Rithemelimi i Partisë Demokratike Shqiptare ?!

Picture of ina-online
ina-online

05/05/2024

shkruan: Xhevdet Nasufi

Referuar logjikes, politika shqiptare në Maqedoninë e Veriut(MV) gjatë dhe para zgjedhjeve 2024 sillet mes sindromit të ndryshimit dhe mosndryshimit, por tani edhe me sviden e paqartsisë politikë në të dy etnitë më të mëdha në vend. Kjo svidë rritet sidomos me diskursin dhe doktrinen e ringjallur raciste sllave. Mu për këtë, politika shqiptare këtë mjegullnajë sot si asnjëher më parë nuk duhet ta përdor si alibi për vete dhe interesa e saj separatiste partiake. Kjo mjegullnaj politiken shqiptare e bënë më përgjegjëse, veçmas Frontin Proevropian( emërtimi nuk mund të jetë amnesti), por pa përjashtuar edhe opoziten Vlen. Hollokausti parazgjedhore shqiptar dhe insistimi i pashembull me çdo kusht të fitohen zgjedhjet nga BDI dhe Vlen po i kalon përmasat e gares poltike zgjedhore në demokracit funksionale, siç është ta zëmë Kosova. Kjo edhe për arsye të thjesht, partitë politike shqiptare kanë mjaft autorsi në krijimin e kësaj mjegullnaje, sidomos BDI që në qeverisje të pandërprerë që nga viti 2001 nuk arriti ta përligji funksionimin e shtetit të së drejtës, barazinë e ekuilibruar mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Provë për siç thamë, është diskursi antishqiptar dhe ringjallja e doktrinave raciste edhe në MV të afishuara këto ditë në qëndrimin unikal të Mickovskit, Dimitrievskit, Apasievit, Siljanovskës e që nuk është vetëm kuvendim parazgjedhor.Për tu përball me këtë politikë raciste pak dhe aspak nuk punoj BDI, apo të tjerët shqiptar që i janë bashkangjitë në qeverisje. Është apsurde dhe e pakuptimt që bile BDI nuk e vazhdoj më tej performansen kombëtare të sukseshme të Partisë Demokratike Shqiptare me Arben Xhaferin gjatë qeverisjes 1998-2002 në të cilën u krijua një drejtpeshim solid në bashkqeverisjen shqiptare-maqedonase. Për dallim, qeveria e BDI, sikur edhe bashkngjitësit e saj me apo pa vetëdije e stimuluan konceptin antishqiptar, që sot gjithnjë e më shumë po e ngritë koken. Në sensin moral kombëtar, po kjo politikë shqiptare në MV e shpopullojë shtetin nga shqiptarët( katastrofë etnike) , e harakiroj sistemin arsimor dhe të punës. Kjo mjaftueshëm, si kundërsens progresi po frenon dhe dëmton zhvillimin, ndieshëm e rritë pasigurinë për të ardhmen, dhe natyrshëm e stimulon shpopullimin e Maqedonisë së Veriut.

Holokausti aktual politik parazgjedhor në fakt është anakronizëm politik. Nevoja për ndryshim politik te shqiptarët është qytetari dhe kulturë. Ky ndryshim te shqiptarët sot mjerisht, duhet të kaloj nëpër shumë parti dhe lider politik, që duam ne apo nuk duam të pranojm, përbënë miksim inkoherent me vetë ndryshimin. Përtej kësaj, blloku politik maqedonas ( VMRO, ZNAM, LEVICËS) që pritet ti fitoj zgjedhjet, ngërthen brenda vetes mjaft antishqiptari dhe antievrop. Kapaciteti aktual politik shqiptar nuk është në përputhshmëri me performansën rezistuese të nevojshme këtij blloku. Andaj edhe në këtë fushatë zgjedhore ndëgjojm me të madhe edhe skandlimet UÇK, UÇK… në mungesë të zgjidhjeve sistemore në shtet dhe ideve politike.

Sidoqoft, ndryshimi i qeverisjes te shqiptarët në MV është nevojë. Gjersa VMRO dhe LSDM zëvendësojnë njëra tjetren në qeverisje mu sikur demokratët dhe republikanët në SHBA, shqiptarët e MV janë barikaduar rreth një partie politike, në sens jo edhe aq nacionale, jo aq kreative, jokërkuese, ama e shkatht brenda vehtes për vetvehten. Kjo edhe do të përtypej në rrethana jo krize, në rrethana joshpopulluese, në rrethana kur të vepronte shteti i së drejtës dha barazia etnike.
Miq të dashur, qeverisja e BDI-së nuk është pritur të jetë proglobale e më pakë nacionale, pacifiste e më pakë nacionaliste, koalicionuse në kontekstin etnik dhe partiak, por as kaq e gjatë. Mu kjo imponon ndryshimin, qoft nga brenda ( gati është pamundësi), qoft nga jasht.
Është e qartë, arena parazgjedhore(2024) te shqiptaret në Maqedoninë e Veriut i ngjan dyluftimit mes të barabartëve dhe të pabarabartëve. I ngjan nxitimit maraton, në të cilin garuesit shqiptar e kanë përjashtuar eposin etnik.Profilimi i dy fronteve zgjedhore është veprim pozitiv, por jo parimor në formim e tyre. Profilimi i till, duam ne apo nuk duam, do ta vështirsoj qeverisjen e ardhshme

Çka hijenoj zgjedhjet 2024: Së pari, “vllezërit” e mëdhenj, Shqipëria dhe Kosova zyrtare u rradhiten në këtë fushatë sipas preferencave partiake dhe porositen shqiptaret : Tirana zyrtare që të votohet Fronti Evropian, Prishtina zyrtare që të votohet opozita Vlen; Së dyti, koalcionet parazgjedhore janë koncipuar që të prodhohen deputet me reflektim të gjërë etnik dhe partiak. Pra, u shpërfill benefiti shqiptar zgjedhor në favor të minoriteteve, por u bë edhe miksimi partiak te opozita që reflekton mjaft garë liderësh; Së treti, ndodhi një thyrje joparimore partiake në Aleancën për Shqiptarët si derivat i PDSH(Partisë Demokratike Shqiptare) mu në vigjilje të zgjedhjeve. Kjo edhe njëher shantazhoj simbolin më të fuqishëm të politikës kombëtar të shqiptarët në MV, Partinë Demokratike Shqiptare të Arben Xhaferit. Ndoshta kjo edhe mund të jetë inspirim për shpresë dhe kureshtje: Në koalicionin me Frontin Evropian(BDI) janë bashkuar tre degëzime të PDSH të cilët ndoshta, do të ringjallin PDSH e qeverisjes në vitet 1998-2002 me në krye Arben Xhaferin.

TË FUNDIT
11 orë
Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja
21 orë
Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës
21 orë
Ramabaja: Edi Rama - ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit
22 orë
Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit
22 orë
Dyfytyrësia e sjelljeve të Kryeministrit Rama: Nga ngrohtësia me Vuçiç te ftohtësia me Kurtin dhe pasojat për Kosovën

ME TE LEXUARA

11 orë
Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja
23 orë
Piskamat për pushtet, para dhe pisllëk!
22 orë
Dyfytyrësia e sjelljeve të Kryeministrit Rama: Nga ngrohtësia me Vuçiç te ftohtësia me Kurtin dhe pasojat për Kosovën
22 orë
Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit
21 orë
Ramabaja: Edi Rama - ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit

LEXO MË SHUMË

ali

Koha që shqiptarët në MV të përfaqësohen ndryshe nga sa ka bërë për 20 vjet BDI-ja

andi-bushati

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

IMG_2183

Ramabaja: Edi Rama – ky inkarnim i Esat Pashë Toptanit

kim-mehmeti

Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit

IMG_2183

Dyfytyrësia e sjelljeve të Kryeministrit Rama: Nga ngrohtësia me Vuçiç te ftohtësia me Kurtin dhe pasojat për Kosovën

adnan azizi

Piskamat për pushtet, para dhe pisllëk!

nexhat

Diplomacia e globalizimit

adnan azizi

Azizi: Ata kishin vjedhur në shtëpinë e vet…

Spartak Ngjela

Edi Rama sot në Athinë foli si kryeministri i një vendi të madh

INFO

NA NDIQ