OEMVP dhe koalicioni VLEN nënshkruan Platformën për zhvillim ekonomik

Picture of ina-online
ina-online

02/05/2024

Në vazhdën e takimeve me partitë politike, në hapësirat e OEMVP-së u realizua takim i dytë me radhë, ku kryetari i saj Mendi Qyra bashkë me udhëheqësinë e Odës i mirëpriti përfaqësuesit nga koalicioni Vlen, Bilall Kasami, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Bujare Abazi.

Gjatë takimit u diskutua për disa probleme kyçe me të cilat përballet ekonomia e vendit tonë, si dhe marrja e masave për përmirësimin e pengesave të cilat ndalojnë mirëqenien ekonomike të vendit.

“Kryetari Qyra potencoi rëndësinë e një fuqie punëtore stabile dhe të kualifikuar për nevojat e tregut të punës, për të cilën duhet marrë masa për parandalimin e migrimit të të rinjve. Me rritjen e pagës minimale neto në sektorin privat në 30,000 denarë, uljen e kontributeve në 32% nga paga neto, liberalizim të fuqisë punëtore në rajon, si dhe reforma në sistemin arsimor duke i veçuar profesionet dhe veprimtaritë deficitare, do të mundësojnë krijimin e kushteve optimale për punëtorët në vend dhe rritja e standardit jetësor të qytetarëve të RMV”, thuhet në kumtesën e OEMVP-së.

Koalicioni VLEN theksoi që shumica e pikave të Platformës së OEMVP-së janë të kyçura edhe në platformën e koalicionit, dhe se do të zbatohen denjësisht në qoftë se do jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Ajo çfarë është me rëndësi për sektorin e biznesit është se koalicioni në fjalë ka integruar dhe ka pranuar kërkesën e kamotshme të OEMVP për ulje të kontributeve me çka do të ndihmohen qytetarët por edhe bizneset në veçanti.

Gjithashtu, nga përfaqësuesit e koalicionit u prezantuan edhe pika shtesë nga Platforma e tyre, duke përfshirë sektorin energjetik, decentralizim fiskal të komunave, rritja e rrogës minimale, si dhe zonat e lira ekonomike, ndërsa anëtarët e OEMVP theks të veçantë vendosën edhe mbi Ligjin për legalizim, sjelljen e planeve urbanistike dhe funksionimin e institucioneve.

Mes tjerash, drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Durim Zeqiri foli edhe mbi funksionimin e platformës për Dialog Publiko-Privat, duke potencuar që kjo platformë nuk duhet të ndërpritet pasiqë është mundësi adekuate në të cilën Odat ekonomike mund të parashtrojnë kërkesat e tyre direkte drejtuar Qeverisë, si dhe të shfaqin ekspertizën e tyre sa i përket udhëheqjes së mirëfilltë për rritje dhe zhvillim ekonomik të vendit. Poashtu, ai përmendi edhe rastin e vërshimeve në Hasanbeg, ku nga ky fenomen natyror janë dëmtuar shumë biznese, ndërkaq premtimi i Qeverisë që të ju ndihmojë bizneseve të dëmtuara nuk është realizuar ende.

Koalicioni VLEN nënshkroi Platformën për zhvillim ekonomik të RMV dhe të njëjtit u shprehën se nëse bëhen pjesë e Qeverisë së ardhshme, do të integrojnë kërkesat e OEMVP-së në programin qeveritar dhe gjithashtu në mënyrë adekuate do të angazhohen për zbatimin e tyre gjatë periudhës 2024-2027.

TË FUNDIT
1 min
Afrim Gashi dhe Halil Snopçe, kandidatët e VLEN-it për kryetar të Kuvendit?
34 minuta
Gjykata administrative sot do të debatoj rreth padive të frontit evropian
44 minuta
Mot me diell dhe i ngrohtë ,me temperaturë deri 25 gradë
10 orë
Toshkovski: Opinioni do të sheh raste interesante në të ardhmen!
12 orë
18 punonjësve të Klinikës së Toksikologjisë iu vazhduan kontrata e punës

ME TE LEXUARA

14 orë
A do të vazhdojë Bektel Enka ta ndërtojë korridorin 10? Flet Mickoski
1 ditë
Mexhiti: Ndryshimet kushtetuese mbeten prioritet, por do të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për të marrë garanci të reja
20 orë
VLEN ngre padi në Gjykatën Administrative për një vendvotim në Gostivar
12 orë
VLEN-i e tërheqi padinë nga Gjykata Administrative
1 ditë
Sot nisin negociatat e grupeve të punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it
20 orë
Doganierët e Maqedonisë së Veriut sekuestruan ar në vlerë të mbi 325 mijë eurove

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240517-092722~2

Afrim Gashi dhe Halil Snopçe, kandidatët e VLEN-it për kryetar të Kuvendit?

gjykata-administrative-e-pranoi-ankesen-e-ivanovit-kunder-komisionit-per-antikorrupsion-per-avancimet-ne-armate_5d87956de2ce5

Gjykata administrative sot do të debatoj rreth padive të frontit evropian

moti sot

Mot me diell dhe i ngrohtë ,me temperaturë deri 25 gradë

Pance Toshovski

Toshkovski: Opinioni do të sheh raste interesante në të ardhmen!

spital-infermiere-mjeke shendetesi

18 punonjësve të Klinikës së Toksikologjisë iu vazhduan kontrata e punës

gjykata-administrative-e-pranoi-ankesen-e-ivanovit-kunder-komisionit-per-antikorrupsion-per-avancimet-ne-armate_5d87956de2ce5

VLEN-i e tërheqi padinë nga Gjykata Administrative

KORRIDORI-10 (1)

A do të vazhdojë Bektel Enka ta ndërtojë korridorin 10? Flet Mickoski

IMG_2162

VLEN jep detaje nga takimi, tregojnë se çka u diskutua në selinë e VMRO-së

hristijan mickoski

Mickoski: Kemi arritur t’i sigurojmë 61 deputetë

INFO

NA NDIQ