Sulmi ndaj gazetarëve, si sulm ndaj personit zyrtar

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

15/02/2023

Sulmi ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatik kategorizohet si sulm ndaj personit zyrtar. Në ndryshimet e Kodit Penal të miratuara në Kuvend, ligji garanton një siguri më të madhe ndaj punëtorëve mediatik gjatë kohës kur ata janë në krye të detyrës. Në ndryshim plotësimet e bëra në Kodin Penal parashikohen dënime më të rrepta për veprat vrasje, parandalim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës, rrezikimi i sigurisë dhe Detyrimi. Petrit Saraçini, nga Instituti për Media dhe Analitikë IMA thotë se ishte koha që më në fund të bëheshin këto ndryshime, të cilat për vite janë zvarritur nëpër procedura parlamentare. Sipas tij në vend mbizotëron një kulturë e pandëshkueshmërisë dhe nëse kjo do të ndryshojë në të ardhmen, do të varet se sa të gatshme do të jenë institucionet të zbatojnë ndryshimet në Kodin Penal.

“Shpresojmë se kjo do të bëjë një ndryshim edhe tek klasat politike, të cilat janë kryesisht ato të cilat nxisin apo të cilat madje edhe organizojnë sulme ndaj gazetarëve. Ne kemi disa raste kohën e fundit edhe nga përfaqësues të opozitës, por edhe nga ato të pushtetit që kanë bërë fyerje ndaj gazetarëve, kërcënime e kështu me radhë. Sigurisht se ne nuk duhet t’i trajtojmë gazetarët sikur ata janë mbi ligjin. Mirëpo nuk mund të presim të demokraci të mirëfilltë nëse zëri i opinionit ngulfatë apo nëse liria e mediave shtypet. Në fund të ditës shumë prej efektit të këtyre ndryshimeve ligjore do të vrarët prej asaj se si dot ë sillen ndaj ndryshimeve ligjore dhe si do të sillen ndaj ligjit organet gjyqësore apo prokuroria dhe gjyqi. Nëse ata nuk e zbatojnë ligjin, nëse përsëri kemi një zbatim selektiv të ligjit, atëherë edhe këto ndryshime ligjore do të kenë një efekt të dobët”, deklaroi Petrit Saraçini-Instituti për Media dhe Analitikë IMA.

Gazetari Aleksandar Todeski, i cili pak muaj më parë u sulmua verbalisht, ndërsa ndaj kolegut të tij kameraman kishte edhe sulm fizik, tha se rasti i tyre është ndër të rrallat që ka marr epilog dhe siç thotë diçka e tilla ka ndodhur vetëm për shkak të presionit mediatik ndaj institucioneve.

“Institucionet i ndërmorën ato hapa, sepse për ngjarjen u alarmua nëpër media. Për fat të mirë ishte një nga rastet e rralla për të cilin pati një epilog, por sulmuesi mori vetëm dënim me kusht. Nëse e përsërit veprën dënohet me burg, nëse jo do të jetë në liri. Do të them se ky ligj më në fund na mbron në njëfarë mënyrë, pra njerëzit që do të duan të na sulmojnë qoftë gazetarin apo kameramanin të mendohen fillimisht se çfarë po bëjnë. Në këtë mënyrë që mund të bëjmë punën tonë, të informojmë qytetarët për atë që ndodh”, u shpreh Aleksandar Todeski- gazetar.

Për sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik gjatë kohës kur janë duke kryer detyrën zyrtarë pason dënim me burg. Sipas ndryshimeve në Kodin Penal, për kërcënimin me jetë të punonjësve të medias, avokatëve dhe punonjësve të shëndetësisë, sulmuesit do të dënohen me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Dhe nëse kërcënimi shkakton një ndjenjë frike ose pasigurie, dënimi mund të arrijë deri në një vit burg. Nëse ndaj këtyre personave ushtrohet dhunë, atëherë dënimi me burg është nga tre muaj deri në tre vjet. /Alsat.mk

TË FUNDIT
1 min
"Si shqiponjë në stadium", fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund
22 minuta
“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani
29 minuta
Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë
32 minuta
“Euro 2024”/ Scamacca do të drejtojë sulmin, ja si do luajë Italia ndaj Shqipërisë
5 orë
Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës

ME TE LEXUARA

1 ditë
Dënime me kusht për pjesëmarrësit në ngjarjet në M-NAV, Prokuroria e ka rikualifikuar lëndën kundër tyre
5 orë
Gruevski tregon si u arratis nga Maqedonia
1 ditë
Festa e Bajramit, çmimi për kurban nga 200 deri në 2 mijë euro
1 ditë
Pse e kërcënoi Shqipëria Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës? Tregon Pandeli Majko
17 orë
Gjermania nis me këmbë të mbarë, fitore të thellë 5:1 me Skocinë
1 ditë
Maqedoni, vdekshmëria vitin e kaluar është ulur me 10% – më shumë kanë vdekur meshkuj
5 orë
Falimentoi prodhuesi gjerman i makinave elektrike Next.e.Go Mobile, investimi i planifikuar edhe në Maqedoni
1 ditë
Taravari: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

LEXO MË SHUMË

shqiptarja fustan

“Si shqiponjë në stadium”, fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund

edi rama

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

kombetarja shqiptare shqiperia

Nga Broja e Asllani te Ramadani e Abrashi – vlera e futbollistëve të Shqipërisë

shqiperi itali

“Euro 2024”/ Scamacca do të drejtojë sulmin, ja si do luajë Italia ndaj Shqipërisë

buka

Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t’ia dalin

de biasi

De Biasi bën prognozën e ndeshjes Itali-Shqipëri, lartëson tre nga kuqezinjtë tanë

gruevski jankullovska

Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit

e.go-veture-elektrike-investim-tetove

Falimentoi prodhuesi gjerman i makinave elektrike Next.e.Go Mobile, investimi i planifikuar edhe në Maqedoni

INFO

NA NDIQ