Programi ekonomik i VLEN: Krijimi i Bankës Shqiptare dhe forcimi i Zonave Ekonomike Shqiptare (FOTO)

Picture of INA
INA

08/04/2024

Koalicioni opozitar VLEN  dhe kandidati për president, Arben Taravari sot takuan krerët e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Në këtë takim liderët e VLEN prezantuan tri reforma kryesora që synojnë siç thuhet  t’i sjellin si risi, në dobi të qytetarëve dhe të bizneseve:

–    NDËRMARRJET SHTETËRORE NË DORË TË QYTETARËVE – synojmë që qytetarët të marrin 49% të aksioneve të ndërmarrjeve publike.

–    KRIJIMI I BANKËS SHQIPTARE – synojmë që brenda mandatit të krijojmë kushtet për themelimin e bankave me kapital dominues shqiptar, me fokus kryesor financimin e bizneseve shqiptare në vend.

–    FORCIMI I ZONAVE TË LIRA EKONOMIKE SHQIPTARE – synojmë që zonat e lira ekonomike në komunat shqiptare të kenë zhvillim të njëjtë sikurse ato në komunat maqedonase”, thuhet në njoftimin e koalicionit opozitar VLEN.

Më tej nënvizohet se Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore u nda e kënaqur me propozimet e tyre, ndërsa ata sigurojmë se te Qeveria e VLEN-it do të gjejnë partner të besueshëm e të përkushtuar.

Lidhur me këtë takim është prononcuar edhe kandidati për president, Arben Taravari.

“Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore mbron bizneset në vend dhe kujdeset për promovimin e bizneseve tona në vend dhe botë, ndërsa kërkesat e saja ndaj kandidatit për president, Arben Taravarit dhe koalicionit VLEN ishin rritja e pagës minimale në 30 mijë denarë, kurse qeveria t’i zvogëlojë kontributet për 32%, të zgjidhet problemi me emigrimin, ekonomia e zezë, korrupsioni si dhe sundimi i së drejtës.

“Biseduam për zhvillimin ekonomik, për vizionin e Odës për fuqinë punëtore që mungon në Maqedoni. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka edhe manifest ekonomik që na u dha para disa javësh dhe ne kemi përfshirë disa pika në programin tonë. Në programin tim, theks të veçantë kanë inovacioni dhe energjetike si dhe arritja e një marrëveshje konsensuale mes partive politike që do ta kishte nisur presidenti i shtetit me mbështetjen e të gjithëve për zhvillimin ekonomik të shtetit”, tha Taravari.”, deklaroi Tavari. (INA)

TË FUNDIT
46 minuta
Thaçi: Jam në koordinim dhe kontakte me VMRO-në, me mbështetjen e Ali Ahmetit (VIDEO)
2 orë
Lufta e ashpër në terrn mes VLEN dhe Frontit Evropain
2 orë
Mendu Thaçi: Arben Taravari është turk, në shqiptar të natyralizuar (VIDEO)
3 orë
Shaqiri: “Më mirë mos qofsha” se sa të harroj çdo vuajtje dhe padrejtësi ndaj nënave shqiptare! (Foto)
3 orë
Enes Ibrahim: Kandidatët turq për deputetë nga “Fronti Europian” nuk ndajnë vlera të përbashkëta, do të largohen nga ky koalicion pas zgjedhjeve!

ME TE LEXUARA

1 ditë
Rikthehet retorika e njohur, Mickoski mesazhe BDI-së dhe Ali Ahmetit
18 orë
Pendarovski nga Haraçina: Do të jem president i të gjithë qytetarëve pa dallim
23 orë
Policia e Tetovës: Fronti Europian ka dërguar më herët kërkesë për tubim në sheshin “Iliria” në Tetovë
2 orë
Mendu Thaçi: Arben Taravari është turk, në shqiptar të natyralizuar (VIDEO)
1 ditë
Ahmeti ka kërkuar që të mos përsëritet gabimi i vitit 2006

LEXO MË SHUMË

Menduh Thaci

Thaçi: Jam në koordinim dhe kontakte me VMRO-në, me mbështetjen e Ali Ahmetit (VIDEO)

fronti evropian vlen

Lufta e ashpër në terrn mes VLEN dhe Frontit Evropain

Mendu Thaci Arben Taravari

Mendu Thaçi: Arben Taravari është turk, në shqiptar të natyralizuar (VIDEO)

rijadi

Shaqiri: “Më mirë mos qofsha” se sa të harroj çdo vuajtje dhe padrejtësi ndaj nënave shqiptare! (Foto)

enes

Enes Ibrahim: Kandidatët turq për deputetë nga “Fronti Europian” nuk ndajnë vlera të përbashkëta, do të largohen nga ky koalicion pas zgjedhjeve!

ramadani

Studiuesi shqiptar nga Shkupi, ndër më të cituarit në botë (Video)

kurti e vjosa

Kurti e Osmani, “lumturi gjeoekonomike” për grantin amerikan 200 milionë dollarësh

mahiri

Mahiri (7) është nxënës i vetëm në shkollë: Shkolla është e gjitha e imja

izet mexhiti

Mexhiti: BDI e ka humbur epitetin e partisë shqiptare, ajo tanimë është parti qytetare

INFO

NA NDIQ