U arrestua me 113 mijë euro në automjet, lirohet nga burgu efektivi i RENEA-s në Shqipëri

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Prill, 2023

Gjykata ka liruar efektivin e forcave speciale të Shqipërisë RENEA Altin Morina. Zbutja e masës nga arrest me burg në detyrim paraqitjeje u bë pak ditë më parë.

Morina u ndalua me 113 mijë euro teksa lëvizte me një automjet luksoz disa javë më parë.

Vendimi i gjykatës për zbutjen e masës së sigurisë ka ardhur pas marrjes në pyetje të biznesmenit që Morina pretendoi se i dha leket për një problem familjar.

Altin Morina, shefi i Stërvitjes të Repartit Special RENEA, u arrestua rreth një muaj më parë në Tiranë, pasi në automjetin me të cilin lëvizte iu gjet një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara.

Operacioni u zhvillua pas indicieve të dhëna nga inteligjenca informative se 43-vjeçari po qarkullonte me një shumë të madhe parash në automjetin e tij.

Gjatë kontrollit dhe kryerjes së automjetit rezultoi se në sediljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.

Nga numërimi rezultoi se në qesen e plasmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

defender shqiperi

Përmbyllet “Defender Europe 2023” në Shqipëri,

Fredi Beleri

Apeli la në burg Fredi Belerin, reagon MPJ greke: Kundër dispozitave të shtetit

berisha

Berisha: Rama ndihmës i Vuçiq, i ka futur thika pas shpine Kosovës

rama kovacevski

Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

sander lleshi

Ish-ministri i brendshëm shqiptar: Gjeni një numër telefoni të Albin Kurtit

rama

EMRAT/ Qeveria shqiptare nis zëvendësimin e ambasadorëve

bajram-begaj

Begaj dënon dhunën në veri të Kosovës: Asnjë pretekst nuk mund të pengojë marrëveshjen e Ohrit

termet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

INFO

NA NDIQ