Tre ushtarë amerikanë humbin jetën pasi dy helikopterë përplasen mes vete

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Prill, 2023

Tre ushtarë amerikanë kanë vdekur pasi dy helikopterë u përplasën dhe u rrëzuan gjatë një misioni stërvitor në Alaskë. Zyrtarët thanë se dy ushtarë vdiqën në vendngjarje, ndërsa i treti vdiq rrugës për në spital. Një ushtar i katërt u plagos në incident.

“Kjo është një humbje e pabesueshme për familjet e këtyre ushtarëve, shokët e tyre ushtarë dhe për divizionin”, tha gjeneralmajor Brian Eifler, gjeneral komandues i Divizionit të 11-të Ajror të Ushtrisë Amerikane, të cilit i përkisnin trupat. Dy helikopterët sulmues AH-64 Apache u rrëzuan pranë qytetit të Healy.

“Incidenti është nën hetim dhe më shumë informacion rreth incidentit do të publikohet kur të bëhet i disponueshëm”, tha në një deklaratë Divizioni i 11-të Ajror, raporton DW.

Në fund të marsit, dy helikopterë të ushtrisë amerikane Black Hawk u rrëzuan gjithashtu gjatë një fluturimi stërvitor në Kentaki, duke lënë të vdekur të nëntë ushtarët në bord. Në shkurt, dy roje kombëtare të Tenesit vdiqën gjithashtu kur helikopteri i tyre u rrëzua gjatë një fluturimi stërvitor në Alabama.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zelenski-macron-makron

Macron thotë se lufta në Ukrainë është në një “moment të rëndësishëm”

xi-jinping

CNN/Mesazh shqetësues nga presidenti kinez: Përgatituni për skenarin më të keq

erdogan Selçuk Bayraktar

Pasardhësi i Erdoganit, dhëndri që projektoi dronet Bayraktar

gjermania-780x470

Gjermania mbyll 4 nga 5 konsullatat ruse në vend

rusia

Sërish sulm me dron – goditet një rafineri tjetër e naftës në Rusi

kim-jong-dhe-motra

Sateliti spiun i Kim Jong Un bie në det, alarm në Penian

tajfun-780x470

Mijëra të evakuuar në Filipine si pasojë e ciklonit Betty

nato

SHBA thotë se “ka ardhur koha” që Suedia të anëtarësohet në NATO

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Përplasje e armatosur në një plazh në Floridas, 9 të plagosur

INFO

NA NDIQ