni ta vizitoni ueb faqen e Agjencisë së Statistikës së Kosovës: https://ask.rks-gov.net/RekosKush regjistrohet?
Të gjithë qytetarët, që në periudhën ndërmjet 5 prillit deri më 17 maj 2024 qëndrojnë në Kosovë duhet të regjistrohen. Më pas, ASK-ja në bazë të kriterit të popullsisë së zakonshme rezidente do ta bëjë klasifikimin e personave rezidentë dhe jo rezidentë (gjatë kësaj periudhe mund të ketë numër të caktuar që regjistrohen, por që mund të jenë: turistë, punëtorë me punë te përkohshme nga shtetet e tjera, vizitë, ndonjë aktivitet kulturor a sportiv, kryesisht nga shtetet e tjetra).Regjistrimi i diasporës
Për popullsinë e lindur në Kosovë ose kanë prejardhje nga Kosova, por që jetojnë jashtë Kosovës për më shumë se 12 muaj (ka një vendbanim-shtetet tjetër rezident) ata regjistrohen përmes një aplikacioni online (www.ediaspora.rks-gov.net) gjatë gjithë periudhës së Regjistrimit.

Në çfarë gjuhe zhvillohet intervista?

Intervista zhvillohet në gjuhën që e flasin komunitetet. Në ReKos 2024 gjuhët në program/aplikacion që do të mund të parashtrohen pyetjet janë: shqip, serbisht, anglisht dhe turqisht.

Dokumentacioni i nevojshëm

Nuk nevojiten dokumentet për t’i verifikuar disa përgjigje që kërkohen në pyetësor, si: pronësia, qiraja, verifikimi i adresës ose të ardhurat. Meqenëse numri personal duhet dhënë për çdo anëtar të familjes është mirë që të përgatiten më parë (skanohen ose printohen) numrat personal të çdo anëtari të familjes. Numri personal gjendet në pasaportë, letërnjoftim si dhe në ekstraktin e lindjes (ekstrakti mund të shkarkohet pa pagesë në eKosova).

A duhet të jepen të dhënat e plota dhe të sakta?

Të dhënat që kërkohen në pyetësor për te gjitha fushat janë obligative të plotësohen dhe në bazë të Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, të dhënat duhet të jenë të sakta, pasi ato do të verifikohen nga burimet e tjera dhe çdo mospërputhje mund të jetë pjesë për ndëshkim.

Mosdhënia e të dhënave të sakta është vepër e dënueshme dhe dënimi është nga 30 euro deri 2.000 euro.Në cilat pyetje mund të mos përgjigjem?
Në pyetjet rreth: përkatësisë etnike, religjionit dhe gjuhës që flisni mund të mos jepni përgjigje dhe nuk ka dënime.

Privatësia dhe konfidencialiteti

Të dhënat tuaja personale janë të mbrojtura me Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ligjin për Statistikat Zyrtare dhe Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Të dhënat do të anonimizohen dhe do të përdoren vetëm për analiza statistikore.

Detyrimet ligjore

Pjesëmarrja në regjistrim kërkohet me ligj. Komunikoni qartë këtë dhe refuzimi nënkupton se ju mund të penalizoheni në shumën nga 30 euro-2.000 euro për person.

TË FUNDIT
5 orë
Kurti: Kosova vendoset në hartë si shtet i sigurt për investitorë të huaj
9 orë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre
11 orë
Iu përkeqësua gjendja pasi u kthye nga Zvicra, gruaja vdiq në Aeroportin e Prishtinës
13 orë
Atentat shqiptarit në Belgjikë, viktima dyshohet se u v’ra për gjakmarrje
13 orë
Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe atyre për Evropë të BE-së

ME TE LEXUARA

13 orë
Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe atyre për Evropë të BE-së
13 orë
Atentat shqiptarit në Belgjikë, viktima dyshohet se u v’ra për gjakmarrje
11 orë
Iu përkeqësua gjendja pasi u kthye nga Zvicra, gruaja vdiq në Aeroportin e Prishtinës
9 orë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre
5 orë
Kurti: Kosova vendoset në hartë si shtet i sigurt për investitorë të huaj
2 ditë
Ndahet nga jeta veprimtari dhe ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi
2 ditë
Arrestohet një kosovar, dyshohet se e vrau pronarin e një lokali në Gjermani
2 ditë
Ky dyshohet të jetë kosovari që vrau pronarin e një lokali në Gjermani
1 ditë
Zbulohet motivi pse shqiptari ekzekutoi pronarin serb të lokalit në Gjermani

LEXO MË SHUMË

Albin Kurti Shkup

Kurti: Kosova vendoset në hartë si shtet i sigurt për investitorë të huaj

Kuvendi-Kosoves

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

aeroporti-adem-jashari

Iu përkeqësua gjendja pasi u kthye nga Zvicra, gruaja vdiq në Aeroportin e Prishtinës

belgjike vrasje

Atentat shqiptarit në Belgjikë, viktima dyshohet se u v’ra për gjakmarrje

Donika Gervalla

Ministrja Gërvalla në Bruksel, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm dhe atyre për Evropë të BE-së

gjermani jeta

Planifikoni të shpërnguleni në Gjermani, ja sa kohë ju shkon duke kërkuar banesë

policia gjermane gjermani

Zbulohet motivi pse shqiptari ekzekutoi pronarin serb të lokalit në Gjermani

policia gjermane gjermani

Ky dyshohet të jetë kosovari që vrau pronarin e një lokali në Gjermani

policia gjermane gjermani

Arrestohet një kosovar, dyshohet se e vrau pronarin e një lokali në Gjermani

INFO

NA NDIQ