Pse Edi Rama nuk flet me kryeministren Meloni për votën italiane pro pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës?!

Picture of ina-online
ina-online

04/05/2024

shkruan: Prof.dr.Enver Bytyçi

Njohësit e situatës sa i përket votimit për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës besojnë se tri vende që e kanë njohur atë mund të votojnë kundër ose të abstenojnë. Këto vende janë Hungaria, Franca dhe Italia. Se Hungaria dhe Franca, pra se Viktor Orban dhe Emmanuel Macron, janë në anën e Serbisë, ky fakt është i njohur. Por kjo nuk do të thotë që këto dy vende të vihen kundër Kosovës. Një shtet që e ka njohur shtetësinë e Kosovës dhe voton kundër pranimit të saj në Këshillin e Europës apo edhe në OKB, atëherë do të thotë se njohja ka qenë e pavullnetshme, ndoshta e imponuar nga rrethanat ndërkombëtare të kohës, ndoshta për interesa të ngushta, ndoshta edhe për ta shfrytëzuar njohjen për t’i vënë këtij shteti barriera, si në rastin konkret.

Italia e ka mbështetur gjithmonë Kosovën mbas çlirimit të saj nga sundimi serb. Ndërsa gjatë luftës në Kosovë ministri i saj i Jashtëm, Lamberto Dini, pati mbajtur anën e Serbisë. Gjithnjë në prapaskenë, sepse kryeministri D’Alema ishte shumë pozitiv dhe i hapur. Por kryeministrja Meloni i ka ndryshuar ekuilibrat. Ajo dëshmoi me votat kundër ose abstenim në Asamblenë e Këshillit të Europës, se ka ndryshuar boshtin politik të saj ndaj shtetit më të ri në Europë. Ajo ka devijuar edhe nga politikat e paraardhësit të saj, Musolinit, kur megjithëse e pushtoi Shqipërinë, Kosovën e bashkoi në një shtet me Shqipërinë e pushtuar.

Ky ndryshim i politikës italiane ndaj Kosovës po ndodh kur Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë në kulmin e dashurisë së tyre politike. Madje kur ata nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin. Lind pyetja: – Në kushtet kur marrëdhënia Meloni-Rama është kaq e ngushtë, kur kryeministri shqiptar i fal territore dhe ekstraterritore vendit fqinj përtej Adriatikut, kur të dy këta sulmojnë në një akord të përbashkët mediet italiane, të cilat qortojnë marrëveshjene e refugjatëve, nuk paska asnjë mundësi që kreu i ekzekutivit shqiptar t’i kërkojë e madje ta kushtëzojë Melonin me votën pro në Këshillin e Europës?!

Çdo kush beson fort se një mundësi e tillë ekziston. Atëherë pse Edi Rama nuk e shfrytëzon miqësinë e tij të pakushtëzuar me Melonin, që ajo të votojë pro-pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës?! Apo ndoshta dhe kryeministri shqiptar është i pikëpamjes se ky pranim duhet të përdoret si mjet presioni për ta krijuar Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbë në Kosovë?! Mos Rama dëshiron dhe kërkon “nënshtrimin” e Albin Kurtit në këmbët e tij?! Mos ai do që t’i thotë kryeministrit të Kosovës se “Ti pa mua nuk bën dot asnjë hap në konsolidimin e shtetësisë?! Në fakt kjo dëshmohet nga shumë fakte. Kryesore është fakti që qeveria dhe diplomacia shqiptare nuk lëvizin as gishtin e vogël të dorës për të shtuar ndonjë njohje ndërkombëtare të shtetit të Kosovës. Nuk kanë foluar asnjëherë në 12 vite me asnjë vend anëtar ose jo të BE-së ose NATO-s, vend i cili nuk e ka njohur Kosovën! E nga ana tjetër mburren se janë prezentë në axhendën ndërkombëtare dhe kanë rol në Aleancën Atkantike!

Sikur Edi Rama të ishte përkushtuar sa dhjetë përqind e përkushtimit të tij për ta ndihëmuar Melonin, në dhjetë vjet do të ishin shtuar së paku 20 shtete njohëse të shtetësisë së Kosovës! Shkurt Rama e do Kosovën të copëtuar, pa shtetësi dhe pa mëvehtësi shtetërore!

TË FUNDIT
3 orë
Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja
13 orë
Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës
14 orë
Ramabaja: Edi Rama - ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit
14 orë
Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit
14 orë
Dyfytyrësia e sjelljeve të Kryeministrit Rama: Nga ngrohtësia me Vuçiç te ftohtësia me Kurtin dhe pasojat për Kosovën

ME TE LEXUARA

15 orë
Piskamat për pushtet, para dhe pisllëk!
14 orë
Dyfytyrësia e sjelljeve të Kryeministrit Rama: Nga ngrohtësia me Vuçiç te ftohtësia me Kurtin dhe pasojat për Kosovën
14 orë
Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit
14 orë
Ramabaja: Edi Rama - ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit
13 orë
Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

LEXO MË SHUMË

ali

Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

andi-bushati

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

IMG_2183

Ramabaja: Edi Rama – ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit

kim-mehmeti

Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit

IMG_2183

Dyfytyrësia e sjelljeve të Kryeministrit Rama: Nga ngrohtësia me Vuçiç te ftohtësia me Kurtin dhe pasojat për Kosovën

adnan azizi

Piskamat për pushtet, para dhe pisllëk!

nexhat

Diplomacia e globalizimit

adnan azizi

Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet…

Spartak Ngjela

Edi Rama sot në Athinë foli si kryeministri i një vendi të madh

INFO

NA NDIQ