Të demantohet rrena serbe për kinse, Kisha Ortodokse në Kosovë është serbe

Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/03/2023

Musa Limani

​Pluralizmi politik dhe demokracia, në vete nuk nënkuptojnë të sillesh sipas dëshirës dhe interesit personal apo partiak, por ashtu si e kërkon interesi i përgjithshëm dhe mbi të gjitha ai kombëtar. Për fat të keq kështu nuk po ndodhë. Ne shqiptarët, shikuar historikisht kemi qenë të ndarë nëpër bajraqe e rajone interesash, ku armiqtë tanë e kanë shfrytëzuar dhe na kanë shtypur, sunduar dhe uzurpuar tokat tona etnike. Tani jemi të ndarë sipas partive. Na ka kapluar interesi, egoizmi dhe ego personale, duke e lanë anash çështjen kombëtare.

E kaluara historike, disi mund të kuptohet, por nuk mund të tolerohet tani dominimi i interesave individuale (fjala është për karrieristet dhe profiterët e pas luftës), partiak dhe ata rajonal. Është për të ardhur keq, por shumë e vërtetë se pas ndryshimeve të sistemeve ekonomiko-shoqërore, në të gjitha trojet etnike shqiptare, duke e shfrytëzuar (lexo: keqpërdorur) demokracinë dhe pluralizmin politik, lufta kryesore u bë dhe tani po bëhet për të ardhur në pushtet, për t’u pasuruar, siç ndodhi në ketë kohë, e jo për shtet. Partitë politike të cilat vinin në pushtet, karakterizoheshin me abuzime, korrupsion, kleptokrati, nepotizëm, me politikë destruktive kadrovike, duke u bërë milioner brenda natës, në dëm dhe duke e gjunjëzuar popullin dhe sjelljen e tyre në varfëri dhe skamje, e duke i detyruar të migrojnë në vende të tjera të botës, për të siguruar ekzistencën e tyre, e cila u bë e pamundur në vendin e lindjes.

​Andaj, duke i parë këto anë negative në të kaluarën dhe në të tashmen, duhet të na shërbejnë që t’i flakim të gjitha interesat personale, partiake e rajonale, të dalim nga ego personale, inatet e rivalitetet dhe të bashkohemi rreth interesave tona mbarëkombëtare. Shekulli XXI, do të jetë i shqiptarëve nëse dimë ta shfrytëzojmë. Realizimi i synimeve tona kombëtare do të jetë i mundshëm vetëm nëse jemi unik e të bashkuar, të flasim me një gjuhë e për një qëllim, pra për kauzën tonë kombëtare. Kur është në pyetje interesi kombëtar, nuk ka pozitë dhe opozitë, duhet të jemi një. Të bien poshtë flamujt dhe intereset partiak, e të ngritët flamuri dhe intereset mbarëkombëtar. Nëse veprojmë kështu, e kështu duhet të veprojmë, si dhe duke pasur edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, do të mund t’i realizojmë qëllimet tona shtetërore e kombëtare. Kurrë në historinë tonë kombëtare, nuk e kemi pasur faktorin ndërkombëtar (Fuqitë e Mëdha), në anën tonë më shumë se tani, prandaj, duhet ditur ta shfrytëzojmë mbështetjen e miqve tanë historik, veçmas të SHBA-së. Gjithë këtë parahyrje të shkurtër e bëra me qëllim që të jap mendimin dhe kontributin tim modest si intelektual i këtij nënqielli rreth negociatave aktuale në mes Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahen më 18 mars 2023 në Ohër të Maqedonisë Veriore.

​Ditë më parë, konkretisht më 27 shkurt 2023, në Bruksel u mbajt takimi në mes Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë z. Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar për Planin franko-gjerman, alias të BE-së të përkrahur edhe nga SHBA-të. Paraprakisht për këtë Plan, palët ishin pajtuar që më parë. Kryeministri Kurti, këtë plan e pranoi si bazë të mirë, për diskutime të mëtejme, por jo edhe dokument përfundimtarë dhe deshi ta nënshkruaj, por presidenti Vuçiq nuk pranoi ta nënshkruaj. Mirëpo, sido që të jetë ky plan u mor si i pranuar dhe sipas përfaqësuesve të BE-së, për këtë dokument nuk diskutohet më, është punë e kryerë. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, presidenti i Serbisë, të nesërmen pas këtij takimi, në mjetet e informimit të Serbisë deklaroi publikisht se nuk pajtohet me shumë gjera në këtë plan, veçmas tha se nuk e pranon pikën katër (4) dhe se nuk do të vazhdojë dialogun para se të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015, të cilat i mbeten si “patatja e nxehtë” Qeverisë aktuale.

Kuptohet, plani franko-gjerman, alias i BE-së i përkrahur edhe nga SHBA-ja nuk ka karakter ekzekutiv, por vlen vetëm si dokument për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Andaj, sido që të jetë, ky plan franko-gjerman, edhe pse brenda tij ka gjëra të pa qarta dhe “mish” dhie, dhe në qendër nuk e ka pranimin reciprok, paraqet dokumentin më të rëndësishëm dhe më objektiv deri më tani në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe bazë për biseda të mëtejme. Tani dialogu po zhvillohet në nivel më të lartë dhe të barabartë shtetëror në mes Kosovës dhe Serbisë.

​Me ketë rast, unë do të shkëpusë vetëm pikën ku flitet për dhënien e statusit të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë. Kjo pikë, pas asociacionit, është ndoshta edhe më e rrezikshmja për destabilizimin e shtetësisë së Kosovës, nëse pranohet si e tillë. Andaj, Kisha ortodokse nuk duhet trajtuar si objekt fetar ortodoks serb, sepse nuk është e vërtetë. Në Kosovë ka edhe të tjerë që janë të besimit ortodoks, si shqiptarë, malazez e përkatësi të tjera, nuk janë vetëm serbët. Andaj, këtë klauzolë të përfshirë në Planin franko-gjerman si të tillë, nuk duhet pranuar për kurrfarë kushti, por as të diskutohet për këtë pikë. Nëse lejohet që të formohet statusi i veçantë i objekteve fetare ortodokse serbe, jo që nuk do të bëhet kurrfarë zgjidhje, përkundrazi më tepër do të forconte dhe do të rritte konsolidimin etnonacionalist, hegjemonist dhe shovinist të Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Prandaj, zgjidhja më e drejtë, objektive dhe reale e këtij problemi, do të jetë që këto objekte kulturore historike fetare, t’i kthehen origjinës së tyre, sepse janë trashëgimi kulturore e shqiptarëve, e mos t’u lejohet që edhe më tej Serbia të manipulojë dhe të destabilizojë shtetin e Kosovës. Si rrjedhim, në Kosovë, të gjitha monumentet kulturore fetare historike, duhet të mbrohen si emërtim i përgjithshëm, e jo si i veçantë sipas përkatësisë fetare. Çdo lloj statusi juridik , që i epet cilido objekt fetar, jashtë Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovë për monumentet fetare, do të jetë i rrezikshëm dhe do të sjellë probleme permanente politike, shoqërore e ndërnacionale.

​Në veçanti, Kisha ortodokse nuk duhet të trajtohet si objekt ortodoks serb, sepse nuk është e vërtetë se është serbe. Kjo është rrenë e kulluar nga ana e Serbisë, sepse Kisha ortodokse e Manastiret në Kosovë janë objekte shqiptare. Përvetësimin e objekteve fetare ortodokse, serbët i kanë bërë si të vetat duke e bishtnuar historisë dhe duke rrejtë e folë të pa vërtetën. Kjo me fakte mund të konstatohet në çdo moment. Atë që e thonte babai i serbëve Dobrica Qosiq (Dobrica Ćosić): “Rrena është interes i serbit”, “Rrena është në vetë qenien e serbit”, “Në këtë vend, çdo rrenë, në fund bëhet e vërrtetë”. Ja pra, Serbia në saje të rrenave (gënjeshtrave) e ka krijuar mitet dhe historinë e saj. Ja edhe tani rrejnë para botës se, Kosova është Serbi, edhe pse është e pranuar prej 117 vende të botës, edhe atë nga vendet më të fuqishme të botës dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Edhe për rreth kësaj, udhëheqësia e Serbisë, rrejnë veten dhe popullin e saj se, Kosova nuk është shtet!! No koment. Ata çirren në çdo paraqitje publike se, Kosova është Serbi, se shqiptarët nuk janë popull vendor, por të ardhur nga Shqipëria. Ja pra, kur krejt bota e dinë se kush janë ilirët, pellazgët, dardanët dhe pasardhësit e tyre, ata pa kurrfarë turpi rrejnë, edhe pse e din edhe ata vet se shqiptarët në këto troje dardane janë den baba den, bile edhe para Krishtit. Andaj, dokumentet historike tregojnë se Kisha ortodokse dhe Manastiret në Kosovë, janë objekte fetare shqiptaro-bizantine.

Pasi kisha ortodokse e ka hyrjen kah veriu, serbët nuk kanë pas problem që këto objekte tona t’i sllavizojnë, e t’i shndërrojnë në kishë sllavo-ortodokse serbe, duke i vuar freskat e tyre mbi ato shqiptaro-bizantine. Për gjenezën e këtyre objekteve fetare, pos (dokumenteve) historike, flasin edhe fotot e kohës, ku në oborrin e Kishës së Graçanicës, Manastirit të Deçanit dhe Patriarshisë së Pejës, shihen shqiptarët me veshje kombëtare, duke vallëzuar në ditët e festave dhe duke bërë rojë në këto objekte tona kulturoro-historike fetare. Andaj, Manastirin e Deçanit dhe objektet e tjera shqiptaro-bizantine, nuk ka nevojë t’i ruaj as KFOR-i e askush tjetër, sepse do t’i ruajmë vet ne, sikur që i kemi ruajtur edhe më parë, sepse janë trashëgimi e jona kulturore. Tjetërsimi i këtyre objekteve, përkatësisht sllavizimi i tyre u bë nga ana e serbëve, me rastin e okupimit dhe pushtimit të Kosovës në mesjetë. Kështu, këto objekte fetare nuk i kanë ndërtuar serbët, por i kanë sllavizuar dhe përvetësuar si të vetat. Tani, po të hiqen nga muri freskat ekzistuese, dalin freskat shqiptaro-bizantine, nëse nuk i kanë zhdukur si të tilla. Në vazhdim do të sjellë dy argumente, për të demantuar rrenën e serbëve se këto monumente kulturore e fetare qenkan të tyre, e jo shqiptare.

​Në vitet e para të pas luftës (çlirimit), në Kosovë vjen një përfaqësues i UNESCO-së, për t’i vizituar objektet e vjetra kulturoro-fetare. Për ta shoqëruar dhe si përkthyes në gjuhen frënge këtë mysafir të lartë, caktohet Prof. Dr. Nuri Bashota. Lidhur me këtë vizitë, Profesori i respektuar (tani i ndjerë), mua personalisht më ka treguar, të cilën po e parafrazoj, më sa vijon:
​Me mysafirin, shkuam në Kishën e Graçanicës, ku na priti njëri nga popet e kësaj kishe. Popi, filloi ta njoftojë mysafirin duke i thënë se, kjo kishë është ndërtuar dikur në shek. XIV-XV, dhe paraqet një objekt me rëndësi të veçantë për kulturën dhe ortodoksinë serbe. Për ne serbët kjo Kisha ortodokse e Graçanicës paraqet Jerusalem, kurse Kosova tokë e shenjët e Serbisë. Ja në këtë frymë, popi sikur donte ta binte mysafirin, për gjenezën e Kishës së Graçanicës si objekt i Serbisë dhe se Kosova është tokë e Serbisë dhe paraqet djepin dhe zemrën e saj, kurse shqiptarët janë ardhacak në këto troje. Kështu, popi për një gjysmë ore e rrejti mysafirin. Rrëfimin e popit, mysafiri e dëgjonte dhe e përcillte me vëmendje. Pasi popi e përfundojë prezantimin e tij, mysafiri hapi çantën dhe nga ajo nxori hartën, duke i thanë popit: Zotëri kjo është kish shqiptare. Popi, me të dëgjuar këto fjalë dhe duke e parë ketë dokument, uli “bishtin” dhe iku, duke mos u përshëndet as me mysafirin.
​Argumenti historik dhe dokumentar se, Kisha ortodokse në Kosovë, nuk është serbe dhe paraqet një rrenë të kulluar, konstatohet në shumë e shumë dokumente, e njeri nder ta është fejtoni: “Kishat ortodokse shqiptare dhe uzurpimi i tyre nga shteti serb. Sllavizimi i kishave shqiptaro-bizantine të Kosovës projekte të hershme të Serbisë”. Autor: Faton B. Mehmetaj, që po botohet në gazetën “Epoka e re”, që deri më tani janë dhanë tri vazhdime. Në këtë fejton z. Faton me argumente historike, konstaton se Kisha ortodokse në Kosovë, nuk është serbe, por shqiptaro-bizantine. Sllavizimi i tyre është bërë me rastin e okupimit të Kosovës nga ana e Serbisë. Kështu, z. Faton, në mënyrë analitiko-shkencore historike dhe dokumentuese, demanton rrenat serbe se, Kisha ortodokse në Kosovë është serbe.

​Ky fejton, duke përfshirë edhe dokumente e argumente të tjera, është mirë dhe e nevojshme që të përkthehet në gjuhën angleze dhe t’i shpërndahet të gjitha ambasadave në Kosovë, si dhe organeve dhe institucioneve të BE-së, veçmas përqafuesve të saj si ndërmjetësues të negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë. Pos këtij fejtoni, historianët dhe akademitë tona (në Shqipëri dhe në Kosovë), duhet të dalin me argumente e fakte historike se Kishat dhe Manastiret në Kosovë, nuk janë serbe, por janë shqiptaro-bizantine, pra janë shqiptare. Në ketë mënyrë do të dalin në shesh rrenat historike të Serbisë, dhe të argumentohet dhe të bindet edhe faktori ndërkombëtar, se këto objekte janë trashëgimi kulturore e fetare shqiptarëve.

​Andaj, duke pasur parasysh atë që u tha më sipër, del konstatimi se, pika e “Statusit të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë”, duhet automatikisht të hiqet si pikë diskutimi në vazhdën e negociatave Kosovë-Serbi, përkatësisht të mos përfshihet në Planin e implementimit të marrëveshjes franko-gjermane që do të mbahet më 18 mars 2023 në Ohër të Maqedonisë Veriore, duke argumentuar me fakte e dokumente se kjo kishë nuk është serbe, por shqiptaro-bizantine. Andaj, në Planin e implementimi të marrëveshjes franko-gjermane, përkatësisht në negociatat e mëtejme Kosovë-Serbi, nuk duhet as të përmendet e as të jetë temë diskutimi, statusi i Kishës ortodokse serbe

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic okb

Pse u “çakordua” Presidenti Aleksandër Vuçiq në OKB?!

azbi-nuredini

VLEN do të jetë gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në qeverinë e re!

duhan

Sekuestrohen 487 kilogramë duhan në Han të Elezit, drejtuesi i automjetit ik në Maqedoni

KALOSH-CELIKU

BETEJA POLITIKE E 8 MAJIT

Kurti

Trysnia për Asociacionin dhe kushtëzimi me Këshillin e Evropës!

besnik bislimi

Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

osmani-kurti-makron-macron

Kthesa e madhe e Francës, si ka ndryshuar qëndrimi ndaj Kosovës ndër vite

policia-kosoves

Kontrabanda/ Policia kap sasi të madhe të duhanit afër Vitisë

sulejman selimi

Lirohen nga akuza për krime lufte Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku

INFO

NA NDIQ