Vizioni i BDI’së dhe turpi i Bujarit: S’është koha për 20%! Kur është?

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/04/2023

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Kjo është ligjika ose më mirë thënë, strategjia fataliste e politikës shqiptare kundrejt maqedonasve tash 30 vite me radhë.

Kështu siç thotë sot Bujari pa kurrfarë turpi…, “se 20 përqindshi mund ta shqyrtojmë më vonë”, sepse, tani nuk qenkan rrethanat e përshtatshme, dikur thoshin edhe të tjerët para 2001’shit.

Ju a e dini se asnjë kërkesë e shqiptarëve që ishin të rradhitura (artikuluara) në platforma të fillimviteve të nëntëdhjeta (’90) deri sot, nuk është zgjidhur.

Pikërisht me këtë logjikë, kur krijoheshin kushtet, sikurse tani, për ta kushtëzuar faktorin politik maqedonas, lidershipi jonë njësoj si Bujari sot, mungesën e kapacitetit politik dhe impotencën për t’i zgjidhur çështjet me karakter kombëtarë, i arsyetonte në stilin: “s’janë krijuar kushtet”(!!!) ose edhe qesharaka “faktori ndërkombëtarë s’po lejon”!!?

Por dallimi mes atyre dhe Bujarit wshtw nw kohw: Ata e bwni atwherw, kur rrethanat ishin shumw mw pak tw disfavorshme, kurse Bujari e bwnw sot kur rrethanat janw tw favorshme. Tashti shtrohet pyetja pse Bujari e bwnw sot, kur mundet tw korrë suksese si njeriu i parw i kancelarisw diplomatike?

Me logjikën e Bujarit, ky ofendim dhe turp kushtetues për shqiptarët, i kategorizuar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si “20 përqind”, duheshka të shqyrtohet apo zgjidhet kur të “krijohen kushtet” ose kur të “thoje faktori ndërkombëtarë”!??

“E, kur na qenka kjo kohë, apo rrethanë”? – po e pyes publikisht Bujar Osmanin?

Edhe sa vite nevojiten, apo mos vallë Bujarit pret që komplet rinia shqiptare të ikën në Gjermani, dhe ai pastaj me komoditet breshke, t’i qaset zgjidhjes se kërkesave vitale jetike të shqiptarëve?!

Këto janë gjëra që shqiptarët i irritojnë dhe revoltojnë deri në kockë, pavarësisht se jo të gjithë e kanë mundësin një gjë të tillë ta thonë publikisht.

Bujar, nëse ti nuk e di (megjithëse e di, që e din), të tregoj unë:

-Sërbët me 3% në Kosovë, në Kushtetutën e Kosovës figurojnë si “populli serb” dhe jo popull “20 përqind” sic jemi unë dhe ty ne Kushtetutë.

-Sërbët janë element shtetformues dhe jo ne si popull “20%”

-Gjuha serbe është zyrtare në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në një rrafsh me gjuhën shqipe

-Serbët dolën në zgjedhje apo jo, i kanë të garantuar 10 vende deputetësh

-Ata sot po kërkojnë autonomi substanciale dhe me ingerenca ekzekutive

-Në mënyrë proporcionale e kanë të rregulluar edhe buxhetin për shumë çështje etj.

Bujar, cilën nga këto kërkesa e gëzojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut? Ta them unë: Asnjërën!

Ma thuaj vetëm 1 që e keni zgjidhë, që të demantojmë me një vagon argumentesh, menjëherë!
Prandaj, nuk është mirë që me politikën tuaj shterpe t’i irritoni shqiptarët, në veçanti rininë e dinjitetshme dhe me integritet.

Pikërisht politika shterpe, e cila është bërë “shenjë identitare” e partisë tuaj dhe sidomos fjalori i mbështjellë me plotë cinizëm dhe ironi, po bëjnë që sot rinia të blejë bileta njëdrejtimshe për në Gjermani.

E pikërisht këtë, jeni duke e bërë në mënyrë maestrale! Këtu jeni të parivalizuheshëm… Prandaj kur bëjë analizë nga njëherë, pyes veten: Po cili është misioni juaj vallë? Edhe përgjigjën e di…

TË FUNDIT
2 ditë
Arben Taravari dhe UÇK-ja
3 ditë
Nacionalizmi politik, Himara mbi 85% shqiptare e Tavo vs. Gjikuria
4 ditë
Vallë, aq e vështirë të sigurohet idetinteti etnik, kulturor e gjuhësor, për dy popujt shumicë në Maqedoninë e Veriut
6 ditë
Rufi Osmani dhe humbja e një shansi historik!
1 javë
Demokratët të ndarë mbi moshën e presidentit

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

Arben Fetai

Arben Taravari dhe UÇK-ja

himara

Nacionalizmi politik, Himara mbi 85% shqiptare e Tavo vs. Gjikuria

etem xheladini

Vallë, aq e vështirë të sigurohet idetinteti etnik, kulturor e gjuhësor, për dy popujt shumicë në Maqedoninë e Veriut

rufi osmani

Rufi Osmani dhe humbja e një shansi historik!

vullnet poshka biden

Demokratët të ndarë mbi moshën e presidentit

regjistrimi popullsise shqiperia popullsi

Regjistrimi 2023 nxjerr zbuluar një megaskandal të manipulimit antishqiptar të regjistrimit 2011

enver hasani

Për Kadarenë, pak më ndryshe !

Vullnet Poshka

Përballja e parë Biden-Trump, Amerikanët nën ethet e zgjedhjeve

ejup berisha

Kryeministri i parë shqiptar nuk e meritoi as epitetin e një eprori të ndonjë organi protokolar administrativ qeveritar e lëre më historik

INFO

NA NDIQ