Vankovska: Nuk mjaftohemi me një kolltuk dhe një pozicion, ne kemi një kauzë

Picture of INA
INA

19/04/2024

Kandidatja për presidente e partisë “E Majta”, Biljana Vankovska në tubimin para qytetarëve në Veles tha se ajo në garë presidenciale nuk ka hyrë për kolltuk apo privilegje tjera, por për kauzën kombëtare, shkruan Alsat.

“Uroj që në këtë rrugë të ecim duke luftuar, me ndershmëri dhe konsekuencë. Ajo që nuk na dallon nga ata që vrapojnë në distanca të shkurtra është që të vrapojmë një maratonë. Nuk mjaftohemi me një kolltuk dhe një pozicion. Ne kemi një kauzë”, tha Vankovska.

Ajo në tubim njoftoi se të dielën në televizionin shtetëror është caktuar debati i kandidatëve për president. Por, siç theksoi ajo, debatin e kanë pranuar pesë nga shtatë kandidatë për president. Dy nga ata që nuk kanë pranuar janë presidenti aktual Stevo Pendarovski dhe ministri aktual i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Vankovska tha se ajo është praktikisht e vetmja opozitë e këtij debati. Sipas saj, ajo dhe e majta nuk kërkojnë reformë, por ndryshim rrënjësor të gjithçkaje që ekziston në shtet./ Alsat.mk

TË FUNDIT
29 minuta
Replikë për Bujarin dhe dy shumicat
30 minuta
Miratohet Qeveria e re serbe, dy ministra në Listën e Zezë të SHBA-ve
37 minuta
Kovaçevski: Ai që nuk mund të formojë qeveri do të thotë i ka humbur zgjedhjet
40 minuta
OEMVP dhe koalicioni VLEN nënshkruan Platformën për zhvillim ekonomik
43 minuta
Palevski letër ministrit Lloga: Nuk më keni ekstraduar sepse u ka konvenuar të më mbani larg për shkak të zgjedhjeve

ME TE LEXUARA

10 orë
Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci
1 ditë
Mexhiti a do të jetë ministër i brendshëm në Qeverinë e ardhshme, nuk e mohon?! (VIDEO)
5 orë
U shpall qytetar nderi, Ahmeti: Kjo është edhe Tirana e Adem Jasharit e Zahir Pajaziti! Do të përpiqem të jem qytetar i disiplinuar
21 orë
Lloga: Së pari ndryshimet kushtetuese, më pas Qeveria
47 minuta
VLEN më 6 maj në sheshin e Tetovës, Fronti heq dorë
2 ditë
Izet Mexhiti për TV Sitel: VLEN do të ketë më së shumti vota shqiptare dhe deputetë shqiptarë më 8 maj

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Replikë për Bujarin dhe dy shumicat

qeveria-serbe-vucic

Miratohet Qeveria e re serbe, dy ministra në Listën e Zezë të SHBA-ve

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Ai që nuk mund të formojë qeveri do të thotë i ka humbur zgjedhjet

oemvp vlen

OEMVP dhe koalicioni VLEN nënshkruan Platformën për zhvillim ekonomik

Palevski palco

Palevski letër ministrit Lloga: Nuk më keni ekstraduar sepse u ka konvenuar të më mbani larg për shkak të zgjedhjeve

vlen

VLEN më 6 maj në sheshin e Tetovës, Fronti heq dorë

kontroll teknik veture servis

Kthehen çmimet e vjetra për sigurimin e automjeteve

xhezair shaqiri hoxha

Komandant po më duhet një e dhënë: Sa “branitella”…

ahmeti

Akuzuan VLEN-in që e përfshinë Kurtin – Kreu i BDI-së pak ditë para zgjedhjeve, dekorohet në Tiranë

INFO

NA NDIQ